Pjesa 1

1K 73 83
                                    

Ishte e frikshme te kuptoje se ke arritur ne ate moshe ku gjerat e fshehta qe me pare ne celular pershperiteshin nepermjet mamase dhe tezeve, tashme bertisnin t'i degjoje dhe ti.

Po bente detyrat, me vemendjen nen faqet e ashpra te fletores mbante shikimin a thua nuk degjonte asgje c'diskutonte e ema ne telefon. Gjithsesi dhe nese do e kuptonin qe vemendjen vertete e kishte ne biseden e tyre, s'eshte se do e vinin ujin ne zjarr te ndalonin. E ema vazhdonte te diskutonte me ze te larte, ndoshta per ta paralajmeruar ate me leksionet zemerthyese. S'eshte se Feli derrmohej kur ndodhte ndonje  vdekje, madje ndonjehere mamaja ia hidhte me shaka fjalet 'Pse sillesh si kafshe,s'ta ndjen per askend' por fundja, shakaja ishte gjysma e se vertetes. Per te folur per te verteten, ishte se Feli ndjenja kishte, por i fshehte. Ndoshta thjesht mundohej t'i mbushte mendjen njerezve qe do nje seri veprimesh per te fituar besimin e saj qe ajo te shprehte ndjenjat e saj. Ose jo, mund te kishte shpjegim tjeter per te. Me thellesisht do ishte se Feli ndjenja kishte vetem per mamane dhe te atin e saj, nuk eshte se te tjeret do kishin ndjenja me te medha per te se ata. Prandaj  iu falte ngrohtesi vetem atyre qe e meritonin. Jo se tezja e saj nuk e meritonte, prag vdekjes sidomos, por sic permenda, Feli nuk para i shprehte ndjenjat. Preferonte te vazhdonte te cilesohej 'kafshe pa ndjenja' ne menyre shakatore.

'Fel, duhet te ikim ne Kukes neser' zeri i bute i mamase ia nderpreu mendimet, por vazhdoi te shkruante, se c'po katandiste nuk e kuptoi, por gjithsesi ne letersi kishte note, thjesht donte te humbiste mendjen neper faqe.

'Ne rregull' nje pohim i thjeshte ngjasonte si i parendesishem, por thelle brenda, vertete i vinte keq per tezen. Madje i dhimbte aq sa deshironte te qante, por s'mbante mend kur kishte qare per here te fundit.

'Te shohesh tezen, para se...'

'Po ma, me ka marre malli' u perpoq t'ia ngrohte pak zemren duke u sjelle paksa humane si c'keshillonte e ema. 'Ne fakt,' leshoi fletoren dhe me nuk duroi. Jo me te, jo me mamane e saj. Iu hodh nder krahe dhe perqafoi kraharorin e saj te ngrohte. Rrahjet e saj te zemres u ngriten menjehere me shpejt se c'duhej dhe Feli e dinte qe ishte prej veprimit te saj. 'Ne fakt dua te shuaj mallin qe neser'

'Nese nuk do vdisnim, c'rendesi do kishte jeta? Biles nuk do quhej e tille, te pakten ti e mundesine te flasesh me te ne castet e fundit, disave u ikin papritmas' shtoi me teper teksa mundohej te qetesonte mamane e saj .Nuk i vinte mire te shihte mamane te derdhte lote, nuk i pelqente aspak te shihte te vetmen arsye buzeqeshje qe kishte, t'i kthehej ne arsye lotesh. Ndjeu nje puthje te lehte ne balle, e shtrengoi me teper.

Dita kaloi shpejt, si c'po kalonin javet, ishte e cuditshme qe javen e pare te vitit te fundit te gjimnazit e mbajnte mend si dje. Ishte ne simestrin e trete tani, ne ankth per provimet e matures.

Po behej gati per ne Kukes, zbrasi canten e shkolles dhe futi nje pale tuta gjumi dhe nje bluze me menge te gjata. Do qendronin nje dite me sa mbajti mend nga udhezimet e mamase.

'U bere gati?' tundi koken ne shenje pohimi dhe e cuditi kur ndau cantat e saj prej te Felit.

'Pse i-'

'Do shkosh me Kristin, e ke problem? Makina e Yllit eshte mbushur plot se do vije dhe teze Mira dhe Altina me burrat' nuk e kishte idene per ke po fliste e ema. Kristi? Se pari, mendoi se mund te ishte femer. Kristi eshte emer femre apo jo? Nuk ishte e sigurt. Shpresonte.

'Sa vjec eshte Kristi?' pyeti me fytyren e buzeqeshur ne forme shakaje.

'Njezete e nje' e ema i ktheu buzeqeshjen. Mashkull. E kuptoi nga veshtrimi i mamase dhe e vleresonte qe nuk sillej si shumica e mamave te cilat silleshin histerike kur permendej nje djale, lere me ne moshen e tij. 'Se mos i ben gje rruges'

Qeshi paster. ' Nuk eshte se kuksianet jane ndonje gje e rralle' e bezdisur shfryhu nga mendimi dhe mori me mend se do ishte ndonje djale i lagjes se nenes qe kishte ofruar te ndihmonte.

'Nuk eshte kuksian,' e degjoi mire fjaline e mamase se saj, por vazhdoi te rregullonte cantat e pashqetesuar edhe pse mund te ndjente buzeqeshjen e fshehur te mamase se saj. 'Eshte tirans'

'Of, aq me mire' ironizoi. Si fis nuk eshte se i kishin mire marredheniet mire me njerezit me origjine nga Tirana. Sidomos meshkujt. Nuk e dinte nga e kishin gjetur, ku kishin kontakt me nje djale te ri te ndihmonte per udhetim. 'Eshte jashte?'

'Ehe,' pershperiti. 'Mos u ndje ne siklet, ne fakt vetem ai eshte tipi qe nuk te ve ne siklet. Dhe mos ki frike, do mberrijme te dyja ne te njejten kohe' i buzeqeshi paqesisht ne menyre qe te qetesonte te bijen dhe Feli i dhuroi nje perqafim te forte para se te vendosnte canten ne krahe dhe te fillonte te zbriste shkallet. Nuk ndihej mire kur e dinte qe tashme me ne shtepine e tezes nuk po shkonte per festa apo tradite, por shkonte se ato tradita do shuheshin sapo ajo do te zhdukej nga ajo shtepi. E dinte qe do i mungonin vertete, do mundohej t'i sillte serish ne mendje ato kohe nepermjet kujtimeve, por kurre s'do mundte t'i perjetonte me, sepse kurre me s'mund te sillte tezen dhe t'i falte vetes e njerezve qe e rrethonin auren pozitive te saj.

Vereu nje makine te zeze bmw dhe me siguri duhet te ishte djaloshi, prandaj hapi deren fuqishem, e pasigurt, pasi fytyren e tij nga xhamat nuk mund ta veshtronte, ishin xhama te erret. Nuk dallohej gje. Te pakten nuk do e merrte vesh njeri kur ta rrembente.

Perplasja e forte e deres mesa duket ia terhoqi rendshem atij vemendjen dhe kur Feli ktheu syte te perballej me pamjen e tij, vereu dy sy te tronditur, me shume te cuditur. Vertete mund te ishte tirans, por ishte i pashem. Simpatik, jo i bukur, por kendshem si fytyre. Neqoftese do ishte ne moshen e tij dhe mund ta pranonte si te dashur.

'A je ti Kristi?' per te qetesuar sigurine e saj, pyeti njehere mos ndoshta kishte ngaterruar makine, prandaj e veshtronte ne ate menyre. Mesa duket pyetja e saj e terhoqi nga ajo bota mendimtare qe djaloshi kishte ngelur dhe kesaj rradhe e veshtroi me bute, i zgjati doren duke  habitur Felin kesaj rradhe.

Sapo afroi doren per ta puthitur me te tijen, Kristi e grabiti dhe papritur e coi ne prani te buzeve te tij, duke leshuar nje puthje te vogel, te bute. Pa ditur qeshi nga veprimi qesharak i tij. Ishte veprim i bukur gjithsesi, i besoi mamase tashme qe me te nuk do ndihej ne siklet. Ngjasonte tip qesharak.

'Kuptohet qe gjithe ky djale eshte Kristi' me ne fund ktheu pergjigjen e pyetjes se meparshme. Po e sodiste i buzeqeshur. Tip i kendshem.

'E kuptova nga budalleku' fitoi dhe nje tjeter ngerdheshje prej tij kesaj rradhe.

'Nuk po te them gje se je e vogel' fokusoi shikimin perpara dhe nisi makinen, akoma i buzeqeshur. Dukej qe ishte njeri pozitiv.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now