part 21 ❇

253 44 39
                                    

"Sot dua tju them dicka me rendesi. Dua qe te gjithe te ma vini veshin. Ju lutem!" Zerin e mbante te ulet duke terhequr keshtu te burgosurit afer vetes te cilet ishin tejet te interesuar tanime per cdo fjale apo keshille qe nxirrte Nirvana.

"Sot pas kaq shume javeve te mbushura me perditshmeri e rutine te ngujuar , sot pas kaq shume deshtimeve te shumta e fajeve qe na bashkuan, e shqyrtova si gjene e duhur per te bere. Sot eshte dita e fundit e kesaj loje ne thonjeza dhe sot kerkoj nga ju tme jepni lamtumiren." U emocionua e nje dridhje zeri u ndje teksa mblidhte shpatullat ne kerkim te forces.

"E pranoj qe ka qene nje deshtim total. E gjitha kjo qe beme ishte nje deshtim ama nga ana pozitive kam bere nje dokumentar me deshtimin tone dhe e kam quajtur 'Dementia ne Shen Vasil. "

Midis te qeshurave dhe pikepytjeve ne syte e tyre nje nga te burgosurit pyeti mjaft kurioz "Cdo te thote Dementia?"

"Dementia do te thote marrezi. E ka prejardhjen nga roma e lashte. Ne ate kohe dementia cilesohej si semundja e marrezise ama sot e lidhin me shume crregullime mendore te tjera. Shume nga ju po vrasin mendjen se pse dementia. Epoo...e quajta marrezi sepse qellimi ishte i tille. Qe diten e pare kur e mendova e dija qe ishte marrezi dicka e pamundur. E quajta marrezi sepse mission imposible ishte i zene." Po mundohej te mbyste sentimentalitetin me shaka ama smundej tiu shmangej shpjegimeve qe duhej te jepte.

"Ishte nje kenaqesi te mundohesha dite e nate per tju bere te flisni . Ishte kenaqesi te goditesha nga cepi i tavolines e te mbaja deri ne vdekje kete shenjen te balli. Nuk ishte dhe aq kenaqesi madje kisha deshira tia shkulja rraqet Stivit kur me puthi ne sy te te..."

Te burgosurit po gajaseshin me njeri tjetrin ndersa Stivi mbante veshur nje buzeqeshje. Nga ana tjeter Nirvana s'po dinte ti vendoste nje emer asaj cka kishte me Marvinin dhe vendosi qe te mendonte me vone per kete gje. Sot i duhej te shkeputej nga terapia qe e shkaktoi babezia per droge e ish te fejuarit te saj.

"Kshu..." spo dinte me si ta mbyllte ate minifjalimin e saj . Ferkonte duart me njera tjetren nga sikleti dhe po priste qe mendimet te perktheheshin ne fjale.

"Faleminderit!" Mendimet ia shkeputi zeri i personit qe e pyeti me pare. Nirvana ngre koken dhe me syte e vocerruar kerkon per shpjegim.

"Faleminderit sepse nuk kembengule me ne kete tentativen per te na ndryshuar. Hoqe dore nga te na berit te ndiheshim fajtore sepse ne ndihemi mjaftueshem fajtore per cka kemi bere. Cdo dite zgjohemi me frike me ndjenjen e fajit qe shtyn ajrin lart e sna le te marrim fryme te qete. Sjemi perbindesha. Jeta na beri te tille zgjedhjet tona na bene te tille. E te gjithe bejme zgjedhje te gabuara ne caste te gabuara. Te gjithe bejme marrezira e ne po paguajme."

Ishte casti i Nirvanes te degjonte e te merrte nje leksion te mire nga gjithcka qe kishte bere me pare. Cdo terapi e pavlere sot merrte kuptim.

Qendroi e heshtur per gati dy ore duke degjuar te burgosurit qe po i tregonin Nirvanes historine e veprimeve te tyre. Arsyet e verteta e jo arsyet qe ishin shotur kur te burgosurit luanin tavell e domino. Po degjonte boshlleqet e terapise se saj e po plotesonte te qenurit e dobishme per njerezimin.

"Atehere me duhet tju them faleminderit ju!" Foli atehere kur drejtori i burgut urdheroi policet roje per tiu vene prangat te burgosurve.

U shtrengoi doren secilit duke kujtuar historite e tyre dhe u buzeqeshi embel per te fundit here e kur erdhi rradha e Stivit doren e tij e mbajti shtrenguar me gjate.

"Nuk kam mbaruar me ty. Shihemi te premten. Oh dhe vish dicka te kendshme." Buzeqeshja tinezare e Nirvanes do e linte Stivin te menduar gjate neteve deri te premten per te pare se ckishte pjelle kete here truri i saj.

Doli nga aty me koken lart duke pranuar deshtimin e saj. Sepse jo gjithmone ia arrijme qellimeve tona dhe ndonjehere disa gabime te cojne ne gabime te tjera.

****

"Mori fund." Ishte e lumtur qe i kishte dhene fund nje pune pa fryte pavaresisht fjaleve te te burgosurve ajo terapi ashtu kishte qene ose te pakten ashtu do kujtohej gjithmone nga ajo.

"Si ndihesh tani ?"

"Me e qete. Ndihem keq normal qe sfunksionoi ashtu sic e prisja ama nxorra nje mesim te vlefshem. Pastaj ca te keqe ka te kuptosh qe sje superman e qe jo te gjithe kemi nje ndergjegje te paster sepse fundja cka eshte e paster eshte e paperceptueshme."

"Nirvana psikologia qe don me i nimu te gjithe. Pse kerkon te zgjidhesh problemet e te tjereve me kaq ngulm. Mos me thuaj puna .

"Cfare te them atehere Marvin?"

"Ske cfare thua. E ke te dhuruar kete zemer. "

Stha me asgje por e pa ne sy dhe afroi buzet tek te sajat . Deshi shume ta puthte plot pasion, te ndjente cdo cep te gojes se saj ama e puthi lehte , vetem ceku buzet nderkohe qe ne sfond degjoheshin Jurgeni dhe Lori qe mbanin ison njeri tjetrin e bertisnin si huligane.

Ndihej e qete rreth tyre dhe i vleresonte ato momente si me te vyerit sepse per te aq kishte rendesi. Fytyra te qeshura qe i falnin gezim dhe nje dore qe e shtrengonte dhe i jepte ngrohtesi.

"Kur do na ftoni?"

"Te ftojme per cfare Lori?"

"Shiko si ben. O Marvin per dasmen e kam fjalen. Kur do na ftoni ne dasem?" Po i drejtohej Marvinit ama syte i mbante te ngulur te  fytyra e Nirvanes qe zgurdulloi syte dhe neperdhembi disa fjale kercenuese drejt Lorit.

"Sa te vendosim per daten Lori te themi , pa merak." Po i pelqente aq shume ta vendoste ne siklet syjeshilen saqe ishte i gatshem te behej pale me budallalliqet e Lorit .

"Do te te ftojme moj Lori nese sdo te te rrejp se gjalli si fillim. Laraske e lagur."

"Cke Nirvana? Cpo belbezon?" Dukej sikur Lori ishte betuar per ta vene ne siklet ate nate teksa po darkonin te katert ne nje restorant luksoz ne mes te qytetit te Vlores.

"O hic asgje." Nuk ishte aspak e zemeruar me te ndoshta sepse ishte mesuar me shakate e saj por edhe sepse ajo nate po e bente te kuptonte qe sapo kishte hedhur hapat e ndertimit te nje familje me disa persona qe i kishte patur gjithmone reth e rrotull e qe gjithmone e kishin perkrahur .
Me ne fund ajo kishte arritur te gjente pakez qetesi mes te krisurave qe i kishte falur jeta.




❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇
Pjesa me kotttttttt 😂 sorry e se doli pak kot nga funi se kisha ne plan me ba dicka tjeter po e lash se shume nga ju na than mos me vazhdu ma ate qe nisa 😛.

Ka prap pjes tjeter po nsr 😜 see ya njerez ✌

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now