Pjesa 10

434 56 42
                                    

'Cao shpirto' bertiti Soni i buzeqeshur teksa i dhuroi nje puthje ne ajer, pasi kishin mbaruar konsultimet. Me buzeqeshjen e saj simpatike e pershendeti Sonin dhe ia beri me dore. Nuk e dinte se jashte portes se shkolles se saj e prisnin dy syte gjykues te cileve nuk i pelqyen aspak veprimet e saj. Pra ajo mund te buzeqeshte plot jete prane djemeve te tille si mashkulli qe sapo analizoi dhe me te të buzeqeshte rralle sikur nuk ia kishte fituar mjaftueshem zemren?

U fokusua ne fjalet qe donte te shperthente, nuk i vinte asgje ne mendje atehere kur donte. Vertete i kishte ngelur qejfi dhe asaj do ia tregonte, me shpresen se do buzeqeshte me shpesh me te.

'Me fal, ste jam bukurosh sa duhet sa ai qe te me buzeqeshesh dhe mua?' ishte bere rutine tashme ta trembte menjehere sapo ajo dilte nga porta, jo ne dijeni qe do ishte Kristi ai per ta pershendetur. Ishte bere goxha aglutinativ ndaj Felit, jo se i prishte pune por ata ishin thjesht shoke, jo shoqeri e ngushte.

'Cthua o Krist cthua?' nisi te ecte e bezdisur drejt stacionit te autobuzit dhe nuk ia vari me Kristit. Me fytyren e rende Kristi ecte prane saj. Vertete do e injoronte keshtu?

'Kush ishte ai djali?' mund te mos ishte per Felin i ngushte, por ai e kishte qejf goxha ate vajze. I pelqente menyra si mendonte dhe i menaxhonte situatat. Donte qe vendin e dikujt te paafte ta zinte ai.

'Shoku i ngushte' para se te ndalonte ne stacion, i ktheu nje shikim provokues, duke pritur reagimin e tij.
'Je xheloz ti?' buzeqeshi ajo. Kur veshtroi buzeqeshjen e saj te embel, harroi se per cfare po diskutonin ne kete moment.

'Une xheloz? Perse? Kam miqesi plot' shfryu ai i irrituar kur kujtoi me ne fund fjalet e saj te fundit. Ishte vertete manipuluese, e dinte sa qejf i kishte ai buzeqeshjet dhe u mundua te fshihte zenken nepermjet buzeqeshjes se saj fallso. Por serish, ngelej e bukur.

'Shko rri me miqesine pra' vereu njehere nga rruga te shihte nese po afrohej autobuzi dhe te largohej prej diskutimit me te. Edhe pse shume mire e dinte qe dhe kur te futej ne autobuz, serish biseden me te do kujtonte.

'Ne rregull, shoqeria jote me pelqen me shume nga te gjithe'

'E imja? Po une jam femije' mesa duket e kishte marre kete zenke me seriozisht se c'duhet. Ndoshta prej frustrimit qe autobuzi s'po dukej gjekundi, apo do i duhej te vriste trurin si t'i kthente nje pergjigje te sakte Kristit. Kristi mjaft mire e kuptoi acarimin e menjehershem te saj, presionin dhe thjesht autobuzin. Por akoma s'kishte kuptuar perse ajo mendonte se do e linte ate te hipte ne autobuz pa u sqaruar, kur ne plan e kishte qe ne fillim ta dergonte ne shtepi me makinen e tij.

Ajo vazhdonte te fliste dhe Kristi nderkohe veshtronte pemet lart dhe ndonjehere hiqte prej flokeve te saj te gjata gjethet me push qe binin prej pemes. E c'bente ajo? Vazhdonte fliste pa vene re asnje veprim te tij.

'Akoma mendon se do te le te ikesh me autobuz?'

'Kush te pyeti?' hodhi ajo veshtrimin e saj te hidhur dhe menjehere u perpoq te futej me te shpejte ne autobuz, por dora e tij shtrengoi ne pune sekondash kycin e saj dhe e terhoqi mbrapa. Vazhdoi te ecte para, duke e terhequr Felin mbrapa vetes, per te arritur te makina e tij.

Hapi deren per te dhe pothuajse e urdheroi: 'Futu'

'Nuk dua' kundershtoi hapur. S'donte vertete.

'Futu' perseriti ai serish.

'Me bej' kembenguli. Vertete priste veprimin e tij te rradhes dhe e kapi papritur. Iu afrua aq prane, saqe rrahjet e saj te zemres po shpejtoheshin vetetiu. Jo se deshironte. Ishin dhe prane shkolles e saj, do ndihej e turperuar dicka qe s'ishte e duhur. Por ai s'do shkaterronte gjithcka qe kishin formuar deri me tani me dicka te tille? Ai adhuronte te ishte shoku i saj.

Ne momentin qe do bindej se ai do kryente te paberen, ne momentin qe iu afrua aq prane buzeve te saj saqe ajo ishte gati te humbte cdo fortese te seriozitetit dhe te shfaqte ndoshta turpin dhe friken, ai serish e habiti.

'Fu-tu!' ishte nje ulerime e pershperitur, e sigurt qe vetem ajo e degjoi, por qe e tha ne nje menyre te renduar saqe ajo u dorezua dhe u fut brenda ne makine. Mbylli deren dhe shkoi ne anen e timonit dhe u fut vete.

'Si ste mbushet ajo mendje kokenocke' kesaj rradhe asaj nuk i kishin ngelur fjale per te folur. Vertete mendoi se ai mund ta bente dicka te tille? Duhet t'i therriste mendjes, nuk ishin neper filma, ato drama s'i perkisnin jetes se saj.

E vuri re dhe Kristi qetesine e saj, i beri pershtypje. Me pare kur nuk e njihnin pothuajse njeri-tjetrin e pranonte ate heshtje, por jo tani.

'Dritez, je mire?' kerkoi te dinte i shqetesuar.

'Mire..' pohoi ajo me ze te ulet. Vazhdoi te shihte jashte dritares dhe priste me zell te mberrinin ne shtepi sa me shpejt.

'Nuk me dukesh mire'

'Une asnjehere s' dukem mire, vete me ke thene' mesa duket ishte inatosur. Po sikur ta kishte bere ate veprim? Do turperohej para te gjitheve, ne mos s'ishte turperuar dhe tani me ate afrim aq prane te tij.

'Te ngeli hatri, shpirt?' ne momentin kur permendi fjalen shpirt fitoi vemendjen e saj. Seriozisht, shpirt? C'ishte ajo, te cilesohej me fjale te tilla te pavlera qe lezetin ia kishin humbur kohe me pare? Iu duk sikur e perdori per ironi.

'Jo, shpirt' me nuk u kthye per ta veshtruar.

'Te ka ngelur hatri, por nuk di me cfare'

'Me teteme' fitoi ne menyre te menjehershme vemendjen e Kristit, dhe jo per mire. Nuk beri ze, por vetem sa e veshtroi njehere konfuz. Konfuze ishte dhe ajo me veten, cfare kishte thene? E cfare kishte qe ishte kaq e inatosur me te? Kristi ktheu serish shikimin perballe rruges, s'i tha asgje. Nuk e vazhdoi me diskutimin.

'Me fal' pershperiti lehtas ajo, pikerisht ne momentin kur ata kishin arritur ne shtepine e saj. Kristi nuk foli, por e sigurt qe e kishte falur. Faljen e tij e kishte gjithmone ne xhep. Vetem ajo.

Para se te hapte deren dhe te shkonte ne shtepi, iu hodh ne krahe me ngrohtesine e saj me te embel qe mund te kishte perjetuar ndonjehere Kristi. I dhuroi dhe nje puthje te forte ne faqe, per t'ia bere te sigurt qe puthja ishte po aq e vertete sa fjalet e saj kur i kerkoi falje. Qeshi me pas. Aty theu barrierat e Kristit, iu cel shpirti kur pa ate te qeshte, por serish nuk e dha veten. Qendroi si ajo, serioz, por i vinte te buzeqeshte.

'Te kam xhan' pershperiti ajo. Aq mjaftoi qe ai te buzeqeshte tere zemer dhe t'ia kthente perqafim po aq ngrohte sa ia kishte dhuruar ajo.

'Te kam xhan' ia ktheu menjehere, pa dyshime.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now