Pjesa 15

398 54 9
                                    

Rruga teksa po ktheheshin per ne shtepi ishte e mbushur plot me heshtje. Ne cdo hapsire te vogel te mbetur. Qetesi. Turp? Nuk dihej kush po ndjente turp ne keto momente. Ndoshta te dy. Kristi akoma s'i besonte vetes si kishte vepruar pa menduar dy here, e ajo, nuk e dinte si e lejoi Kristin pa e penguar qe ne momentin e pare.

Sapo deshironte Kristi te thyente heshtjen, ndaloi. Ishte e kote. Ia kishte shkaterruar kete nate, me mendimin se ai do t'ia bente me te bukur. Thjesht e kishte turbulluar. Mos ndoshta kur i pershperiti ato fjale ne perqafim, ai i kishte keqkuptuar? Ajo nuk e kishte ne ate kuptim. Nuk e dinte në kishte ato lloj ndjenjash per Kristin. Ajo ishte mesuar te donte vetem mamane dhe babain, ajo nuk dinte si ishte te doje dike tjeter. Ajo nuk deshironte te donte dike tjeter. Sepse pa peshe emocionale, ishte e qete. Ishte e cliruar. Nuk mund te formonte ndjenja per dike vetem nga perkujdesja e atij. Ishte ne dyshime me veten, te vetmen gje qe nuk e donte sot. Por e kishte vene re qe Kristi ishte penduar, dhe shikimi i merzitur ne syte e tij, ia bene te qarte qe ai mendonte se ia kishte prishur naten. S'e kishte pare kurre Kristin e merzitur, po i dhimbte zemra.

'Mos mendo se me ke shkaterruar naten' vetem kaq kishte cfare te thoshte. Me nuk donte c'te fliste.

'Ehe' pohoi ai tere seriozitet. Dukej i zemeruar, kurre se kishte pare te zemeruar. Mos ishte nevrikosur me te? Nuk donte ta prishte ate marredhienie me Kristin prej nje puthjeje. Ndoshta ishte e pavlere pa te, ndoshta po mendonte per Klivian.

'Perse je merzitur?' pyeti ajo pafajshem.

'Nuk jam merzitur' iu pergjigj me shpejtesi, nuk humbi vemendjen nga rruga.

'Perse je nevrikosur?'

'Nuk jam nervikosur' u pergjigj serish me te njejtin seriozitet.

'E kuptoj, ndoshta ishte gabim ose po mendoje per Klivian' hodhi ajo disa arsye drejt tij, por jo mesa duket, Kristi nuk pajtohej me mendimet e saj.

Makina frenoi dhe per here te pare, ajo veshtroi Kristin e eger. Perplasi me duar timonin me fuqi,por sa veshtroi syte e konfuzuar te Felit, u qetësua.

'Ketu eshte problemi, dritez, nuk mendova Klivian dhe nuk e ndjeva gabim. Mendova per ty dhe u ndjeva mire' mori fryme thelle pasi mbaroi se shprehuri. Vendosi ballin ne timon dhe u mbeshtet aty, mbylli syte. S'mund ta veshtronte me ne sy. S'dinte c'bente.

Vetem kur ndjeu krahet e ngrohte te saj te mbeshteshin ne kurrizin e tij, ndjeu shpirtin t'i harbohej dhe te relaksohej ne te njejten kohe. Si mund ta perkrahte serish kur beri ate gabim qe asaj normalisht nuk mund t'i kishte pelqyer?

'Sa budalla jam' qeshi nen hunde me deshtimin e tij.

'Nuk je, ' filloi te ferkonte lehtshem kurrizin e tij per ta qetesuar. 'Une akoma te kam xhan, e di?'

'E di, dritez, ' ktheu shikimin dhe e veshtroi thelle ne sy. E dinte qe vetem me te sillej kaq bute, Feli nuk ishte tip i tille. 'Dhe te kerkoj falje. S'do ndodhi kurre me. U kapa nga fakti se ndihesha aq lirshem prane teje, gje qe po kuptoj se se kisha perjetuar aq ndjeshem me askend. Thjesht jetoja me mendimin e tille'

'Te kuptoj, shpirtez' i buzeqeshi embel ajo me tallje.

'Te kam xhan' i pershperiti ai teksa i leshoi nje puthje te vogel ne balle.

Shpirt I LireUnde poveștirile trăiesc. Descoperă acum