Pjesa 14

410 50 9
                                    

'Po ngaterron rruge, mos je dehur?' mund te dukej si shaka por fshehur ishte e shqetesuar. Gjate fundit e kishte vene re qe nuk ishte aq i ngazelluar sa ne fillim. Ndoshta ishte lodhur, s'i vinte faj. Kishte gjithe naten qe kercente dhe bente qejf. Mesa dukej ishte tipike e Kristit.

'Jo, ' donte te buzeqeshte, por nuk donte t'i tregonte asaj se kishte dicka per tu lumturuar. Ajo e meritonte, e meritonte me shume se Klivia. Por, s'mund ta hidhte Klivian aq lehte tutje. Kurre nuk ishte rehatuar me dike dhe Klivia e beri te mundur. Por shpejt u zhduken dhe xixellonjat mes tyre, e ndjente. Tashme Klivia kishte filluar ta bezdiste, nuk e dinte ne problemi ishte ai, por ajo kishte filluar te ndryshonte. 'Ver kufjet, ' e keshilloi. 'Dhe fli pak gjume'

'Po me perdhunove s'do te ta fal tere jeten' buzeqeshi ajo teksa po gjente nje muzike te pershtatshme te degjonte.

'Nese do doja te te prekja ne ate menyre, do te kisha impresionuar kohe me pare qe te me dorezoheshe vete' qeshi dhe Kristi bashke me te. I shkeli syrin. Buzeqeshja e asaj vajze ishte e adhurueshme, e serish ajo e fshihte. Nuk e shfaqte. Ndihej krenar qe ishte i vetmi qe e kishte bere te qeshte aq shume, krenari qe u thye ne momentin kur dhe nje palaco si Marku e arriti dicka te tille. Por qetesohu, i thoshte vetes Kristi. Marku kishte qene prane saj si shok per rreth tre vite dhe ai ne dy jave ia kishte fituar xhanin. Keshtu qe u qetesua dhe u ndje mire teksa veshtronte Felin me kufjet ne vesh, pafajshem me sy mbyllur. Buzeqeshi.

Nuk kishte shume rruge atje ku kishte planifikuar te shkonte. Vertete kujtoi se ai do e lejonte qe te pendohej pas matures perse nuk kishte shkuar me shoqerine ne Durres? Madje, i erdhi mire qe ia nxorri deshiren dhe merakun. Do shqetesohej dhe ai po te mos e kishte marre vesh qe ne fillim perse ishte e hidheruar.

Per pothuajse gjysme ore arriten. Edhe pse nuk deshironte ta zgjonte nga gjumi, ishte e lodhur dhe meritonte te qetesohej, por kete nate do ia bente vertete naten qe do mbante mend pergjithmone. Harroi ta zgjonte, humbur ne sensin e kohes kur perhumbur e veshtronte. Mbante duart ne timon, edhe pse makinen e kishte ndaluar pikerisht aty ku duhej. Kafshoi buzen e poshtme nga frika. Ishte faji i tij. Faji i tij dhe i Klivias.

'El, ' preku lehtshem doren e saj dhe me pas e shtrengoi. Ngrohtesia e tij nuk po bente pune, sa e qetesoi me shume ne gjume. 'Feli' kesaj rradhe thirri me nje ze me te larte, e perseriti tre-kater here, derisa ajo u permend.

'Me fal, harrova fare' e veshtronte tere admirim kur ajo kerkonte falje. Falje kur nuk kishte faj. Faljen te cilen Klivia nuk e permendte kurre per shkak te krenarise. Krenari kishte dhe Feli, e kishte vene re, por te pakten dinte te dallonte c'ishte respekti e miresjellja dhe krenaria.

'Krist, je mire?' u shqetesua kur vereu se ai nuk po levizte, as po fliste, vetem rrinte veshtronte. E kishte zgjuar dhe nga gjumi, duhet te ishte dicka.

'Asgje,dritez' i buzeqeshi paster, embel. Ajo ktheu shikimin perpara, tashme e habitur nga pamja perballe. Nuk ia mbante as te veshtronte Kristin ne sy. Buzeqeshi si e marre kur veshtroi detin perpara syve te saj. E dinte ku ishte. E dinte qe nuk donte the ishte me askend tjeter pervec Kristit ne kete vend. Dhe vendin me te hidhur ai e bente te gjalleruar. Shikimi i saj ishte vendosur vetem perballe detit, nuk donte as te dilte nga makina, me friken se mund te ishte ndonje iluzion apo vazhdimi i endrres se meparshme. S'e besonte te kishte nje person kaq shpirtmire prane dhe gjithmone ia neglizhonte buzeqeshjet. Ai meritonte buzeqeshjet me te medha dhe harmonike ne bote. Ai meritonte dike si vetja.

Te vetmen gje qe ndjeu veten te bente, eshte t'i hidhej Kristit ne krahe, duke e shtrenguar me shume se c'kishte bere ndonjehere. E meritonte. Meritonte shume e me shume, por c'kishte ajo te ofronte?

'Te dua shume!' papritur i shpetuan fjalet nga buzet, por nuk u pendua. Nje shok si ai e meritonte dashurine. Nje shkendije u percoll ne trurin e Kristit, s'dinte si ta perceptonte. Por e vetmja gje qe mund te bente, eshte ta shtengonte dhe ai prane vetes, ngrohte ne ate nate te fresket vere. Kishte ngelur i ngrire ne perqafim, i sigurt qe kesaj rradhe nuk do e zinte gjumi ne perqafim. Nuk e linin mendimet.

-----------------------

Me fustanin e saj te matures, ishte futur bashke ne det me Kristin. Ishte ftohte, por Kristi e perqafoi prane vetes dhe te dy vazhduan te dridheshin nga i ftohti. Buzeqeshen. Ishte per te qeshur ajo situate e pamenduar prej tyre. Kaluan disa minuta dhe u ambientuan ne uje, aty filluan te luanin se bashku ne uje. Kristi gjithmone kishte menduar se te bente aventura me miqte e tij, ndjente veten te lire. Por nuk e kishte provuar te jetonte jeten me dike me te vogel se vetja, qe gjerat feminore qe ai kishte turp t'i shprehte ne shoqerine e tij te pjekur, ajo ia plotesonte me tere deshire, pa gjykim.

Aty ne mes te detit, hapi birren qe kishte ne duar. Feli ia rrembeu nga dora dhe me veshtiresi vrapoi drejt bregut, me qellim te largohej prej Kristit.

Doli ne breg dhe Kristi vazhdoi te vraponte pas saj.

'Fel, sille vete' mundohej te tregohej serioz me te por ajo i thyente c'do barriere.

E kapi lehtshem trupin e saj dhe e perplasi ne rere. I mori birren nga duart.

'Une sdua te pish kafe, jo mo te pish birre' i buzeqeshi perballe fytyres se saj. Normalisht nuk e kishin dalluar sa prane ishin kur po diskutonin vetem per nje birre. Ishte Kristi ai i pari qe e vereu, dhe mjaftonte shikimi i saj i cilter t'ia thyente dhe barrieren e arsyetimit ne keto momente.

Perplasi buzet me te, me lehtshem se c'kishte bere me trupin e saj. Preku lehtshem faqen e bute te saj dhe serish ndjeu shkendijat qe ia shemben mendimet. Ndjeu serish perqafimin perqafimin e saj, ndjeu fjalet qe ia coroditen trurin. Te dua shume. Kishte shkalluar, kur kuptoi se po i pelqente embelsia e buzeve te saj. Kishte shkalluar, kur kuptoi se ishte kthyer si Xhulio dhe nuk po pendohej aspak per kete veprim.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now