part 11❇

392 44 186
                                    

Ishin shtire te dy ne barin qe kishte filluar te njomej duke humbur ne qiellin e pafundme te pikturuar nga miliona drita duke refuzuar te zgjoheshin ne realitet per ti shternguar duart njeri tjetrit akoma edhe me shume.

Koken e kishte vendosur ne kraharonin e tij duke ndjere rrahjet e forta te zemres qe benin rrahjet e zemres se saj te shtoheshin.

Ishte nxehte brenda ne ato kraharore qe rrihnin. Zemra zgjaste duart per te dale jashte te mos e duronte me ate dhimbje te embel qe u falte jete.

Sdonin ti flisnin me njeri tjetrin. Kishin frike nga fjalet e tyre, kishin frike nga frikerat e tyre. Nirvana kishte frike se mos lendohej e Marvini frikesohej se nuk ishte mjaftueshem per te. E shikonte si qenie te brishte ne perqafimin e tij e sdonte ta lendonte , trishtonte apo merziste per asgje ne bote.

Refuzonin te flisnin...

Refuzonin te flisnin sepse ishte me mire te degjonin zemren tek rrihte, pa dashur ti vendosnin nje emer asaj cka ndjenin qendronin te heshtur.

Marvin po i gjendej prane me prane se cte dy e prisnin duke bere te harronte ate te shkuar te hidhur te mbushur plot kujtime te rreckosura qe zvarriteshin si neperke ne shkallet e se tashmes.

Nirvana refuzonte ti tregonte qe bllokun e zi e ka mbushur me emrin e tij duke pikturuar mijera heneza te zeza me bojen e saj te preferuar e sa here kerkonte te shkruante te shkuaren te ai bllok gjithcka qe i vinte ne mendje ishin syte e tij qe veshtronin thelle per te gjetur pergjigje.

Qendruan te heshtur per shume kohe duke harruar qe shume shpejt hena do largohej e dielli do zbardhte gjithcka.

E kur hena zevendesohej nga drita shumecka thjesht mbulohej me kokfortesi.

U shkeputen nga perqafimi i njeri tjetrit te detyruar , pa deshire duke mbajtur zemrat peshe per tiu rikthyer rutines e harresave te perditshme.

Marvini nuk guxoi ta puthte kete here . Mendoi qe po nxitonte duke i falur asaj aq shume ndjenja mirpo Nirvana pikerisht per to kish nevoje e kurre se kuptoi si ai u shfaq ne jeten e saj pikerisht kur me se shumti kishte nevoje per dike qe ti mbate doren shternguar e ti thonte qe cdo gje do behet mire.

Marvin gjithmone kish qene aty ne nje bote me te por ne momentin qe guxuan e nuk hoqen dore bota e tyre u be nje.

Aq e brishte ajo e sa lehte thyhej nga gjera te kota. Sa mire i kuptonte te tjeret e sa shume refuzonte te kuptonte veten.

Shkeputen duart nga njeri tjetri duke ndjere menjehre ftohtesine qe zbarkonte ne poret e trupit e duke pare njeri tjetrin ne sy nenkuptuan nje 'mirpupafshim' e qe te dy e dinin qe serish do ktheheshin te njeri tjetri.

Sepse ia vlen te rikthehesh te gjerat qe te bejne te lumtur edhe nese te duhet te hedhesh pas te shkuaren a nje cope te se tashmes.

Hapat e tyre pa zhurme trondisnin vesen e fomuar, qe rreshkiste lehte mbi fijet e barit per te rene ne toke e per tu perpire nga dheu i pangopur. U larguan ne drejtime te ndryshme ate nate ,duke  menduar per njeri tjetrin e buzeqeshjet qe akoma kumbonin ne vesh.

Ajo 'mirupafshim' smund te ishte nje 'lamtumire' e sado qe ta mohonin, kundershtonin ajo pershendetje do degjohej serish e serish sa here qe duart e tyre te shkeputeshin nga njeri tjetri.

***

Nderkohe lote rreke vershonin e binin  nga faqet e Albines mbi duart e medha te tij, qe nxitonte ti fshinte ne bluzen e zeze qe mbante veshur per te mbajtur serish  fytyren e saj te imet ne duar.

E perkedheli ngadale duke i peshperitur nje "shhh" te embel ne vesh mirpo ajo nuk degjonte. E kishte te pamundur te ndalonte se qari teksa shikonte tufen e flokeve ne duar e ndjente lekuren sa here prekte koken me gishta. Kishte filluar ti shtirosej vetja e e kishte te veshtire ta pranonte ate shnderrim.

Qau dhe nuk i interesoi personi qe kishte perballe qe  lotet  e tij i mbyste e shterngonte dhimbjen ne zemer per ti dhene kurajo njeriut qe donte.

U kerrus aty ne kolltukun e zi qe ndodhej ne zyren e Jonit dhe vendosi koken ne prehrin e tij.

Nuk guxoi ti perkedhelte floket se kishte frike mos e bente te ndihej keq e u mjaftua duke e prekur ne shpatulla qe ishin lagur nga lotet e shumte.

E pa ne prehrin e tij dhe e krahasoi me Albinen e dikurshme atehere kur e pa per te paren here e kuptoi qe ajo semundje e kish tretur. I kish rrembyer jeten ne pak muaj e i kishte shuar shpresen.

Dyshonte ne do mund dot ta ndihmonte por mjaftohej me aromen e saj. Mjaftohej qe ajo ishte aty e kurre smendoi per te ardhmen...nuk donte te mendonte nje te ardhme pa te ne krahet e tij.

Jeta i kishte perplasur fort pas nje muri te ashper e aty ne nje qoshe te jetes kishin gjetur njeri tjetrin per mbeshtetje. Kur te tjeret mendonin te vraponin nga jeta ata ndalen e rrembyen njeri tjetrin e te pashprese u ngriten per te jetuar...ato sekonda, minuta, ore, dite , jave e muaj qe ndoshta kurre sdo beheshin vite.

"Se di . Se di pse te dua." Ia tha keto fjale kur u sigurua qe ajo ishte ne gjume e kishte filluar te clironte trupin qe vazhdonte tia mbante ne preher me kujdes. "Sdua te ikesh!" Iu pergjerua e nje lot iu shkeput nga syri ,humbi rrugen e u perplas diku .

Kerkonte te uleriste diku. I thirri jetes te perballej me te ajo kurre nuk iu pergjigj. Ishte teper e zene me shkaterrimin e hapsirave qe falnin lumturi

(AN: pse po qaj un? Fuckkkk😔)

****
Me pelqejn syte e tu nen driten e henes.

Ky mesazh beri Nirvanen te buzeqeshte e te deshironte me shume se kurre qe ai moment qe kishin perjtuar me pare te perseritej e si dreqi ishte e sigurt qe do ia dilte ta perjetonte serish.

I ktheu mesazhin duke i uruar nje 'naten e mire' ne dukje te ftohte por qe percillte me ngrohtesi se cdo fjale tjeter e vuri koken ne jastek per te menduar  me holle gjerat e ashtu e perhumbur e mori gjumi dhe e dergoi ne endrra.

Momente te tilla shkaterrojne rutinen e vlejne te kujtohen si enderrat me te bukura pavaresisht sa zgjasin.

🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚🌚

An: Kjo pjesa aww ...kam shkri talentin e 😂😂
Tvi frymezimi e une mos te shkruaj, sbehet llafff .

Pres komentee diabeti 😉😂

Kjo pjesa shkon per te gjithe ata qe e gjejne veten te fjalet aty lart 😊

Kish kish Artiola

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now