Pjesa 11

398 50 44
                                    

Nese ishte Elsoni per te cilin ai ishte shqetesuar, duhet te shihte Felin ne pranine e Markut.

Hodhi njerin krahe ne supin e saj dhe e afroi prane vetes. Ishte e pamundur te fshihte pelqimin qe kishte per Felin perballe tere atyre syve analizues te maturanteve, e jo vetem, madje dhe dy viteve te tjera. Aq shume saqe shoket e ngacmonin sapo Feli ishte ne horizont.

Por s'eshte se e sigurt nese Feli ndjente te njejten per te. Pergjigja do ishte jo, te kishte provimet dhe maturen kete vit, te binte brenda per nje nga djemte shpirtkeq te shkolles, nuk ishte ne planet e saj.

A thua se Feli nuk e dinte se cfare qellimesh mund te kishte nje djale ne gjimnaz, me nje vajze. Sidomos Marku.

Ishte dita e fundit e provimeve, provimet me zgjedhje. I kishte perfunduar dhe ishte e kenaqur me veten. Kesaj rradhe kishte dale sic kishte dashur dhe parashikuar. Ishte nje bonus i madh te dilte mire ne keto provime per tu futur ne universitetin qe donte. E cuditshme di kete dite, nuk ishte Kristi qe e priste jashte, bashke me cokollaten e tij.

'Hiqe doren hiqe' neqoftese mendonte se do fitonte buzeqeshjen e saj kur me zor e fitonte Kristi, qe te thoshte te verteten, ciltersia e tij i ishte futur shume ne zemer, e kishte gabim.

'Pse moj zemer?' i buzeqeshi kendshem ai dhe Feli s'kishte si te mohonte se buzeqeshja e tij nuk ishte simpatike sic kishte dhe fytyren, por qe kur u fut ne gjimnaz, ndjente nje fare aure negative ndaj djemve simpatike. Aq shume saqe kishte filluar te frikesohej prej tyre.

'Do dhe arsye?' pyeti Feli duke ngritur njeren vetull lart ne shenje ironie.

'E dua,' iu afrua ai prane. 'Sic te dua ty'

'Edhe une e dua veten, po ngjits si ti..Nc' kesaj rradhe ishte ajo qe buzeqeshi, per fjalet qe kishte thene. Ndoshta pak thelle vetes ishte Narcise.
Marku e injoroi ofendimin e saj, dhe u fokusua ne pyetjen pasardhese.

'Me thuaj, shpirto' ajo fjale nuk i pelqeu, te pakten jo nga goja e tij. Nga buzet e Kristit ngjasonte me paster, me bute. Nga ai ngjasonte e peshtire. 'Do te vish me mua ne mature?'

E kapi papritur ajo pyetje e tij. Ne mature me te? Qe kur ishte bere me e rendesishme nga te gjitha vajzat per Markun? E dinte shume mire qe ai do e kishte nje qellim te piset qe te kerkonte ate per shoqeruese mature ne vend te dhjetra bukurosheve qe kishte gjimnazi i saj.

Nuk ishte e sigurt cfare pergjigje te jepte, por e sigurt qe po mendonte per mohim.

'E ka shoqeruesin per mature ajo' zeri i tij e trondi. Si c'do here tjeter ia arriti ta trembte papritur. Ndodhej aty, me cokollaten ne dore dhe syzet e zeza vendosur ne qafen e bluzes se tij ngjyre ulliri. Vetetiu i kaperceu nje buzeqeshje, pa e ditur dhe ajo vete. S'priti shume Kristi t'ia kthente buzeqeshjen, plot xhan.

Faktikisht ajo pyeste veten se kush mund te ishte shoqeruesi i saj per mature, sepse ajo me se miri kishte dashur te shkonte e vetme ne mature. Por duke pare veshtrimin e Kristit, e kuptoi shume mire kush ishte shoqeruesi dhe shfryu tutje. Kristi si Kristi.

'Seriozisht e ka ky me plak' iu drejtua Kristit, me idene e te qenurit superior dhe duke i ulur te tjeret. Nuk e vrau shume mendjen te dinte se sa vjec ishte Kristi, dhe ai as nuk kishte ndermend t'ia tregonte.

'Po seriozisht e kam o zemra, te duket gjo sikur po bej shaka?' e vuri re veshtrimin e cuditur te Felit qe pyeste veten si e ndryshonte theksin letrar ne tirans aq lehtshem. Ashtu dukej me cub, me i frikshem, dhe ishte gati te leshonte nje te qeshur por e dinte qe nuk ishte koha.

'Te me refuzoje mua, per nje si ti?' ishte pothuajse nje pyetje e pavlere sepse po te krahasonin Markun me Kristin, te gjithe do zgjidhnin Kristin, e jo prej mjekres se qethur lezetshem, por dhe nga menyra se si e mbante veten, vishej bukur dhe me e rendesishmja, dinte si te sillej.

'Po ti e ke pa veten ne pasqyre? Ju cerrave iu eshte rritur mendja ca si shume. Hajde El' i kerkoi Felit te vinte me te duke i drejtuar doren. Feli pranoi, u largua nga Marku dhe shtrengoi doren e Kristit. Sapo u larguan paksa, shpertheu te qeshuren qe priste me zor ta leshonte.

'Sa nuk mbush ti' i buzeqeshi embel.

'Shih ca te ben ti, te zihesh me kalamaj'

'Je vetem tre vite me i madh, Krist' i permendi dicka qe ai nuk donte te degjonte. Serish iu shfaq mendimi ne tru, vetem tre vite me i madh. Nuk ishte nje diference aq e madhe, apo jo? Ai kishte Klivian gjithsesi, ajo gjithmone ia kishte mbushur zemren me dashuri edhe pse koheve te fundit dukej sikur po ia thante.

'Besoj se e ke gjetur kostumin per mature e' e ngacmoi ai bashke me krahe. Kristi buzeqeshi. Pra ajo ishte dakord me ate si shoqeruesin e saj.

'Ne proces e siper' i puthi lehtshem doren.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now