Pjesa 13

408 53 34
                                    

'Merr fryme thelle' e keshilloi mamaja. Nese dikush do mohonte se Feli nuk ishte kthyer vertete ne nje zonjushe simpatike e terheqese ne ate fustan dhe menyren si ishte pergatitur per mature, do e kishin thjesht zili. Buzeqeshi me pamjen qe i dhuroi pasqyra. Ishte ajo, ne menyren me te bukur qe mund ta kishte pare veten ndonjehere.

Degjoi borien jashte shtepise dhe e kuptoi qe ishte Kristi. I buzeqeshi per here te fundit mamase dhe mori telefonin para se te dilte me kujdes jashte. Eci ngadale neper shkalle dhe e mori me mend qe Kristi po bezdisej nga vonesa e saj, por jo vetem qe kishte aq shume emocione,por dhe me ate fustan te ngushte, e kishte veshtire te ecte.

'Krist' bertiti paksa me ze te ulet qe t'ia fitonte vemendjen nga telefoni kur po qendronte jashte portes se saj mbeshtetur. Kristi ktheu menjehere shikimin, mendja i formonte imazhe te ndryshme se si mund te ishte pergatitur ajo. Ne momentin kur perplasi shikimin me te, do betohej se mendja e tij nuk e kishte aspak imagjinaten e bukur. S'dinte a te buzeqeshte apo te tronditej me pamjen e adhurueshme dhe te mahnitshme qe kishte perballe. Ndoshta ishin dhe emocionet e tij qe po perjetonte nje mature per here te dyte, por kur e veshtroi serish Felin, dyshimet e tij per Klivian iu rriten me shume. Duhet te ishte shkelqimi i fustanit nga drita e nates, ose emocionet.

I shtrengoi doren dhe ia puthi lehtshem.

'Sot s'duhet te kesh turp besoj,' i buzeqeshi ai cilter. 'Nuk e prisja te me verboje kaq shume, dritez' ia ktheu menjehere buzeqeshjen kur degjoi fjalet e tij. Gjithmone dinte si ta bente te ndihej mire.

'Je bere bukurosh' me ne fund leshoi dhe ajo nje kompliment per te.

'Pse nuk jam bukurosh dite per dite?' u tall me Felin dhe ngurtesoi fytyren.

'Sot je ekstra i bukur' i qeshi teksa u futen ne makine dhe per pune minutash u nisen drejt lokalit.

Kristi dinte si t'ia hiqte nervozismin dhe emocionet, gjate gjithe rruges e kishte mbajtur me buzeqeshje ne fytyre dhe te qetesuar. Here here kur qendronte ne heshtje, e mbulonin mendimet se sa me fat ishte te kishte nje vajze kaq te paster shpirterisht per shoqe, lere me kur i hidhte veshtrime tek e tuk dhe mendonte sa simpatike ishte bere sonte. Nje ane e frikesonte se mund te fitonte te gjithe vemendjen e djemve sot,dhe do e harronte ate. Ishte paksa egoist, e pranonte. Sepse nese e kishte pranuar ate si shoqerues, duhet te qendronte vetem me te, dhe ashtu sic ishte pergatitur sot, nuk do e linte te shkonte pa disa perqafime dhe kercime.

'Do ikin ne Durres mbas matures,' i pershperiti Kristit me fytyren e hidhur paksa. S'kishte qene tipi qe rrezikonte shume dhe qe shkonte mbas aventurave, i kishte qejf, por nuk e jepte veten menjehere. S'e jepte veten fare. Por deshironte t'ia thoshte Kristit qe te pakten ai te merrej me te gjate gjithe mbremjes. Aq i mjaftonte Kristit t'i tregonte dhe e mendonte vete me pas c'donte te bente. 'Do bejne qejf, me bast'

Feli harronte se prane kishte te vetmin qe gjithmone vinte lumturine para c'do gje tjeter, sidomos te sajen.I premtoi qe kete mbremje do ia kalonin me bukur se c'mund te kishte perjetuar ndonjehere dhe ai i mbante premtimet , pervec kafese.

Nuk e kishte pare ndonjehere Felin aq te buzeqeshur sa sonte, e kishte prane vetes ne keto momente, duke kercyer vals dhe ajo ishte e buzeqeshur pa asnje arsye. Ndoshta arsyeja ishte se pa Kristin, nuk do ia kishte kaluar aspak sic priste ne mature. Sot me te, ishte vertete e lumtur, dhe me nuk i interesoi qe nuk do te shkonte ne Durres me maturantet e tjere. Si perfundim, e rrotulloi Felin dhe ne fund u perplas ne kraharorin e tij. Leshoi nje nenqeshje dhe e mbertheu ne perqafim. Kristi e ndjeu ate perqafim, e ndjeu goxha. Ndjente dhe frymen e saj qe perplasej ne gjoksin e tij sikur kemisha nuk ndodhej aspak aty, depertonte.

'Te ta marr pak shoqeruesen?' papritur u shfaq nga askundi, Marku. Sikur ta dinte se mendimi qe ai do ta linte te qete pas refuzimit te saj, ishte i pavertete.

I frustruar me shpejtesi donte te thoshte te vetmen pergjigjen qe kishte ne mendje : 'J..' ndjeu nje pickim te vogel prej Felit dhe e ndryshoi pergjigjen menjehere per hatrin e saj. 'Po, por jo per shume gjate'

'Sa e bukur je bere sonte' nuk priti aspak por menjehere leshoi fjalet drejt saj teksa e shtrengoi mbas vetes te vallezonin.

'As ti sje keq' dhe ne fund iu kujtua se cfare kishte komplimentuar Kristin. Je bere bukurosh. Komplimentet ishin majft te ndryshme.

Ulur ne tavoline ndodhej Kristi, qe i kishte hedhur tutje te tere shikimet e uritura te maturanteve qe mendonin se ai mund te ishte ne te njejten moshe me to. Nuk i interesonin kur shumicen e kohes nuk kishte vemendjen dhe kthente shikimin nga Marku, dhe vetullat i ngryseshin kur veshtronte Feli te buzeqeshte vertete. Me Markun. I kishte premtuar se do ishte ai i vetmi qe do e bente te lumtur sot.

Mbante shtrenguar doren e saj teksa dolen nga lokali dhe Feli mbeshteti koken ne shpatullen e tij, para se t'i dhuronte nje perqafim si falenderim. Qe ne momentin qe Kristi ishte futur ne jeten e saj, c'do gje ishte bere me e gjalleruar dhe i ishte mirenjohese per kete.

'Hip ne makine'

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now