Pjesa 3

572 59 28
                                    

Udhetimi ishte i qete, ia kaloi mire me te, kishte qeshur goxha, gje qe nuk ndodhte me te dhe te panjohurit. Madje Kristi bleu disa ushqime t'i hanin gjate rruges. Degjuan e kenduan kenge,kercyen sadopak ne sendile, per nje moment te vetem nuk mundi ta shihte ate serioz.

'Faleminderit!' nje e berititur prej buzeve te saj rreshqiti perpara se te hapte deren qe te zbriste nga makina, por fjalet e tij e ndaluan.

'Nga vete? Prit sa te dal une njehere, eshte bore, se mos rrezohesh' ne ato momente nuk dinte ke te arsyetonte para, perkujdesjen apo fakti 'prit sa te dal une' donte te thoshte qe do vinte me te. Mendoi se do te largohej sapo ta dergonte, jo te qendronte me te ne fshat.

'Do rrish dhe ti?' ngjasoi si e padeshirueshme, por besoi se Kristi e kuptoi qe i kishte ardhur si e papritur.

'Kush do te te dergoje ne shtepi ty zotrote?' pergjigja e tij ia mbylli gojen dhe me as nje shikim nuk i hodhi, zbriti nga makina dhe bora kishte mbuluar vendin. I mbulonte cizmet e saj dhe Feli ishte mese e lumtur per kete fakt, e ndjente buzeqeshjen e zelle te vendosur ne fytyre, kesaj rradhe duke shfaqur dhe dhembet, ishte vertete e lumtur. Kishte vite pa soditur bore, ne Tirane nuk kishte rene goxha keto kohe. E kishte marre malli, ndjente nostalgji dhe vendi ku ndodhej e bente te tille.

'Sa buzeqeshje te bukur paske' e tronditi zeri i tij, per me teper dora e tij te prekte te saj dhe ta shtrengonte. 'Do ecim bashke, eshte ftohte, mund te ngecesh dhe ne bore' dora e tij ishte vertete e ngrohte dhe perfitoi duke e shtrenguar me fort.

'Faleminderit' pershperiti dhe me shume sikur ia drejtua vetes, jo atij.

'Per cfare?' shikimin e habitur e ktheu menjehere nga Kristi. Nuk mund ta kishte seriozisht. Mjaft ndere i kishte bere sot dhe serish pyeste perse i drejtohej me falenderime.

'Per diten e sotme. Ishte qejf'

'Kalojme dhe ndonje dite tjeter bashke po deshe' ofroi teksa po ecnin ngadale nder bore, ishte e veshtire te levizje dhe me shtrengimin ne trupin e forte te Kristit.

'Sigurisht'

'Thashe se do nxirrje ndonje justifikim sic bejne ca' qeshi ne siklet Kristi.

'Nuk kam pse, me ate qe dua te kaloj kohe, e bej kohen' kur degjoi fjalet e ciltra te saj, i buzeqeshi paster dhe vazhdun te ecnin.

Arriten shpejt ne shtepine e gjyshes dhe menjehere sa vereu fytyren harmonike te gjyshit ta priste me buzeqeshjen gazmore, leshoi duart e Kristit per t'iu hedhur gjyshit ne qafe. Askush nuk ishte si gjyshi, askush nuk e kishte zemren e bardhe si ai, askush nuk e donte sa c'e donte ai.

'Na paske sjelle dhendrin ee' degjoi t'i pershperiste ne vesh. Jo, sa gabim e kishte. Vetem Kristin qe s'mund ta cilesonte dhender.

'Faktikisht as nuk e di nga e njohim, po me solli deri ketu' Kristi vezhgonte sesi ata te dy benin nje bisede ku shikimin ia hidhnin dhe atij ndonjehere. Kishte frike se mos mendonte per keq, se mos e ofendonte apo dicka e tille. 'Biles eshte njezete e nje vjec, yhy'

'Dhe?'

'Si dhe? Eshte i madh o gjysh'

'Po pra, tre vite, sa shume!' shfryu tutje me nje buzeqeshje. 'Djali, hajde brenda, eshte ftohte' e ftoi.

Kristi u afrua prane, takoi gjyshin e saj dhe qendronte vetem prane saj, ndoshta prej arsyes se akoma nuk ishte familiarizuar menjehere, ndihej me qete prane saj, prane tyre mund te ndihej ne siklet.

'Si eshte tezja?' e dinte qe me ne shikimin e saj nuk qendronte me harmonia, do ishte zevendesuar me ndonje seriozitet te hidhur, te mposhtur. Mjaftoi nje ulje sysh prej gjyshit dhe nuk donte me pergjigje. Ndihej keq, dobet kur permendte tezen dhe e dinte qe ndodhej drejt fundit dhe qe as Feli e as ilacet s'mund te benin dicka per ta ndaluar. Mesa duket Kristi e vuri re tensionin ne kete bisede dhe nuk beri shamate, sot ne keto caste e pa te qendronte dhe ai heshtur, serioz. I pelqente qe seriozitetin e jepte ne momentet kur duhej.

'Eshte ne gjume. Po shko tako gjyshen' shtrengoi doren e Kristit duke e terhequr pas vetes, pa i marre leje. Akoma ishte i ngrohte, bukur. Nuk donte ta linte vetem me gjyshin sepse e dinte qe ne pranine e saj do ndihej me pak me turp. E mori me vete.

Kristi e ndiqte i perhumbur, veshtronte si floket e saj geshtenje te dendur tundeshin nder supe kur vraponte si e marre ne korridor, per nje moment, ktheu fytyren e saj jo-simetrike duke i dhuruar nje buzeqeshje te cilter perpara se t'ia leshonte doren. E dinte qe ia kishte fituar zemren e saj si nje shoqe, kur veshtronte ate me shume se nje here te buzeqeshte. Epo ndoshta, nuk eshte se Feli ia kishte konfirmuar ende dhe e dinte qe zor do e fitonte ate status prej buzeve te saj.

C'te bente nuk kishte, keshtu qe rrinte rrinte dhe hidhte syte nga Feli, ajo nuk donte ta bente te ndihej si i lene jashte dhe mundohej here pas here ta perfshinte ne bisede dhe as Kristi nuk harronte te perfshinte humorin dhe shakate e tij. I behej qejfi Felit kur e kuptonte qe kishte arritur te bente dike te lumtur vetem duke i dhuruar ngrohtesine e familjes qe ai vete edhe pse sado shpirt i lire ishte, kishte turp te perfshihej.

Tezja e saj ishte ne gjendje te mire, por e dinte qe heret e vone, gjendja nuk eshte se do kishte rendesi. Kristi e vuri re mjaft mire veshtrimin e saj te vdekur sapo dolen prej portes se shtepizes se gjysherve te saj, buzeqeshjen me nuk ia veshtroi per nje here te vetme, e rikthyer si ne momentin kur u fut ne makinen e tij. As shakate e tij nuk ishin ne gjendje t'ia kthenin shikimin e gjalle, kur vete ajo shpirtin po e kishte te vdekur. Te dhembsur, te lenduar. Feli mundohej te mos shfaqte lendimin dhe bente nje pune te mire, duke percjelle vetem shikimin monoton, por Kristi nuk kishte si te mos e kuptone, kur vete kishte qene gjithmone lexuesi i njerezve, se vete atij s'eshte se ia lexonin ndjenjat pertej buzeqeshjes.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now