Pjesa 21

400 47 9
                                    

U ngjit ne dhomen e saj lart me nje buzeqeshje ne fytyre dhe hapi menjehere dritaren, erresira e lagjes binte ne kundershtim me dritat e tij te makines.

Kristi e vereu qe Feli po e veshtronte nepermjet dritares dhe e fokusoi shikimin tek ajo. Kur u kthye kaq me fat ne aq pak kohe? Deri dje kishte vrare shpirtin e tij duke pritur ate, dhe sot e kishte te ngjallur serish. Zor se do e besonte. I leshoi nje puthje bashke me nje pershendetje te vogel.

'Pafshim dritez' zemra i bertiste ne adhurim kur e veshtronte ate djale te perpiqej aq shume per ta bere ate te ndihej mire, te ndihej e sigurt ne krahet e nje karagjozi si ai. Thithi dhe njehere aromen e zambakut te vogel qe i kishte dhuruar. Nje prekje e vogel ne shpatull, pothuajse ia ndali zemren. Ktheu koken te perballej me veshtrimin e shqetesuar te se emes.

'Po ma?' ndodhej ne ankth, po sikur ta merrte vesh dhe te bente dicka? E ema pergjumesh soditi jashte dritares dhe vuri re Kristin qe qendronte jashte portes se shtepise se tyre, mbeshtetur ne makinen e tij te zeze.

'Pse kaq vone dhe cne Kristi ketu?' lutej te mos i hapte pune Kristit , por te gjente nje justifikim te shpejte.

'Dola me ate djalin qe me tha per darke ate dite, lajmerova Kristin te me vinte te merrte se djalit i doli nje emergjence' shfryhu kur vereu koken e mamase te pohonte dhe ne fund i dhuroi nje puthje te vogel ne faqe para se te zhdukej nga dhoma e saj dhe te shkonte te flinte.

Beri me shenje nje puthje te vogel dhe e leshoi ne ajer sikur po e kapte Kristi me duar. 'Largohu' pershperiti dhe ia beri me duar.

Kristi i buzeqeshi dhe iu bind. U shtri ne krevat e lumtur dhe filloi te mendonte teksa ne kraharor shtrengonte zambakun dhe argumentonte me veten. Mamaja e saj, duhet te ishte e gezuar qe e bija per here te pare kishte gjetur dicka qe e bente te lumtur, pavarsisht rrethanave se kush mund te ishte, e nga ku mund te ishte. Ishte nje budallek, vertete, te diskutonin harmonine e vajzes se saj mbi nje ide qyteti. Do ishte absurde, pa logjike. E njihte mamane e saj, ajo gjithmone kishte luftuar ta bente te bijen e saj te buzeqeshte. Nuk mund te thyente premtimet e saj ne kete menyre.

Do i them mamase vete. Mendoi me vete. Te pakten do ishte me e qete te dilte vete prej buzeve te vajzes se saj, sesa ta zbulonte vete. Ishte me e dhimbshme te kuptoje se dikush nuk besonte te ti mjaftueshem se mund ta kuptoje.

Mengjesin e ardhshem, me vetebesim ne vetvete, u ul ne tavoline bashke me mamane, gati per te ngrene mengjes.

'Ma...'

'Prit..se do haje dhe mengjes babi, do e nise punen me vone sot' epo, plani i saj deshtoi. Gjithsesi, si per mamane duhet te vlente dhe per te atin. Te atin e donte jashtezakonisht shume, duhet te pranonte deshiren e vetme te Felit. I ati nuk vonoi shume dhe u duk ne tavoline, i buzeqeshur, qe po hante mengjes me familjen e tij.

' T'iu them dicka? Po, mos bertisni menjehere apo ku di une. Mendoheni njehere, eshte dicka normale' me ate pyetje te gjate i tensionoi prinderit, te shqetesuar se dhe Feli, do kerkonte te shkonte ne France si bija tjeter e tyre. Nuk donin te humbnin te vetmen arome femije ne shtepi.

'Jepi bije' u mundua te merrte fryme thelle, sic bente gjithmone ne situata nervoze.

'Jam lidhur me Kristin' per te emen, ishte si e njejta bombe kur dikur i tha se do e prishte shoqerine me Kristin. Veshtroi te bijen ne sy, lutej per ndonje nuance humori, apo shakaje, por Feli ishte serioze. Ishte lidhur me Kristin? Ata i kishin besuar te bijen tere keto kohe, dhe ai shkonte lidhej me te.

'Vertete?' te atit nuk i vinte aspak mire, po s'dinte c'te thoshte. Feli dhe u kishte thene ta merrnin me qetesi kete situate, te mos shperthenin menjehere.

'Po' i kishte ikur dhe oreksi. Tani rrinte shikonte te atin ne sy si e coroditur. E priste, sapo vuri re veshtrimin e te atit.. e priste.

'Se pari, mos mendo se po e themi se ngaqe duam patjeter nje kuksian ne shtepi. Po Kristi bije? Ka per te te thyer zemren. Ta mbaje ne shoqeri nuk na prishte aspak pune, madje te nxirrte nga shtepia te mesonte te ambientoheshe perreth. Por jo ne kete menyre. Te vetmen gje qe dua, eshte te lendohet ime bije. Kristi nuk eshte i qendrueshem, leviz sa nga nje femer, ne nje femer tejter. E njohim Kristin'

'Ta njihnit Kristin, nuk thoshit ashtu' shfryhu ajo tutje. Edhe pse, thelle, fjalet e mamase filluan t'i ngjallnin dyshimet tek ajo. Nuk i deshironte, ta humbiste Kristin serish dhe muaj me mendime dhe shperqendrime nuk mund t'i mbante me. U ngrit prej tavolines dhe u arratis per ne dhomen e saj. Qendroi aty gjysmen e dites, pa folur me prinderit, as Kristit nuk ia kishte kthyer mesazhet, nuk kishte ngrene as buke. Derisa mamaja e saj u duk, teksa i sillte nje pjate ushqim.

'Urdhero' i zgjati mamaja pjaten, por Feli as qe u mundua te kthente kurrizin. Nuk donte te fliste me askend, as nuk i haej.

'Ma, nuk dua te flas'

'Vazhdo me Kristin, nuk te themi gje' i buzeqeshi menjehere buza. Por, ndaloi ne momentin e pare kur mendoi se duhet te kishte nje klecke. Nuk mund te kishin pranuar aq lehte. Ndoshta kishin reflektuar.

'Cfare doni ne kembim?' e dinte shume mire se kishte dicka qe nuk shkonte.

'Thjesht, kujdes. E di shume mire qe Kristi, do te te thyeje zemren. Por une do te te jem gjithmone ketu, krahe hapur, duke te pritur. Te dua fort' puthi te bijen ne balle dhe ndoshta tani, mund te ishte bindur se vertete e donin lumturine e saj pa kushte. Ra te flinte e qete, do i tregonte dhe Kristit te nesermen.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now