Pjesa 7

447 60 41
                                    

'Tani ca i hidhet? Kripe?' ne duar kishte kripe dhe sheqer. Feli pyeste veten perse Kristi duhet te kishte kripen ne njeren dore kur per te pergatitur kafe nevojitej vetem sheqeri,uji dhe kafja.

'Cmi ke ato? Piperin' u tall me mendimin se Kristi do e kapte shakane por nderkohe ai shkoi drejt sirtareve te kuzhines te kontrollonte per piper.

'Cfare ngjyre ka piperi?' pyeti seriozisht Kristi dhe Feli nderkohe me kohen e humbur te Kristit filloi te pergatiste kafen te cilen Kristi i premtoi qe do e pergatiste vete, per veten e tij. 

'Vertete nuk di me cfare behet kafja? Mire, po kur pi makiato ca shije ka?' 

'Kafeje' u pergjigj pafajsisht. Nese mosha e tij do cilesohej sipas trurit, do te ishte nje katermbedhjete vjecar. Madje dhe katermbedhjete vjecaret dine cfare hidhet ne pergatitjen e nje kafeje.

Mbaroi se pergatituri kafen e Kristit dhe ia vendosi perpara teksa ai u ul ne tavolinen e kuzhines e shtepise se gjysherve te saj. Jashte po binte bore, serish me premtime ne fjale, Feli i ishte betuar qe do dilnin te luanin se bashku, meqenese ai ne Tirane nuk kishte pare asnjehere bore. Te dyja heret kur kishte rene bore,nuk kishte qene aty per ta perjetuar. Ishte deshire feminore e tij te luante me bore dhe Feli dinte t'i mbante premtimet. Te pakten s'kishte te bente me sheqer dhe kripe...

U ul perballe tij.

'Po ti, nuk e pi kafen?' teksa gelltiste kafen e bere nga Feli qe kishte premtuar ta pergatiste vete.

'Jo, nuk me pelqen' nxorri telefonin e saj nga xhepi, por vereu qe nuk kishte vale dhe e bezdisur e hodhi ne tavoline. 

'Shume mire' buzeqeshi Kristi duke pire kafen e tij. Dukej i kenaqur nga pergjigja e saj.

'Perse buzeqeshe?'

'Me erdhi mire qe nuk pi kafe' e habiti pergjigja e tij. Me sakte, nuk i erdhi mire. Kishte shume gjykime Kristi si Kristi i buzeqeshur qe ishte.

'Pi kafen pi' i vinte te qeshte nga shikimi lozonjar i tij pasi e pa qe asaj i ngeli paksa hatri nga pergjigja e tij. Pergjigje me te cilen s'kishte pasur aspak qellim te keq, sidomos t'i ngelej asaj hatri. Interesohej per ate vajze, i kishte hyre ne zemer dhe nuk donte aspak ta bente te ndihej keq. Dukej qe nuk ishte nje vajze qe meritonte t'i thyhej zemra, edhe nga veprimet me te vogla.

Perfunduan punet e tyre brenda ne shtepi dhe me ne fund Feli i dha borxh nje pale dorashka dhe nje kapuc Kristit qe te mos ftohej tashme qe do dilnin te luanin ne bore. Do betohej se kurre nuk kishte patur dike kaq emocionues dhe te lumtur prane vetes sa Kristi. As moshataret e saj nuk ishin kaq te cilter dhe te gezuar per cdo moment te vogel qe perjetonin. Por e dinte qe bora ishte dicka qe Kristi e adhuronte dhe nuk e kishte perjetuar aq shume sa shpirti i donte. E kishte kuptuar me aq sa i kishte thene naten e kaluar. Kishin ndjetur deri nga ora tre duke biseduar se bashku per veten e tyre. Kristi e kishte bere perpjekjen e pare. Epo, ai i bente gjithmone perpjekjet e para. 

'Do me besh foto?' leshoi buzeqeshjen tipike te tij plot entuziasem.

'Do te te bej, do te te bej' po ia shkrinte ngadale dhe asaj masken e seriozitetit. Me nje person si Kristi prane, ishte e veshtire te qendronte i tille. Te shendrronte si vetja.

E zhgenjeu menjehere kur i perplasi ne fytyre nje top te vogel prej debore Felit ne fytyre.

Nuk do te te bej foto' e kercenoi dhe Kristi menjehere i kerkoi falje. Futi telefonin ne xhep dhe ia ktheu gjuajtjen duke bere nje top debore te madh dhe padashur e goditi ne prapanice.

'Mos me bej te filloj, se ti ke me shume vende se une' i nenqeshi Kristi dhe Feli qendroi serioze nga lloji i fjalise se tij. Kristi filloi te qeshte. Serioziteti i saj kishte filluar t'i pelqente, ta bente per te qeshur.

Nese do e pyesnin se kush ishte nje nga momentet me te bukura qe kishte kaluar ne jeten e tij, do harronte menjehere festat, festivalet, shetitjet ne vendet turistike dhe do bertiste menjehere diten e sotme. I ishte mirenjohes per premtimin e saj te mbajtur. Buzeqeshi kur po kujtonte momentet e paradites nga fotoja qe kishte ne telefonin e tij, kishin bere nje selfie se bashku jashte ne bore. Kapucat i kishin pothuajse te njejte dhe ishte paksa turperuese per Kristin, por e tere fotoja ishte e lezetshme dhe as qe e vrau mendjen me teper per kapucin. Por si gjithmone, cdo perjetim i kendshem vjen me nje cmim. 

'He mos ia fut kot tani, po hape gojen'

'Ik me mo se nuk i pi dot ilacet'

'Je ftohur! Hape gojen!' bertiti ne menyren me rrenqethese qe Kristi e kishte degjuar ndonjehere dhe e hapi menjehere gojen. Ne momentin qe Feli ia perplasi lugen ne goje, harroi se cpo i vendoste ne goje kur kuptoi se ajo ne te vertete ishte nje person shume i kujdesshem, por qe te gjitha emocionet dhe perkujdesjen per te tjeret e fshihte ne nje menyre qe te mos e dallonin e mos t'i vinte askujt ndermend. E vuri re ne te bertituren.

'He, a e fute? A po ulet temperatura? Jo,  nuk po ulet. Sa na cave koken kot'

'Po ke te drejte, ke. Flet ai qe donte t'i hidhte piper kafes. Fli gjume tani, se ulet vete temperatura. Apo do te te nxjerr prape ne bore? Kalama' i hodhi siper batanijen dhe i dhuroi nje nga ato mimikat qe donin e thonin se ai s'kishte asgje ne dore ashtu i shtrire dhe i deshperuar nga e ftohura.

S'ishte e sigurt per veprimin pasardhes, por mendoi see meritonte pas kesaj dite qe kishin kaluar te dy. I leshoi nje puthje te lehte ne faqe dhe u nis te largohej. 

'Te kam xhan' degjoi prej tij. Zeri i tij ishte i mbytur dhe i holluar nga te ftohtit. Nuk donte c'ti thoshte. E kishte kuptuar qe Kristi ishte nje njeri qe miqesohej dhe i afronte njerezit shpejt prane vetes, por ajo nuk ishte e tille.

'Kemi rruge neser, qetesohu dhe fli rehat. Gjume te embel' fiku driten por Kristi nuk  e la serish te largohej aq shpejt. Nuk kishte nevoje per fjale te kuptonte se ajo nuk ndihej rehat t'i thoshte ato fjale kaq heret,por nuk i interesoi. Kristi asnjehere nuk merzitej.

'Po ti, ku iken? Duhet te flesh, je e lodhur' 

'Do qendroj pak me tezen dhe te ndihmoj nenedajen me punet, do vi pas nje gjysme ose nje ore' e qetesoi me ate fjali. S'dinte perse mendimi qe Feli e linte te flinte vetem, ia vriste mendjen. Edhe ne pse ne shtreter te ndryshem normalisht, ndihej rehat te kishte prane ate, te pakten ne ate shtepi qe nuk e kishte njohur me vite.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now