Pjesa 6

468 57 39
                                    

'Sa vite ke me Klivian?' ishte kurioze dhe meqenese tani mund ta quante pjeserisht shok Kristin, e pyeti pa siklet edhe pse gjithmone e kishte pasur paksa turp te pyeste djemte per marredheniet e tyre.

'Keto diskutoni ne shkolle ju e' buzeqeshi Kristi. Po e trajtonte sikur te ishte nje femije, jo nje gjimnaziste qe pothuajse kishte dale nga mosha e adoleshences. A thua  kishte shume diference me te, por ishte fiksuar pas mendimit qe Feli  ishte vetem nje shoqe vogelushe e tij.

'Une keto i kam mesuar qe ne nente-vjecare' u shpreh hapur. As nuk i interesoi shikimi gjykues qe i dhuroi Kristi por qe menjehere e ktheu perpara rruges. Leshoi nje nenqeshje te vogel, i dukej sikur e kishte tepruar me buzeqeshje teksa veshtronte mimikat e saj serioze.

'Qesh cik, dritez' i pelqente ta therriste me pseudonime te embelta. Mund te dukej si nje vajze me tipare serioze por po ta njihte me thelle, do vinte bast se do ishte nje person krejt ndryshe nga c'tregonte pamja. Nuk do e mohonte, Felit i buzeqeshi zemra kur e degjoi ate fjale, nuk  e kishte thirrur dikush keshtu asnjehere. Mund ta kishin thirrur me perkedheli, por kurre te tille emri. Veprimi i rradhes ia ngrohi me shume zemren, Kristi ia rrembeu doren si diten e pare se bashku dhe i dhuroi nje puthje te lehte. I pelqente sa pozitiv dhe i edukuar ishte.

Me ne fund i leshoi nje buzeqeshje. Rradhe buzeqeshte, por kur buzeqeshte e adhuronte buzeqeshjen e fshehur te saj. Ishte shume e cilter si fytyre, nuk i kishte simtrike tiparet por cka i pelqente me shume nga fytyra e saj ishin syte. I kishte ngjyre kafe te embel gershetuar me pakez jeshil, por nuk eshte se dallohej shume. Varej, i ndryshonte ngjyra mesa i kishte vene re, naten dhe diten.

'Me pelqejne udhetimet me ty edhe pse s'te jep shume muhabet' 

'Sepse s'me njeh' u hodh direkt nga inati, por nuk donte ta shfaqte qe i kishte ngelur hatri.

'Dua te te njoh atehere' menjehere Kristi vazhdoi diskutimin dhe kishte ne plan ta fitonte debatin. Derisa te arrinin ne Kukes do kishin kohe mjaftueshem qe ta kthente situaten ne doren e tij. U kthye serioz kesaj rradhe, ajo vajze nuk duhet te bllokonte cdokend qe perpiqej te miqesohej me te. Te pakten jo me te, e kishte familiarizuar veten me te dhe te njohurit e saj, nuk kishte asnje arsye te sillej e larget. 

'Do te duhet kohe' do kundershtonte. Akoma nuk kishte arritur te kuptonte perse djaloshi e deshironte miqesine e saj aq shume. Donte ta njihte kur ia kishte bere te qarte qe nuk kishte me nevoje per shoke te rinj.

'Kam kohe sa te duash' vazhdoi dhe Kristi teksa ngiste makinen me vemendjen ne timon dhe xhamin perballe.

'Mire,' shfryhu tutje duke leshuar doren jashte dritares per tu perplasur me ajrin e fresket te natyres. 'Cfare do te dish?'

'Fut doren brenda, do vritesh' keshilloi i shqetesuar perpara se te vazhdonte me temen e meparshme. 'Gjeja qe te pelqen me shume te vetja?'

'Serioziteti' Kristi leshoi nje ngerdheshje te vogel pas pergjigjes se saj. E kuptoi perse dha ate pergjigje, dhe Feli anoi paksa buzen ne forme buzeqeshje. Mesa duket do te afroheshin se bashku dhe pse me hapa te vogla.

'Une e di qe ti e ke thjesht aktrim kete masken e pare, ti do me duash mua aq shume, sa nuk do me shqitesh me' 

'Me duket se eshte e kunderta' i dhuroi nje tjeter buzeqeshje atij per diten e sotshme.

'E sheh? Po bej progres, plus, une te jam ngjitur qe tani keshtu qe'

'Squhet e ngjitur kur te kerkova une te me dergoje ne Kukes'

'Pra po me thua qe ti me je ngjitur mua? Aq me mire'

Buzeqeshi Feli vertete me jete kesaj rradhe.

'Behesh serioz ndonjehere ti?' vazhdoi me buzeqeshje ne fytyre. E dinte qe heret ose vone do kthehej shoku i saj, dukej i determinuar per ta arritur miqesine e saj. Nuk do i prishte pune te kishte dike si Kristi prane vetes. Ishte i vetmi qe e kishte bere te qeshte qe ne fillimet e njohjes.

'Varet nga situata, me ty jo njehere' 

'Une s'eshte se te bej per te qeshur'

'Se ke tiparet serioze sdo te thote se nuk me ben te buzeqesh' me nga aty nuk e degjoi Felin te fliste. I vinte te buzeqeshte por i dukej sikur e kishte tepruar. Imagjino si mund te ndihej Kristi qe buzeqeshte gjate gjithe dites.

Arriten shendoshe e mire dhe bora ne Kukes akoma nuk ishte shkrire. E ndihmoi serish si heren e pare te zbriste nga makina dhe ta ndihmonte te ecte pa u penguar dhe ngecur ne bore.

'Do rri dy dite ne Kukes' teksa po ecnin leshoi lajmin. Nuk e kuptoi as perse e tha ate gje, por do dilte ne nje konkluzion gjithsesi. 'Dhe e di qe ti normalisht nuk do me presesh mua dy dite dhe do ikje qe sot per ne Tirane, por doja te te kerkoja qe te qendroje per darke sot te ne. Ti e di qe gjyshi dhe tezja ime te kane xhan' shfryhu Feli, jo vetem nga ftohtesia qe e kishte mberthyer por dhe nga clirimi qe tha me ne fund ate cka kishte ne mendje. Vriste mendjen c'pergjigje duhet te priste prej tij, por si gjithmone, Kristi nuk zhgenjente.

'Kush tha qe nuk do te te pres?' e veshtroi drejt e ne sy. Feli s'dinte cfare te thoshte dhe ne te vertete nuk foli, vetem ia ktheu shikimin dhe po e veshtronte me intesitet. Sigurisht qe duhet ta lejonte ate djale te behej shoku i saj, perse sillej kaq zemerngurte? Veprimet e mira qe kishte bere per te, ishin mjaftueshem ta fitonin shoqerine e saj qe ne vendin e pare kur u njohen.

'Je shok shume i mire' fokusoi fjaline te fjala shok, posacerisht per te ta degjonte. E dinte qe do gezohej dhe sic e priti veshtroi buzeqeshjen e tij te shendritshme me ne fund.

'Jam shoku yt?' pyetje nga zemra po lutej per nje pergjigje pozitive.

'Perse jo?' ia ktheu bute dhe Feli buzeqeshjen. Nje djale si Kristi, e meritonte.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now