Pjesa 19

417 50 46
                                    

'Nuk dua darke' i foli ajo me ne fund dhe e vetmja gje qe fitoi prej tij ishte nje mimike e shokuar. Kur preku me ne fund perqafimin e tij, kuptoi se nuk ishte darka ajo qe e kishte emocionuar, por thjesht ideja qe do dilte me te.

'Jo, te premtova qe do dilnim per darke dhe ne do dalim' si gjithmone, ai i mbante premtimet e tij. Por kurre kafene.

'Nuk me premtove po boll, nuk dua te dalim' shtoi ajo ne mes te buzeqeshjes. C'e kishte gjetur Felin, per here te pare, kaq te gjalleruar?

'Mos kalove nga Lapraka padashje?' pyeti ai butesisht akoma nen perqafimin e saj te embel. Feli e injoroi shakane e tij, vazhdoi me te sajen.

'Dua te rrime te makina jote...te perqafuar' sikur i kishte degjuar mendjen atij dhe ai s'do kerkonte asgje me shume se kaq asnjehere. U ul ne sendilen e tij dhe e mori ate ne prehrin e tij, ajo u rehatua mire dhe lidhi krahet mbas qafes se tij.

'Te kam xhan' i pershperiti ajo prane teksa i ledhatonte buzet me gishtat e saj. Si luante.. Dhe nuk e dinte qe do e pesonte. Duhet t'i kishte ndodhur dicka, por nuk po e zbulonte.

'Oh moj driteza ime,' afroi ai ngadale buzet e tij te plota drejt saj. 'Po une kam filluar te te dua' perplasi butesisht buzet e tij te ngrohta me te sajat, dhe po ndjente shijen e luleshtrydheve qe ajo me pare i dergoi foto teksa i hante. Rreshqiti gishtat e tij ne belin e saj dhe e shtrengoi mbas vetes. Puthjen nuk e ndane aspak, ashtu te lidhur se bashku shijonin njeri tjetrin, e nese nuk do ishte per frymen qe po u merrej, ata s'do shkeputeshin asnjehere. Me pas ndjeu nje nuance bari nga buzet e saj... Ishte droguar. I vinte te qeshte. Pikerisht sot? Te luante me ndjenjat e tij?

'E di, prandaj u largova' luante ajo me hunden e tij, ashtu ulur ne preher. Kristi u konfuzua.

'Se mund te te doja?'

'Se mund te me doje. Ti e pe sa e bute po kthehesha, apo jo? Pastaj, pastaj, pastaj, ti ishe shpirt i lire, mua do me hiqje qafe sic po hiqje qafe ngadale Klivian. Une te kisha xhan xhan ty, po te me zhdukeshe?' mbylli syte kur ajo mbaroi se foluri. Kjo ishte arsyeja qe ai mundohej te zbulonte keto dy muaj. Epo, mallkonte veten qe i ishte shfaqur asaj si nje shpirt i lire. Per te, kthehej nje shpirt i mbyllur. Vetem ajo, te mos shqetesohej, e te mos mendonte se do e hiqte qafe sapo t'i merzitej.

'E njeh Kristin?' e pyeti ai. E habitur ajo nisi te pergjigjej.

'Je ketu' leshoi ajo nje tjeter puthje te vogel ne buzet e tij. Kjo nate po i pelqente me shume se c'duhet. E dinte qe po te kishin shkuar per darke, nuk do ia kalonin kaq mire.

'E njeh Kristin?' pyeti serish, Feli jo ne dijeni perse po sillej keshtu.

'E njoh' pershperiti ajo prane buzeve te tij. Atij i vinte te qeshte, droga e bente me epshore se ndonjehere.

'Atehere do e dije shume mire se une sdo ta beja ate gje, sidomos ty' ne vend qe t'i plotesonte asaj deshiren, i puthi lehtshem ballin. Ajo zhyti fytyren ne qafen e tij dhe thithi rendshem parfumin e tij burreor.

'E dija, por kur isha me ty, mendoja se humbisja veten'

'Ste dukej gje e mire?'

'Kisha idene se do ndryshoja dhe me njerezit e tjere... Po keto muaj..'

'Keto muaj cfare?' afroi ai buzet prane saj, me shpresen se mund ta genjente me puthje.

'Kuptova se une isha ti. Nuk kisha zbuluar veten akoma. E ti, ti ishe aty te me ndihmoje' leshoi ajo ballin ne ballin e tij dhe filloi te merrte fryme rendshem. Ai veshtroi syte e saj te mbyllur, e admiroi. E donte.

'Por sme do' buzeqeshi Kristi.

'Nga e di ti?' vuri nje mimike te merzitur ajo.

'Po ti a e di njehere? Pastaj a e di une' qeshi ai me gjendjen qesharake te saj.

'Une se di, po ti nga e di?' ne vend qe ta lejonte te derdelliste me shume, e puthi. E puthi me friken se te nesermen ndoshta ajo nuk do te ndjente te njejten deshire, e ishte vetem efekti i barit.

'A hipim te ai njebrireshi?'

'Te cili njebriresh, dritez?' po shqetesohej.

'Pse eshte te koka jote?' ai kafshoi buzen e poshtme te mbante te qeshuren. Duhet te shqetesohej, e nderkohe ai qeshte. 'Ti je i bukur'

Qeshi ajo kendshem, pamja e tij ishte akoma me e bukur.

'Ma ke thene' anoi ai buzet ne nje nenqeshje.

'Mos i thuaj mamit tim' tani vertete u shqetesua. Cfare te mos i thoshte mamase se saj?

'Per barin?'

'Ca bari? Nuk ha bar une' Kristi rrotulloi syte, ajo as qe ia kishte idene per cfare bari fliste ai. 'Per ne'

Zemra filloi t'i rrihte ndryshe, jo nga rrahjet emocionuese kur ishte me te, por nga ankthi.

'Perse mos t'i them mamase tende, dritez?'

'Po nuk do pranoje, ajo gjithmone ka pasur qejf te lidhem me kuksian.. Me malok si une. Malok, imagjino. Do i ngelej qejfi. Po une, me ty, ok?' s'dinte a te qeshte a te merzitej tani, me faktin se mamaja e saj vertete mund te ishte rrezik, apo per faktin qe ajo e donte ate marredhenie e sikur ne fshehtesi te mamase.

Vetem shpresonte, qe te nesermen te mendonte te njejten gje.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now