Pjesa 16

394 55 19
                                    

Ndaloi dhe mendoi me veten, ajo e kishte gjetur kush ishte vetja e saj kohe me pare. Po ndryshonte. Po i dhimbte qe po ndryshonte. Nuk sillej menjehere bute me njerezit. Besimin njerezit nuk mund t'ia fitonin qe ne momentin e pare, por ajo cdo rregull te vetes po e thyente. Po qortonte veten. Fajin e kishte Kristi. Ai e kishte butesuar, ai e kishte kthyer ne nje tjeter njeri me shoqerine e tij te perkushtuar.

Nuk i dhimbte te hidhte Kristin tutje nga jeta e saj per te mbrojtur veten. Te ishte e qete pas nje puthjeje? E sigurt qe nuk ishte ajo. Te ishte Feli e vertete, do shkallonte qe ne momentin kur ai kishte perplasur buzet me te. Po Kristi, c'bente me mendjen e saj? E luante sa andej kendej?

'Fel, cke?' e pyeti mamaja. Kishte qene e perhumbur per shume kohe, e kishte shqetesuar te emen.

'O ma, ti e ke vene re qe Kristi s'eshte tip qe merzitet?'

'Po, perse?'

'Po ja.. Nuk me pelqen me ta kem shok. Dua ti kerkojme ta nderpresim ketu shoqerine' leshoi bomben. E ema e veshtroi habitur, me nje hije hidherimi ne syte e saj. Perse e bija gjithmone do shkaterronte cdo marredhenie ku ndihej mire? Felit s'i puliteshin as qerpiket, aq e qete qendronte. Zemra i rrihte me fuqi, sepse vendimi qe kishte marre nuk ishte i thjeshte. Por s'mund te humbiste veten per hir te nje shoqerie qe mund te shuhej vite me vone. Nje shoqeri qe nuk mund te zgjaste aspak per shkak te Kristit. Nese do vazhdonte te binte brenda deshirave te tij, dhe te deshironte puthje, ishte e kote. Do ishte nje shoqeri e mbaruar.

'Po...cka te keqe Kristi?' e dinte se dhe po te perpiqej t'i ndryshonte mendimin te bijes, do deshtonte. Dukej e vendosur ne ate qe thoshte... Dukej e merzitur.

'Se di, sme terheq shoqeria' ndali biseden aty kur u ngrit prej tavoline dhe u nis ne dhomen e saj. Vendosi te dilte me nje shoqen e saj, pikerisht nga lokalet ku me shume mundesi sot, mund te ishte Kristi. Nje rruge e dy pune. S'duhet te shfaqte dobesi. Ja, nje shoqeri humbi. Cfare ndodhi? Kristi mund te krijonte shoqeri te tjera, ishte tipi i tille. Sic ia kishte fituar miqesine asaj, mund t'ia fitonte shume te tjerave. Si per fat, shoqja me te cilen do te dilte, ishte dhe e Kristit. Do e perballonte me mire, po te kishte dhe Melisen aty.

Puthjen e lehte ne balle qe ia leshoi te dashures se tij,e regjistroi ne mendje. E analizoi mire, me shikimin e tubullt akoma te fiksuar tashme ne vendin bosh ku me pare ndodhej Kristi duke i dhene nje perqafim Klivias.

'Ai nuk e do ate' arriti ne ate konkluzion te cilin ia pershperiti prane Melises. Nuk priste qe te merrte nje heshtje prej saj, gjithmone kishte nderhyre ne diskutime,kishte dhene mendimet qe Felit vertete i interesonin,por kesaj rradhe, vertete la pershtypje. Vazhdonte akoma te priste nje pohim te pakten prej Melises,por ajo duke veshtruar tavolinen e drunjte vazhdonte te gelltiste cokollaten e ngrohte qe kishte porositur.

'E di' nje pershperime pothuajse sikur ia kishte thene vetes. Kjo sjellje e Melises nuk po i pelqente, por vetem Melisa e dinte mire ndryshimin ne syte e Kristit keto muaj, nga frika se do humbiste ndjenjat per Klivian e t'i dorezohej padashur nje personi tjeter.

'E di?' perseriti e humbur ne fjalet e pakta e saj. Ishte e hutuar, perpiqej te futej ne mendimet e Melises por ajo nuk linte hapsire per asnje hipoteze.

'E donte,nuk e do me,' dhe njehere tjeter futi dyshimet ne mendjen e Felit, por tani vendosi te fliste. Felit s'mund t'i fshehte asgje,e kishte te pamundur, madje kjo duhej thene. Po te merrte vesh Kristi kete bisede, nuk do i behej qejfi, por thelle, Melisa e dinte qe ai ne vend qe t'i ngelte hatri, do te shmangej, do te frikesohej. 'Se ia ka marre mendjen dikush tjeter'

'Ahaa' beri Feli te padituren. Ose ndoshta, me te vertete ishte e tille. Nuk e mendoi se mund te ishte ajo qe Kristi i frikesohej qe do percante ndjenjat e tij per Klivian.

'Kujton se e do, i mbush mendjen vetes se akoma e do, po tere shoqeria e ka vene re ne syte e tij qe ai genjen veten'

'Faktikisht kur e shoh mua nuk me duket ashtu, me duket i dashuruar'

'Se ndodhet perpara teje' ajo fjali i vulosi te gjitha pyetjet dhe mendimet ate mengjes. Sapo Feli serish donte te fliste, te vazhdonte me pyetjet e saj kurioze, Melisa mbertheu doren e saj dhe e ngriti prej tavolines. 'Doje t'i thoje dicka?'

Para se Kristi te largohej nga lokali, Melisa me Felin i terhoqen vemendjen.

'Krist,' ai me buzeqeshje ne fytyre e mirepriti. Sa i rrihte zemra kur e kishte prane. E lumturonte. 'Desha te te thoja dicka'

'Po, sigurisht' me buzeqeshje po priste te fliste. Nuk e dinte se ajo cka kishte per ti thene Feli, do e godiste me shume se c'e kishte goditur realiteti se per Klivian, nuk kishte me ndjenja.

'Si thua te shkeputemi cik nga njeri-tjetri? Ke qene shok shume i mire, me ke ndihmuar shume, por marrim cik pushim?' me ate cik, donte te thoshte pergjithmone. Zemra e Kristit thua kishte harruar se egzistonin rrahjet. Te mos shiheshin me? Mos e kishte fajin puthja? S'mund te shkeputeshin kaq lehte, kur as nuk e kishin diskutuar kete gje. Por gje nuk kishte c'te bente, s'mund te detyronte dike te rrinte me te. I dukej ironike, kur ajo e kishte rehatuar mendjen e tij se asaj vertete nuk i prishej pune me ate puthje dhe disa dite me vone, nga askundi, shpalli miqesine e tyre te panjohur. Klivia e veshtroi ne sy, atij i dhimbte.

'Ne rregull' kishin lene te habitur si Klivian, si Melisen. Askush nuk e priste. As vete Kristi nuk e priti. Por ndodhi, dhe ai u thye.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now