part 17❇

291 41 96
                                    

Kishte dite qe qendronte e mbyllur ne shtepi. Skishte deshire te dilte e te shijonte diellin qe ishte gati ti ngrohte trupin qe i ishte mpire nga mungesa e levizjes . 

Shtyn me pertese kutine e cokollatave dhe ngrihet ne kembe per te hapur deren qe binte pa pushim prej me shume se 10 minutash. Dhjete minuta te mbushura me moskokcarje dhe harrese , minuta te gatshme per ta kthyer ne realitetin e hedhur ne erresire.

"Kush dreqin eshte tani?" Flet me vete teksa terheq kembet zvarre dhe mbeshtjell trupin me nje batanije te lehte me kuadrate.

Batanija i bie te kembet e dora mbeshtetet tek doreza e deres, fryma iu rendua dhe syte harruan te puliteshin. Buzeqeshja e tij e stampuar me veshtiresi per te fshehur fytyren e shqetesuar te tijen e beri zemren e saj te rrihte me shume se normalisht.

"Marvin!" Zeri u drodh teksa beri nje hap pas.

"Ehe , une. Si je?" Beri nje hap para e po priste Nirvanen ta ftonte brenda.

"Si me gjete?" Fjalet e vetme qe arriti te formulonte per te rrembyer me pas batanijen qe ndodhej ne toke  duke u munduar te fshihte pas saj gjendjen e mjerueshme ne te cilen ndodhej.

Marvini nga ana tjeter i lodhur per te pritur miratimin e saj u fut brenda.

"Lori. Kemi qene te shqetesuar keto dite se nuk na je pergjigjur telefonatave dhe mesazheve tona. Iu luta te me jepte adresen . A mund te flasim?" As kete rradhe nuk priti per konfirmimin e saj por u ul ne kolltukun ku Nirvana nje minute me pare po strukej.

"Eja ulu!" E ftoi kete here bute duke i rene kolltukut prane vendit ku ishte ulur, e Nirvana  e lodhur dhe ne pamundesi per te diskutuar, i ulet prane.

Dora prekte lehte faqen e Nirvanes ndersa e bente te humbiste nen prekjen e tij. Mbyll syte dhe lehteson koken mbi doren e Marvinit.

"Me mori malli per ty keto dite. Mendimet sme kane lene te qete madje madje u frikesova mos te ka ndodhur gje. Pse largohesh nga une Nirvana? Cka ndodhur me ty?"

Syte e tij po kerkonin te shihnin te jeshilten e saj qe Nirvana mundohej ti fshihte . Nuk donte qe ai ta shikonte ne ate gjendje. Nuk donte qe ai tia turbullonte mendimet ashtu sic i turbullonte rrahjet e zemres. Kishte menduar ta linte jashte jetes se saj sepse kishte nevoje per te sqaruar mendimet. Kishte nevoje  per kohe qe te kuptonte se ne te vertete kishte filluar te ndjente per te, ama sqarimi i Eglit e kishte bere konfuze dhe ia kish kthyer muajt e humbur permbys.

"Dua te te puth kaq shume Nirvana. Humbem ne syte e tu e sngopem dot me aromen tende . "E perqafoi fort e vendosi koken ne qafen e saj hollake. La nje puthje te lehte aty qe ndezi zjarr trupin e  Nirvanes.

"Mos u largo nga une. Me ler te behem pjese e mendimeve te tua me te keqija, me ler te jem aty me ty kur te kaplon frika dhe sdi se ceshte e verteta!"

"Nese tkam afer sdo di te arsyetoj drejt Marvin. Zemra sdo me lere te  di ceshte e verteta. Zhurma e saj eshte me e forte se mendja ime."

E Marvini qeshi me fjalet e saj sepse kuptoi qe Nirvana kishte pergjigje per cdo pyetje te sajen, ama pergjigjet si pelqenin sepse  shpesh here kishte deshire ti komplikonte gjerat e thjeshta.

Vocerroi syte per te pare fytyren e Marvinit duke qeshur e duke ditur qe ai e kuptonte shume mire , nje buzeqeshje i pushtoi fytyren. E Marvini perfitoi nga rasti ti afrohej edhe me shume fytyres se saj te zbehte. Ceku ngadale buzet e tij me ato te Nirvanes dhe ashtu sic zemrat e tyre rrahen ne unison buzet levizen ngadale ne sikron perfekt. Marvini perfitoi serish nga psheretima  e kenaqesise qe ndjeu Nirvana per te thelluar ate puthje. Gjuha e tij po eksploronte cdo cep te gojes se saj teksa duart e Nirvanes ishin futur ne floket e zinj te tij qe i perkedhelte shkujdesshem.

Nje lemsh iu mblodh ne gryke e rreshqiti duart nga floket e tij mbi qafe e me pas ne kraharor per ta shtyre tutje.

"Kam nevoje per kohe. Me duhet te mendohem nese dua me te vertete ta bejme kete hap. Dua te di ne mund te kem besim tek ty pa friken se ndoshta nje dite me genjen pa frike se nese te fus ne jeten time sdo largohesh pa patur arsye te vertete , arsye te qendrueshme."

Marvini ngrihet ne kembe dhe tenton te flase i vendosur, ama ne pamundesi per ti thene dicka, nderpritet nga zilja e telefonit celular te Nirvanes e cila nxiton per tu pergjigjur.

"Po? Po une jam..."

"Znj. Gega numri juaj eshte lene si numer emergjence ne spitalin tone nga nje paciente e cila na siguroi qe do kryeni procedurat e kerkuara nga spitali ..."

"Paciente? Per cfare po flisni?"

Filluan te nderprisnin njeri tjetrin teksa gjunjte iu drodhen duke mos kuptuar cdreqin po ndodh e leshoi trupin mbi kolltuk duke veshtruar syte e humbur  te Marvinit qe po periqej te kuptonte cpo ndodh.

"Znj. Albina Hasa nderroi jete sot dhe numri qe eshte dhene nga ajo ne rast se kjo gje do ndodhte eshte numri juaj. Duhet te vini te terhiqni trupin !"

Vetem ky sqarim nga ana e personit pas telefonit dhe me pas linja e shkeputur. Aq i mjaftoi per tia tronditur edhe nje tjeter here jeten me gjithe botekuptimin e pakuptimte te saj. Deshi te ulerinte por skishte ze. Vec nje lot i nxehte me shpejtesi ceku mollezen e saj e u perplas mbi gjunje.

"Ca dreqin ndodhi Nirvana?" Sguxonte ti afrohej. E pa per te paren here sot te thyer pa ate petkun e shtirur te njeriut perfekt e te forte .

"Albina vdiq." Zeri i ulet e buzet qe i dridheshin bene Marvinin te afrohej prane saj. " Ajo vdiq e une jam ketu akoma duke vrare mendjen nese Egli ka merituar dashurine time apo jo."  Filloi te inatosej dhe te ngrite zerin teksa syte i ishin perhumbur e lotet  smund ti kontrollonte. "Ajo vdiq e une mbylla veten ketu e harrova qe Eglin e kisha nxjerre nga jeta prej kohesh. Ajo iku e une lash te me ikte gjithcka qe ndertova. Vdiq, dreqi e mori e sbera dot asgje . "

Me ne fund arriti te kuptonte cpo thonte. Vdekja e saj nuk e zhyti me ne mendime. Thjesht e beri te kuptonte qe ishte merzitur per hic gje. Ishte treguar egoiste e tani ne pamundesi per te bere dicka i duhej te nisej ne morgun e spitalit per te bere pagesen e nderimeve te fundit me uje e sapun.

Sepse ne te gjithe jemi egoiste ama egoizmin e saj gjithmone e trondiste deshira per te mbajtur ne jete te tjeret, e sot vdekja e Albines tronditi gjendjen e saj dhe e beri te kuptoje qe jeta eshte me e shkurter sesa mendimet me te thella.

❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇❇

An: E di 😑 keni me mpyt pse e vrava Albinen 😂 epo kshu funksionoj un ...ja ja se tallem. Albinen e vrava sepse du tkuptoni sa e shkurt asht jeta e sa pak e sa shume njekohsisht  kena ne dor me ba x veten ton. Mos hiqni dor nga njerzit qe doni...

Gabroo9 hombre a ta postoj pa i ba edit ti  😛 😂 se tallem mos bertit (tbana tag me te falenderu  jo vtm qe i ban edit po edhe sepse me "kercenon" me vazhdu me shkru 😊😊 tu me dhan kshu kurajo me ba dicka qe du. Gracias... pfff sa sentimentale 😝😝)

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now