part 14 🌠

315 42 119
                                    

Besoj se e keni parasysh kur e keni shkru krejt pjesen edhe watti vendos me ba lojna . Tfshin historin per ca sek e kur e sjell  pjeset e papublikume ti ban gjysss . E kur ankohesh tthon epo duhet ti ruash diku tj punet e tua ....like wtf. Shkrimi eshte dicka qe vjen nga shpirti dicka momentale si dreqin supozohet ti kthehem asaj ndjenje edhe iher 😑 njss kjo pjesa ta shpif se asht shkru per sdyti per se treti dhe ka humb emocionet . Ta gzojm 😣

Mendoi gjate teksa priste te burgosurit te hynin brenda ate te enjte dhe vazhdonte ti binte faqes me gishtin tregues duke u munduar te gjente nje zgjidhje si ti ndihmonte ata persona qe spranonin asgje nga askush. Kerkonin tia dilnin vete ama mendimet e tyre te ndrydhura ,padituria e pamundesia i kishte perplasur qelive te burgut.

Ajo e Nirvanes nuk ishte meshire por pune. Nje pune qe e donte dhe kur nuk ia dilte nuk fajsonte dot diten e veshtire por paaftesine e saj . Fakti qe personat qe kishte perballe ishin kriminele nuk perbente ndonje ndryshim ne trajtimin e tyre si te pamundur. Jo per te, jo per Nirvanen qe sishte mesuar te hiqte dore.

"Ejani!" Po u tregonte me dore vendin te burgosurve tek karriget qe ishin vendosur ne forme rrethi . Buzeqeshja e shoqeronte levizjen e dores por frika i dallohej ne sy qe mundohej ta fshihte teksa shihte pertej ne dritaren e plurosur.

Gumezhimat e te burgosurve nuk u ndaluan as kur Nirvana me qetesi u tha te pushonin ama spo ndalonin as perpjekjet e saj per te terhequr vemendjen qe aq shume i nevojitej per te vazhduar me tej.

"Aleksander Loka dhe Gjergj Gjoni. Po e nis me ju."

Kishte zgjedhur me te dobetit fizikisht jo per shkak te faktit qe ishin viktimizuar aty brenda por per vete shpirtin e tyre luftarak e te bindur. Shpirtin e tyre te shtypur nga zeri i skamjes qe shume gerthet ne jetet e tyre te plasaritura nga uria.

Dy persona te heshtur qe bindeshin nga sjelljet e fiksuara qe ne femijeri , sjellje qe lehte perceptohen si mungese karakteri ne nje vend ku triumfon e liga.

"Qe te dy brenda per vjedhje  ,njeri e ben sepse ka nevoje per para , para te shpejte e pa ndonje mund te madh e djerse te derdhur. E tjetri e ben po per para por me nje arsye me humane fshehur ne ato copeza historie te treguar. E ben per te motren e semure."

Shikimi i saj biente mbi trupin e personit me shikimin te perhumbur nga dritarja teksa veshtronte njerezit e pakte qe nxitonin per te kryer rutinen e tyre te shemtuar. Kishte frike te merrte fryme e sdonte tu lejonte  te burgosurve te tjere ta nderprisnin keshtu vazhdoi sagen e saj te llafollogjise qe sot do thyente e kriste barriera te tera.

"Me lejoni ju lutem, tju them per ate personin e perhumbur ne dritare qe duket me kapo se kapoja qe i moret shpirtin javen e kaluar e e bete te dukej aksident. Me lejoni tju them arsyet pse ai vrau."

Trupi i Stivit u tendos e duart e tij po ferkoheshin mbi gjunje nga nervozizmi ama e vetmja gje qe u degjua nga ai ishte nje "Mjaft!" urdheruese qe skermitej midis dhembeve te tij.  Mirpo zeri i tij kercenues se beri nirvanen e guximshme te ndaloje e as te frikesohej.

"Ju mendoni se dini gjithcka apo jo? Epo sdini asgje. Se dini qe ai person ka kaluar gjithe jeten ne kerkim te te atit e kur e gjeti beri cmundi per te fituar dashurine e tij pa kushte. Arsyeja pse ai vrau eshte mungesa e dashurise aterore.  Pikerisht kjo e shtyu te  vriste me urdher te te atit duke menduar qe kur puna e porositur te ishte kryer do merrte nje perqafim a nje dore mbi shpatull. Vrau dhe te atin sepse e dinte qe ajo cka kishte bere ishte e tepert nuk ishte ai vrasesi qe i ati po i ngjizte brenda shpirtit. Vrau te atin sepse deshira e madhe per te qene ne gjirin e familjes beri qe te perdhunonte femren qe dikur i kishte falur gjithcka..."

"Nirvana boll!" Zgjati a-ne fundore teksa trupi i tendosur ngrihej nga karrigia blu anash parvazit dhe i afrohej rrethit te karrigeve te tjera. Mori guximin ta nderpriste duke bere Nirvanen te merrte fryme thelle pas nje fare kohe.

"Pse duhet te ndaloj?" Pyet me zerin e qete ajo. "Pse duhet te ndaloj kur puna ime ketu eshte tju degjoj ju e te flas pikerisht per ju? "

"Sepse ti sje aspak ketu per te na ndihmuar ne apo  e kam pak gabim." Hapat e tij per tiu afruar karriges se Nirvanes po trondisnin te verteten e vertete e po shkundnin ne shesh arsyet e verteta pse ajo ndodhej aty.

"Ndodhem ketu per te te bere ty te arsyetosh. Te pendohesh per ato budallalliqe qe ke bere ne te shkuaren e te kuptosh qe gjithcka mund te kishte qene ndryshe ...me mire per te gjithe  ." Zeri i Nirvanes u ngrit paksa. Nuk i pelqente kur te tjeret e kercenonin.

"Ehe jam i sigurt qe  ashtu eshte . Jam i sigurt qe ti sndodhesh brenda kesaj dhome te mbushur me kriminele per te denuar veten."

Dreqin mendoi Nirvana me vete. Guximi i tij dhe fjalet se bashku me qendrimin e krekosur bene qe ajo te arrinte ne konkluzionin se blloku i saj me kapak te zi qe javen e kaluar thjesht ishte zhdukur ndodhej ne duart e Stivit qe po e kercenonte te tregonte nje te vertete e te humbiste ate pak gje qe kishte arritur .

"Po me kercenon me shenimet e mia Stiv? Do doja ta beje me aftesite e tua apo ske ndonje aftesi me shume vecse te terheqesh kembezen e armes?" Buzeqeshi me pas si per te shtuar qe po bente shaka ama pyetjet e saj u moren si sfide nga ana e Stivit qe perplasi fort doren mbi drurin e tavolines.

"Oh me beso Nirvana mund te te bej shume me teper." Nenqeshja e tij nenkuptoi me shume sesa lendimin fizik por edhe celje te krenarise deri diku te semure te Nirvanes e cila shtyu karrigen pas e u ngrit ne kembe.

"Tani qe keni vene re ekzistencen time. Dhe ju falenderoj qe me ne fund moret vesh qe jam gjall. Ok sdi te bej shaka. Ju lutem te me prisni per dy minuta. Kam nje surprize per ju." Me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre ama nje zemer qe i dridhej teksa kujtonte qe Stivi kishte shtene ne dore bllokun e saj te zi, u  largua nga dera qe u hap nga dy policet roje.

U kthye te ajo dhome me nje buzeqeshje akoma me te madhe ne fytyre dhe ashtu e qeshur rrezelliste guxim tek fytyrat pyetese te te burgosurve vemendja e te cileve me pas shkoi tek policet pas saj qe mbanin zinxhire ne duar.

"Javen qe kaloi harrova tju thoja qe fola me drejtorin e burgut  dhe i mora leje per tju derguar sot ne nja dy vende jashte burgut. Me vjen keq por ai sme lejoi tju merrja si 'turiste' dhe do detyroheni te vendosni zinxhiret. Ky eshte cmimi i mosbesimit qe duhet te paguajme . Gjithashtu do shoqerohemi nga disa police dhe nja dy miq te mi te cilet do regjistrojne gjithcka e po na presin ne vendet e caktuara."

Habi e qeshur.

Besim ne ndertim.

Liri ne frymemarrjet e rradhes.

Premtime per sherim te ideve shkaterruese.

Nirvana ishte e vendosur te ndryshonte monotonine e atyre personave per te marre nga ata besim ne menyre qe dementia e saj te  arrije te sheroje  dementiat e tyre.

E kjo dementia eshte marrezi ne vetvete e jo semundje qe arrihet te kurohet me drogera te lehta ne forma te ngjyrosura.

Sepse marrezira bejme te gjithe por ska asgje me te bukur kur marrezia arrin te sheroje vetveten e te fale nje bote te thjeshte te mbushur me besim qe nuk thyhet.

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now