part 15 ❇

324 45 127
                                    

"Syte e tyre, ishin te mbushur me mallengjim e sndalonin dot se zgjeruari hundet per te thithur sa me shume ajer te paster. Ishte hera e pare qe i pashe te buzeqeshur. Pastaj lotuan."

Nirvana po tregonte ngjarjen e disa diteve me pare teksa levizte duart sa larte poshte per tu munduar te pershkruante gjithcka ndodhi. E ndersa Marvin ishte i fokusuar mbi buzet e saj qe ishin harkuar lart si heneza e re. Gjeti guxim ti shikonte dhe syte qe shndrisnin kur cepat mbuloheshin nga lote gezimi dhe e benin jeshilen e erret nje pyll pranveror.

"Me thuaj ku i dergove?" Po iu referohej te burgosurve.

"Ne dy ekstreme te jetes. I dergova ne te kaluaren, ne femijerine e tyre. " nenqeshi duke kujtuar fytyrat e habitura te te burgosurve kur fillimisht hyne brenda ne jetimore.

"Pata frike ne fillim se mos shkaktonin ndonje trazire e mos benin ndonje budallalik dhe kurre se kuptova pse qendruan te heshtur prej frikes se policeve qe kishin rrethuar vendin apo prej ngacmimeve te kujtimeve qe i bene te reflektonin per kohen e humbur." Buzeqeshja i la vendin mendimeve qe trazuan fraza ku thuhet qe njeriu eshte egoist, i paskrupullt, mashtrues nga natyra dhe ai nenshtrohet vetem nga frika. Te verteta te dhimbshme qe simbolizonin njerzimin, te verteta qe gjithmone arrinin ti rrembenin buzeqeshjen e ta zhysnin ne pellge mendimesh.

"Lori u kenaq. Se kisha pare kurre te dridhej nga emocionet. Filloi te luante me femijet dhe te burgosurit me top edhe pse i dashuri i sa mundohej ta permbante sadopak. "

"E ti ? Ti si u ndjeve?" Pyetja e Marvinit e gjeti te papergatitur. Shtangu dhe buzeqeshja e madhe iu venit. Iu kujtuan syte e Stivit qe e perndiqnin gjate gjithe kohes dhe fytyra e tij pa asnje emocion te ngjitur e palestruar ne te. Asgje...bosh bota e tij e se lejonte veten te niste dicka nga fillimi e ta mbushte me ato pak gjera ndoshta te mira qe i meritonte.

"Mire besoj. Ishte bukur te shihja fytyra te zymta te qeshnin e te me shikonin ne sy me mirenjohje. Ishin te qeshur sepse ndodheshin jashte e po kujtonin femijerine kohen kur te gjithe jemi te pafajshem. Me pas i pashe te menduar. Su pelqeu aspak teksa shikonin trupa te kalbezuar e njerez gati te vdekur ne ate azil pleqsh."

"E ti i dergove atje per tu treguar qe fundi eshte i njejte, te ndryshme jane castet e perlyera me ndjenja dhe emocion. I dergove atje ne ato dy vende per nje dite per tu treguar sa e shkurter eshte jeta dhe sa bukur eshte qe ate pak jete ta mbushim me gezim sepse shumecka varet nga ne." Po plotesonte mendimet e Nirvanes teksa e shihte ne sy dhe deshironte ta kishte me afer vetes e ta perqafonte deri ne perjetesi.

"Ehe kjo eshte." Po mendonte per bllokun e saj qe ishte ne duart e Stivit pikerisht djalit qe kishte vrare Ajnen, femren qe me se shumti kishte pretenduar se e kishte dashur . Ne ate bllok kishte zhgarravitur ndjenjat e saj e neper te gjendej dhe emri i ish te fejuarit me pikepyetje ngjitur e emri i personit qe po qendronte perballe saj.

"Kush ishte ai personi qe po te perqafonte disa dite me pare?" Mori guximin te pyeste me ne fund per te edhe pse skish dite qe si mendonte krahet e tij rreth Nirvanes.

"Nje cope e te kaluares sime. Po te kisha guxim do e quaja nje gabim." Tha shkoqur pa u menduar me gjate per te.

"Pse po te perqafonte?"

"Sepse po kerkonte te kthehej ne te shkuaren e te jetonte aty."

"Po ti do ti kthehesh se shkuares?" U dallua frike ne zerin qe i dridhej e sdonte per asgje ne bote te mos kishte mundesine ta ndjente me Nirvanen ne perqafim.

"Ohh me beso, e vetmja gje qe dua eshte te clirohem nga kjo e shkuar."

I kishte dhene pergjigjen qe aq shume deshi Marvin ta degjonte . Ishte e pamundur te fshihej gezimi ne syte e tij dhe me ate byzeqeshje gjeti guximin ta merrte trupin e Nirvanes se menduar ne perqafim.

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now