part 13❇

318 42 132
                                    

Kishte vendosur te takonte Albinen ate dite, duke anulluar cdo pune tjeter apo takim me klientet. Mendoi ti gjendej prane dikujt qe kishte qene si hije per te jo vetem per shkak te punes por sepse disi Albina gjithmone e kishte admiruar fuqine qe mbeshtillte karakterin e saj dhe forcen qe ajo shfaqte pa ditur qe edhe Nirvana si ajo e si gjithe te tjeret, thyhej e lendohej. Merzitej ,trishtohej e qante edhe pse e bente ne fshehtesi ose ngasherente ne shpatullat e Lorit .

"Dukesh mire!" E genjeu teksa i tha keto fjale qe i shoqeronte me nje buzeqeshje fallco teksa shikonte nje Albine me nje shall ne koke, buze te nxira  e fytyre te zbehte. Kishte marr hijen e nje te vdekuri qe kerkonte te zvarritej duke ngulur thonjte mbi barrat e jetes per te qendruar akoma ne te. Ndjente qe duhej te luftonte , ndjente sikur jeta e saj  akoma skishte nisur e endrrat e parealizuara i jepnin shtyse pozitivizmit te saj.

"Faleminderit Nirvana!" Harkoi buzet lart lehte e me dhimbje  ne pamundesi per te dhuruar nje buzeqeshje te vertete.

"Kur do dalesh nga ketu ?" Po mundohej te kerkonte per nje pyetje a per nje teme qe do mund ta gjalleronte paksa por donte gjithashtu te informohej rreth gjendjes se saj.

"Do dal pas dy ditesh. Kurimin do e vazhdoj nga shtepia . Doktoret thone qe nuk eshte me e nevojshme qendrimi ketu. "

Pasi mori fryme thelle pa ne syte jeshile te Nirvanes teksa po mundohej te nxirrte disa fjale "Gjate kohes qe sdo jem kam kontaktuar me nje agjensi pune  per nje sekretare tjeter ."

Iu drodh zeri sepse e dinte mire qe ne kushtet qe ishte sdo punonte dot edhe pse parate i nevojiteshin me shume se kurre. Ishte e kujdesshme ne  detaje e kishte punuar gjithmone me zell e tani qe do mbyllej brenda kater mureve shumecka i dukej e zymte  edhe pse mundohej ta mbulonte me pozitivizem tek tuk te shtirur.

"Nuk duhet te shqetesohesh per punen. Jo tani qe ke nevoje per pushim, pastaj skam nevoje per sekretare tjeter. Ti bej nje jave pushim apo dy e eja kur ta shikosh qe je ne forme, gje qe shume shpejt ka per te ndodhur."

E pa me trishtim duke gjetur meshire ne fjalet ngushelluese te Nirvanes e teksa u mat te thonte dicka u degjuan kercitjet e deres se bardhe prej druri.

"Bina gjeta embelsiren qe po kerkoje sme besohet qe se kam provu akoma hall..." mori nje qendrim serioz sapo pa Nirvanen te ulur ne karrigen afer krevatit te Albines e u afrua ti zgjaste doren me nje buzeqeshje qe falte ngrohtesi .

"Nirvana besoj. Albina flet kaq shume per ju ." Buzeqeshja e tij hasi ne syte e Albines qe  i zmadhonte dhe zvogelonte per ti treguar qe e kishte tepruar me fjalet .

"Sa keq qe Albina sme ka folur per ju , ë Albina?" Drejtohet nga ajo me nje buzeqeshje teksa syte i shndrisnin duke ditur sa rendesi qe kishte per te.

"Une po shkoj tani. Po ju le ne shoqerine e njeri tjetrit . Do te shihemi serish!" Ishte nje premtim, e premtimet Nirvana gjithmone i mbante . Pershendeti dhe Jonin me koke dhe me nje buzeqeshje ne fytyre u largua duke menduar per shkelqimin e syve te Albines kur Joni hyri ne dere apo per  buzeqeshjen qe asnjehere se hoqi nga fytyra edhe kur shakate e Jonit linin vend per shtremberim fytyre.

Iu kujtua Marvin, buzeqeshja e tij , rrezellitja e syve te tij e ato rrahjet e forta te zemres sa here qe syte e tij ceknin te sajat e me keto mori ndjenjash qe premtonin ngrohtesi i dergoi nje 'ckemi' per tu penduar shume shpejt me pas.

Kishte kaq shume frike se mos gabonte serish, duke i falur zemren atij, duke i dhene aq shume ndjenja nga te sajat e kishte dhe frike te merrte nga ai. Aq shume ishte lenduar nga ish i fejuari i saj,  saqe nuk donte ti pranonte ndjenjat qe po rriteshin per Marvinin duke refuzuar afrimitetin e tij, duke mbyllur brenda nje muri diku ne cep te zemres buzeqeshjet e rrahjet e zemres per ti lene vend Nirvanes krenare . Nirvanes qe nuk thyhej lehte pothuajse kurre...Nirvanen qe ajo do te donte te ishte.

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now