Pjesa 12

422 53 69
                                    

Marku : Te pakten mendoje?

Nuk do te thoshte qe Marku po e bezdiste me mesazhe, sepse ne te vertete po ndihej paksa ne qejf qe ai nuk e la me aq. Vazhdoi te kerkonte vendin e saj si shoqeruese, dhjetra here me fjale e mesazhe te bukura, deri ne momentin kur u lodh dhe se fundmi shtoi vetem nje shprese te fundit 'te pakten mendoje'.

Feli : E kam nje shoqerues Mark. :P

Shtoi simbolin pas fjalise per te mos e derguar mesazhin aq te thate dhe te dukshem si pa ndjenja. Po i vinte keq ta refuzonte ne menyre te tille pas aq shume perpjekjeve te tij. Vete Feli pyeste veten si mund te kishte shoqerues dike qe nuk ishte as te pakten nje vit me te madhe se ajo, po pothuajse duke mbaruar universitetin.

Marku : Nuk heq dore.

Perse Marku cuditerisht i ishte ngjitur pikerisht asaj? Per te permbushur qellimin patjeter? Me mire t'ia priste shpresat qe tani, nuk donte ta linte me pretendime e ne fund te sillej zemerngurte.

Feli : S'do bej seks me ty nese kujton se pas mature do vi ne Durres me te gjithe. :3

Marku : Per seks kam marinelen :D Ty te kam xhan,s'te ngas.

Nuk donte te genjente veten, ajo pergjigje vertete e beri te buzeqeshte. Por gjithsesi, e fshiu ate buzeqeshje dhe u fokusua te mendja. Sigurisht qe kishte formuluar fjalet e bukura ne pune minutash. Manipulime. T'i besonte Markut, sikur te binte vete ne grope pa e shtyre askush.

Ne telefon i mberriti nje tjeter mesazh, ishte nga Kristi.

Kristi : E gjeta kostumin. :) Ca ben ti?

Feli : Po diskutoj me Markun per mature :P

Ishte e ditur qe ajo kurre nuk do zgjidhte Markun ne vend te Kristit, por ishte paksa absurde ideja te shkonte me te ne mature. Gjithsesi, nuk do e humbiste shansin. Kristi dinte te bente cdo situate te cilter.

Kristi : Mos me thuaj qe ndryshove mendjen dritez?

Feli : C'thua, ti bleve kostumin tani, me vjen gjynah :P

Tallej ajo me te, qe ne momentin e pare kur permendi Markun. Qeshte me vete.

Kristi : Pra, per meshire. :/

Feli : Une te kam xhan.

Kishin perparuar goxha, verehej ne momentin kur ishte Feli e cila i thoshte e para ato fjale. Tashme ishte mjaftueshem rehatshem dhe qete me shoqerine dhe pranine e tij. Mund te thuhej se per pershendetje kishin perqafimet e tyre te ngrohta.

Kristi : Te kam xhan.

Nuk preferonte te shtonte pas te tilla si me shume,apo dhe une. I dukeshin te pavlera. Mjaftonte t'ia bente te qarte me nje 'te kam xhan' te thjeshte. Do te thoshte shume.

Kristi mori fryme thelle, i dikej sikur po genjente veten. 3 vite jane shume. 3 vite nuk ishin asgje kur ata te dy ishin te matur nga veprimet dhe shpirterisht. Nisi te lexonte mesazhet e tyre qe nga fillimi, buzeqeshi. Asnjehere nuk do kishte dashur te lexonte nje bisede nga fillimi, pervec bisedes se saj. Aura pozitive u zhduk ne momentin kur u duk Klivia ne apartamentin e tij, si gjithmone e bente te ditur veten duke perplasur deren kryesore. Lehtshem, tashme jo me me nje buzeqeshje ne fytyre,leshoi telefonin ne divan, i bezdisur.

Priti, sa Klivia te shperthente ne biseda si gjithmone dhe kesaj rradhe do degjonte vertete me kersheri. Kesaj rradhe do analizonte. Kesaj rradhe do vezhgonte, nuk do fliste. Do mendohej. Klivia u hodh ne divan dhe i dhuroi nje puthje te vogel, dhe sic Kristi e kishte parashikuar, ajo filloi te veten.

'Me qelloi njera sot te...' Klivia vazhdoi te fliste per thashethemet e saj te dites dhe Kristi as qe levizte fytyren per te shfaqur cfare mendonte. Sic i kishte premtuar vetes, vetem do degjonte, do analizonte.

Pas gjysme ore, me ne fund, Klivia arriti ta pyeste : 'Krist, c'ke?' pasi hoqi dore pak minuta nga egoizmi i saj, i kushtoi vemendje Kristit.Ishte ai momenti kur Kristi i buzeqeshi embel dhe i pershperiti : 'Nuk kam gje' sepse kishte dhe nje prove tjeter per te provuar.

Ashtu sic e kishte lene me Felin, u takuan prane shkolles se saj e me vone do e vendosnin ku do dilnin. Ishte nervoze per maturen te cilen e kishte pas dy ditesh dhe i vetmi qe mund ta qetesonte ishte vete shoqeruesi, Kristi.

Para se te vazhdonte Feli te fliste, Kristi vendosi serish fytyren e tij te meparshme me Klivian dhe u nis per te degjuar Felin. Ajo qendoroi ne qetesi ne vend se te fliste dhe me ne fund, pyeti.

'Je mire, Krist?' e vuri re se kishte dicka qe nuk shkonte, por Kristi i buzeqeshi, me paster se Klivias dhe me me shume dashuri. E meritonte, kur ne vend qe te kishte filluar te fliste per veten e te mos mendonte per personin prane , e kishte pyetur menjehere perse ishte aq i ngurte.

'Te jem me ty, e mos te jem mire, dritez' e mbeshtolli ne nje perqafim te lehte dhe i leshoi nje puthje te vogel ne balle. Nuk para merrte vendime, por kete e kishte te qarte.

Shpirt I LireTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang