Pjesa 20

407 53 33
                                    

I dridheshin duart, te kapte canten e shkolles ne duar. Mbylli syte dhe veproi te njejten taktike qe ajo i kishte mesuar. Do qetesohej, s'eshte se kishte zgjidhje tjeter. Mendo pozitivisht, te terheqesh pozitivitetin.

'Budallek' shfryhu me vete. 'Mendo pothitivitht te terheqeth pothitivitetin' perqeshte veten. Ishte i tensionuar, prandaj tallej dhe me vete veten e tij.

Kesaj rradhe, do provonte taktiken e tij. Kush nuk e pranon nje si une? Ajo tha jam i bukur. Une jam i bukur! Do me pranoje perseri.

U ndje me mire, me me vetebesim. Kristi gjithmone ia bente qejfin vetes. Tashme, hodhi canten ne njerin krahe dhe u nis drejt universitetit. Shpresonte ta shikonte, edhe nese nuk do e gjente menjehere, do e kerkonte. Sot, neqoftese ajo vertete ishte mire dhe jo ne ndikimin e ndonje lloj bari, do sqaronin gjithcka. Nuk donte te jetonte me te ne iluzionet e drogerave.

'Dukesh i lum..i konfuzuar? S' dime te te dallojme o plak' djemte nuk e kuptonin ndryshimin e tij te humorit, por dicka ishte e sigurt, sillej si nje femije i vogel ne keto momente. Ishte i nervozuar, dallohej, veshtronte nga porta e universitetit, aty ulur siper stolit, duke pritur.

Sapo vereu silueten e saj, shtrengoi krahun e Klajdit. Me force, veshtronte ate si ecte e perhumbur, me librat ne duar dhe canten e ngulitur ne mes te krahut dhe profilit te gjoksit te saj. Ngriji syte, dritez, ngriji syte. Pergjeroi me mendje. Floket e saj te dendur hidheshin sa tutje me tutje, ndonjehere i binin ne fytyre dhe ajo u frynte lehtshem per t'i larguar tutje. Syte i mbante ulur, dallonte vetem qerpiket e saj te dashurueshem.

'Atak, atak me rop shpie' shtrengonte me me shume fuqi krahun e Klajdit dhe perpiqej kur sodiste ate. Ne momentin kur Feli ngriti syte, syte e embel dhe te bute per Kristin, u ngrit menjehere ne kembe, me shpresen se do e gjente fuqine te shkonte drejt saj. C'e kishte gjetur keshtu? Po tronditej i teri. Feli leshoi nje buzeqeshje plot deliresi dhe ai rrotulloi syte, jo nga bezdisja, por nga menyra si i shkallonte mendjen.

Para se te bente ai rrugen tek ajo, u habit kur ishte qe mori hapa drejt tij.

'Vjen flasim pak' ai pohoi me koke, jo i sigurt ne mund te fliste sic duhet serish. Ua bente me shenje djemve i tensionuar, ata thjesht pershperisnin 'qetesohu'. Po sikur ajo t'i perplaste ne fytyre se nata e kaluar ishte nje gabim? E kishin kapluar kujtimet dhe kishte rene pre e tyre? Nuk donte te degjonte ato fjale, do mbyllte veshet. Sot, nuk mund te duronte asgje pervece te veshtronte ate dhe kaq. Asgje me shume, donte vetem ta veshtronte. As te fliste, as te degjonte.

Ashtu sic kishte deshiruar ai, Feli nuk foli. Vetem perplasi buzet me te tij, ndryshe nga heret e tjera. Terhoqi floket e tij dhe e shtrengoi mbas vetes. Nuk do e linte te shkonte. Te pakten i kishte kuptuar gabimet e saj. Gabime qe po i shlyente prane tij, kur i dhuroi puthjen me te eger dhe pasionante qe kishte perjetuar Kristi ndonjehere. Habitej, kujtonte se ia kishte zbuluar te gjitha anet tashme, por mesa dukej, gabohej.

Kristi leshoi duart e tij ne belin e saj, dhe e shtrengoi ngrohte mbas vetes. Nuk do e linte ai te shkonte. Jo me, dhe sikur ajo t'i perplaste ne fytyre se me nuk donte te qendronin prane njeri-tjetrit. Ai nuk dorezohej. Ai ishte Kristi.

'Qe domethene...' pershperiti Kristi prane buzeve te saj. Shija e luleshtrydheve kishte ngelur serish ne buzet e saj, ose ndoshta kishte ngrene perseri kete mengjes.

'Une domethem qe jemi cik si.. cift' i buzeqeshi ajo. I dukej atij, apo vertete Feli qe njihte ai dikur kishte ndryshuar? Donte te thoshte, ngelej serish e njejta, por ngjasonte me e hapur,me e cilter ndaj jetes. Ndihej si versioni i tij femer. E adhuronte.

'Me pelqeu cfare domethe ti' buzeqeshi perpara se te vendoste ballin ne ballin e saj dhe nisen te dy te merrnin fryme thelle. Tani, duhet te zgjohej. Mjaftonte iluzioni per mendjen e tij sot. Feli kurre se thyente krenarine pervecse te kerkonte falje, keshtu qe, ose ishte ne gjume, ose duhet te kishte probleme.

'Oo? Perse pickon' e cuditur ajo, e veshtroi konfuze. Kristi u ndje me i lumtur se kurre. Pra, biseda e tij me veten ne pasqyre kishte funksionuar. Feli e kishte pranuar serish, nuk ishte zhdukur. Nuk ishte me i thyer. Ndoshta, ishte ngjitur si me pare. Ai ishte i bukur.

Nuk e keni idene sa shpif ndihem kur pershkruj puthjet dhe ky eshte libri me me shume pjese romantike nga gjithe librat e tjere. Me keni zbuuuuuuuuuuuuuuuuuutur

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now