part 8 🌠

374 52 141
                                    

Nje jave e plote kishte kaluar e Nirvana skishte bere gje tjeter vecse menduar rreth projektit dhe menyrat per ti terhequr te burgosurit te beheshin pjese e programit ne menyre qe ta hiqnin sadopak barren e rende qe kishin mbi supe. Nje barre qe ua ka leshuar shoqeria e shpesh here paaftesia per te komanduar vetveten. Te pafatet e shenjestra te fatkeqesive qe kthehen ne krime e interpretohen si mungese morali nga opinioni publik.

Sot ajo kishte vendosur te percaktonte nivelin e tyre te ndjeshmerise duke paraqitur nje dokumentar te viktimave te luftes se Kosoves. Ishin njerez te thjeshte me nje jete te veshtire qe u perballen me zemerimin e nje shteti te tere.

Mori reagimin qe priste teksa edhe vete perpiqej te mbante inatin dhe lotet teksa nje burre tregonte ne dokumentar sesi u kthye ne nje viktime perdhunimi te nje grupi ushtaresh serb.

'Futa familjen teme ne autobusin qe nisej per ne Zvicer e pastaj u ktheva ne shtepi per te marre edhe nanen e baben por kur hyna mrena i gjeta tpushkatum e tu dhan shpirt. Dy ushtare serb m'kapem per krahu e kur bana me u lshu mran me arm mas krye. Mkan majt per shume dite ne ni depo ku kishte gra e burra tjer e po bojshin me ne ca te dojshin."

Pas pyetjes se gazetares kishte edhe shpjegime me te detajueshme e historia e tij shpesh nderpritej per te treguar historine e nje vajze 22 vjecare tanime. Tregonte dite te tera makthi qe kishin lene shenje jo vec ne te kaluaren por edhe ne te ardhmen.

Lori dhe Jurgeni shterngojne duart  e njeri tjetrit ndersa Nirvana leviz koken per te pare ne sy cdonjerin nga te burgosurit qe e lane lojen e tyre dhe u fokusuan mbi fjalet qe po thuheshin ne dokumentar derisa vdekja pllakosi dhomen dhe syte e tyre plot dhimbje e tmerr po leviznin ne ekranin e improvizuar .

U degjuan te shara pafund kur Nirvana mbylli projektorin me tapen e zeze dhe drejtoi pyetjen "He, keni koment per te bere?"

"Qen biri qeni. Tua q**h rracen krejt serbve!" Bertiti nje burre ne moshe te mesme qe Nirvana javen qe kaloi e cilesoi si kapon.

"Albert, bir bushtre mbylle gojen! Ti qe ke cnderuar tere ato vajza ke goje dhe me fol." I moshuari i grupit te bixhozit u ngrit ne kembe dhe po i drejtonte gishtin ne shenje kercenimi.

"Prandaj e vrave tet bije. Se ta cnderova une?" Provokimi i tij coi ne acarime me te medha.

Karrige qe fluturonin ne ajer e grushta qe hidheshin ne fytyra. Ne sherr u perfshine  pothuajse te gjithe duke e quajtur si nje mundesi te mire per te shfryre nervat e per te nxitur qarkullimin e gjakut sikur perleshja te ishte aktivitet fizik.

Nirvana symbyllazi se bashku me dy policet qe po mundoheshin te benin punen e tyre ia behen ne mes te sheshbetejes ,njera pale  me forcen e krahut e pala tjeter duke bere qe te arsyetonin. Ndersa Lorin ,Jurgeni e kishte fshehur prapa kraheve duke e lejuar qe te shihte me syrin e djathte sherrin me te pergjakshem brenda nje dhome  burgu ,qe mund te kishte pare ndonjehere.

"Nese nuk ndalni tani, do qelloj!" Ishte lajmerimi i policit neverites qe Nirvana kishte hasur diten e pare kur shkeli aty qe mbante nje arme me tyten ne tavan gati per te shkatuar edhe me  shume trazira.

Teksa te burgosurit po mundoheshin te qetesoheshin dhe te zinin vend, ashtu duke vrapuar djali me thatuq e shtyn ate pa dashje teksa fshihej si lepur ne nje karrige e ben qe Nirvana te bjere tek cepi i tavolines duke goditur fort ballin.

Goditja e saj shoqerohet me nje 'uuu' te te burgosurve dhe eshte Lori ajo qe vrapon drejt saj duke klithur ne tmerr e agoni teksa sheh gjakun qe i mbuloi fytyren.

"Skam gje!" I drejton fjalet personit qe e kishte kapur nga krahet per ta ulur ne karrigen me te afer qe kishte pamjen nga rruga kryesore qe pengohej nga gjethet e thara te vazos me lule. Nuk arriti dot ta shihte fytyren e te burgosurit pasi syte ia mbuloi shpejt rrjedha e gjakut e me pas nje lecke e thate qe kur cekte ne plage i shkaktonte akoma edhe me shume dhimbje.

"Te gjithe te burgosurit ne qeli!" Ishte urdhri i vetem qe u dha qe detyroi te burgosurit te prisnin ne rradhe per te vendosur zinxhiret ne duar per te perfunduar ne izolim e jo ne qelite e tyre qe shpesh ngjajne si magazina qejfi me soba gazi e dekoder digitalb e shtreter me dysheke dormeo.

Dhoma e izolimit ishte e erret pa dritare dhe e vogel ne madhesi. Koha e harxhuar aty dukej si pafundesi, e kjo i bente shpesh here te burgosurit te silleshin mire qe te mos perfundonin aty te vetem ne pamundesi per te levizur nga kthetrat e erresires.

Nese ata do te vuanin denimin e trazirave qe shkaktuan, Nirvana duhej te duronte leksionin e drejtorit Cuko qe bente psikologen pergjegjese per ate cka ndodhi. U zemerua per disa caste e me pas tonin e zerit filloi ta ulte duke bere qe urdherat ti ngjasonin keshillave.

Nirvana po qendronte palevizur ne heshtje te plote duke mirepritur cdo fjale qe Zoti Arben i serte nxirrte duke u lutur qe te mos e anullonte ate dreq projekti qe per pak i mori jeten.

"Ju falenderoj te dyve per mbeshtetjen, por do ishte me mire te mos vinit me." Shterngon parakrahun e Lorit dhe shikon ne sy me rradhe, personat qe e kishin perkrahur e padashur i kishte vene ne rrezik.

"E te te leme te  vritesh mes atyre te cmendurve? Ska shance."
Lori iu hakerrye menjehere ndersa Jurgeni tundte koken ne shenje pohimi e hera heres thonte nje po te mbytyr.

Mirpo Nirvana e kishte vendosur qe te mos vinte ne rrezik njerezit qe donte e ishte mesuar ti perballonte e vetme pasojat e veprimeve te pamenduara te sajat dhe vendimin e saj duhej qe ta respektonin qe te dy.

Mbante akoma lecken me dore teksa perplasi deren e makines e hasi ne nje punonjes plak te parkingu. U zhgenjye kur nuk pa Marvinin sic ishte mesuar tere ato muaj e ate zhgenjim e hodhi pas kraheve duke fajesuar monotonine e duke mos pranuar qe ajo pjese e monotonise ia bente diten akoma edhe me te bukur.

Para se te futej ne zyre shkoi te lokali perballe duke shpresuar qe te gjente Marvinin brenda, por gjeti vetem sekretaren teksa qeshte embel e i shterngonte duart nje personi mjaft te pashem e bukur te kallarisur.

U largua shpejt ne menyre qe Albina te mos e shihte e te mos ndihej ne siklet me pas . Nuk deshironte ti prishte lumturine askujt e preferoi qe ate dite ta mbyllte duke lexuar pirgun e librave te mbetur pergjysem teksa mbeshtillej ne batanije e pinte caj me kupen e saj te medhe.

🌠🌠🌠
Kam fut kaq shume personazhe e po tregoj paralelisht kaq shume historiiii qe pyes veten pse te gjitha ne nje 😜😜😜.

Me thoni  cmendoni per pjesen dhe sherrin e vockel atje lart?

Po, ai qe e ndihmoi Nirvanen eshte Stivi dhe tashi ate e kap fiksimi me e shpetu kte tipin se sben. 😛

Ps: ata qe se kan lexu Ahhh! Kjo llastica, its ok se do e shpjegoj dhe ktu ca krimesh ka bo Stivi madje do shpjegoj akoma edhe me shum 😄

Dedicated to 😑😑Gabroo9 atension questa muher es embarasadha 😂

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now