part 16 🌠

324 43 88
                                    

"Me thuaj Egli, pse e nise drogen?" I kishte premtuar shkarazi nje dite qe do ta sheronte sepse Nirvana kishte nevoje ta kishte prane ate e te bindte veten qe zemra e saj nuk rrihte me nen hijen e tij ashtu sic bente dikur edhe kur zemra i dridhej vetem nga nje kujtim.

Qendroi i heshtur per pak me syte qe i perplaseshin ne tavanin e drunjte duke refuzuar te pergjigjej. Shume te verteta te pathena fshiheshin nen ate shikimin qe po perpiqej ti vendoste flaken asaj ndertese e te shpetonte Nirvanen nga ato te verteta.

"Nese ske ardhur ketu per te folur atehere me thuaj cfare kerkon nga une!" Kryqezoi duart mbi gjoks dhe menjanoi koken duke pare ngultazi mbi fytyren e zverdhur te tij.

"Oh jo Nirvana. Kam ardhur te flas me ty po sdua ta bej i ulur keshtu. Nuk kam nevoje per meshiren tende Nirvan. Thjesht dua te ulemi e te flasim  sic benim dikur."

"Asgje nuk eshte me si dikur . As qe dua te jete si dikur. As qe dua te perjetoj te njejten djegie zemre e as te mbytem serish ne faj ." U ngrit ne kembe dhe eci me hapa te renduar drejt tavolines se saj. Edhe Egli e ndoqi nga pas per tu ulur perballe saj i vendosur per te rimarre ate qe dikur kishte qene e tij... zemra e saj.

Nirvana nuk po fliste ama nuk humbi kohe te kerkonte shpjegim me sy. Kishte vendosur ta degjonte dhe guximi qe pati nuk i buronte nga siguria por kureshtja e justifikimeve qe do i paloste Egli per shkaterrimin e plote te nje pjese te jetes se saj.

"Boll me pe me ata sy Nirvan. Me rrenon urrejtja ne syte e tu." Vendosi te vazhdonte te fliste duke pare qe goja e saj ishte e kycur. "Ne fillim nuk e pija...isha shperndares. Pastaj kurioziteti me shtyu ta provoja edhe pse e dija qe po ta nisja sdo kisha kthim pas , e bera. "

Ndalonte hera heres per  te marre fryme thelle dhe mundohej te gjente fjalet e duhura per te shprehur morine e ndjenjave te ndryshkura qe ishin burgosur thelle.

"Fillova ta konsumoj cdo dite. Porosite qe me jepeshin shpesh i harxhoja per vete. U futa ne borxhe te medha. Me eshte dashur te jetoj ne arrati per shume kohe. Prandaj e bera." Fjalite e shkurtra i nxirrte si bresheri plumbash qe leshoheshin ne ajrin e renduar me faje.

"Bere cfare?" E thyu heshtjen dhe vendosi te kerkoje llogari me ne fund.

"S'mund te te fusja dhe ty ne ate valle . Po me kercenonin me jete. U detyrova qe te jetoja ne arrati per muaj te tere e te punoja si qen sa ne Greqi sa ne Itali per te mbledhur parate qe kisha borxh."

"Cdo te thuash me te me fusesh mua ne ate valle?" Truri i saj kishte stopuar se degjuari fjalet qe erdhen pas asaj deklarate.

"Ah Nirvana ime e brishte. Je kaq e padjallezuar."

"Mos brockullit po me thuaj !" Skermiti neper dhembe ato fjale teksa po shtrengonte duart grusht.

"Ajo skena qe pe dy muaj para marteses sone. Ka qene e inskenuar nga une. Smund te te fusja ne ate valle e te tregoja se ne c'mut isha zhytyr nderkohe qe po merrja telefonata kercenuese, mu desh te mendoja si te te largoja nga llumi im."

"Dhe..." e dinte pergjigjen mjaft mire ama me syte qe po luteshin per lote vazhdonte te shihte buzet e Eglit qe po hapeshin per te kthyer pergjigje.

"Dhe ate dite nuk tu pergjigja ne telefon me qellim sepse e dija qe sapo te errej do vije te me kerkoje ne shtepi. Piva ate dite per te marre kurajo te tradhetoja dashurine tone per sigurine tende dhe ne bar takova nja vajze te gatshme per te qene pjese e planit tim. Nuk kisha si qellim te kryeja marredhenie me te thjesht do e dehja mjaftueshem dhe do e lija te zhveshur ne krevat ne menyre qe ti te mendoje se ka dicka mes nesh , por situata me doli nga duart. E kisha tepruar me pijen , edhe ajo po. Filloi te me ferkohej gjithandej duart e saj kerkonin te eksploronin me shume se c'duhej ta kisha lejuar. Isha i pafiqushem e kisha nevoje per te shfryre dufin ."

Syte e Nirvanes po zmadhoheshin. Si besoheshin fjalet qe po derdheshin e deshira per te qene shurdhe  i kaloi neper mend. Fjalet iu lidhen ne gryke dhe e kishte te veshtire te merrte fryme.

"E bere per mua Egli? "

Syte e tij gjeten dyshemene ndersa Nirvana vazhdonte te fliste.

"E nise drogen per mua ? Me fute mua ne ate mes duke mos menduar aspak per pasojat e thjesht vendose te me tradhetoje me qellim e me pas tme hidhje helm ne oksigjenin qe thithja duke me thene te nesermen, qe e kishe bere se une nuk jam femer mjaftueshem e se karakteri im te frikeson? E di se deri sot kam fajesuar veten per gjithcka e fjalet qe ti thua sme bejne aspak te ndihem une shkaktarja e prishjes se endrres sone te dikurshme. Thjesht me bejne te shoh sa egoist je."

E kishte harruar rolin e psikologes. Ne pah i foli ai shpirti i bute qe thyhej kollaj nga fjalet . E kishte te pamundur te mendonte qartazi ama smundi dot te honepste fjalet e tij qe akoma e benin fajtore per  shkaterrimin e marredhenies se tyre.

"Dhe me ler te hamendesoj. Erdhe serish tek une sepse mendon qe pas ketyre fjaleve marredhenia jone do jete sic ka qene?"

"Jo." Nje jo e prere me syte qe shprehnin guxim. "Jam ketu sepse akoma te dua dhe kurre ste kam hequr nga mendja Nirvana ime. "

"Dil jashte." Fjalet e saj mezi u degjuan ama Egli u ngrit nga ku ishte ulur kur karrigia e Nirvanes  u kthye 180 grade.

****
Thuhet qe kurre sduhet te premtosh kur je i lumtur as te marresh vendime kur je i trishtuar...por ska ngjyra te tjera ne mes te ketyre dy boteve e kur je ne udhekryqe gjithe kohes e vetmja gje qe do,eshte te levizesh.

Nje melodi e embel qe sdeperton vetem ne cekic* por ne hapsiren e zeze ku 'ftohte' zoteron gjithcka, nje fjale e lexuar e pikepytje te shumta qe zbutin te vdekshmit e shushojne te pabindurin e gjumit.

Lot te thare e shpirt i pavdekshem.
Frymemarrje te shpeshta te pajeta.
Trokitje te shumta e te verteta te pathena.

Ashtu mes lotesh te harruar vendos te shkruaje nje leter per dike qe dikur kishte rendesi per te ama sot ai do te ngelet thjesht si nje kujtim.

Diku e kishte bere te ardhmen e saj , ama sot eshte dita qe te frikesonte dje merr nje kuptim akoma me te gjere dhe e ardhmja e dikurshme behet nje harrese per te nesermen.

Me keto mendime nis e shkruan:

Ti the qe eshte fundi dhe pa kthyer koken pas u largove...une e konfuzuar kerkova per te (fundin) kudo, e kur mu desh te kontrolloja brenda meje nuk gjeta me asgje nga fjalet e bukura por vetem pyetje.
Pyetje qe rendojne teper per shpirtin tim, qe lengon ne heshtje e me nuk qesh por vetem dridhet sa here kujton qe shpirti jot me urren pa arsye. Pyetje qe sguxoj tia bej as vetes, qe me thelle do i gropos akoma pa ditur se c'dreqin jane, e ndoshta ky do mbetet nje nder sekretet tona...sa keq qe eshte me i hidhuri .
Me kerkove te largohesha , me fyeve, me bere te humb vetbesimin e te harroj si mirret fryme. Me kerkove te largohesha apo te me vrasesh?
*********

Po kalonte nje dite te keqe e spo i pelqenin as thirrjet dhe mesazhet e Marvinit qe bente gazmorin per te marre nje buzeqeshje te saj. Sot ajo nuk donte te buzeqeshte. Ishte koha qe serish te ndeshkonte veten e ku me mire se ne mes te te burgosurve qe i pelqente ti acaronte me deshtimet e saj .

E humbi serish veten dhe sado qe bente nje hap para per te qartesuar ndjenjat e saj dicka ndodhte dhe e shtynte metra larg. Sa here gjendej prane lumturise provonte hidhesine e trishtimit. Sa bere guxonte te jetonte, dikush i vidhte copa te vetes.

🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠
An: Sa keq kam qen sot ne leksion pffff. Falenderova zotin per nje moment qe karriget ishin te rehatshme dhe mund te beja gjum fraksionesh 😂😂😂


Me sot be like:

Pff  se po mkap kjo histeria e po mendoj ta fshij fare historine ee po mdk kot. Po gjithsesi un them ta maroj iher se sme pelqen me i lan gjerat gjys pastaj deri ath do ndrroj mendimmm.

sabiskuqi  sic ta premtova pjesen qe ku e kee 😆
(Mdetyrove me u cu n pik t sabahit me i ba edit... gjeje kush jm 😂)

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now