Pjesa 8

427 56 50
                                    

Provoi te qetesohej duke marre fryme thelle dhe duke e leshuar rendshem. Jo, nuk bente pune. Serish ishte e stresuar si dreqi dhe serish provimi i saj i matematikes ishte sot. I vetmi problem i saj i te qenit maturante. Po, duke shtuar dhe maturen, nuk kishte gjetur akoma fustanin. Nuk e kishte vendosur ne do shkonte akoma.

Por perse mendonte per maturen, kur kishte provimin e saj te matematikes perpara? Ishte e tmerruar. Te ishte e tmerruar do ishte pak, por emocioni qe po ndejnte ne keto momente nuk kishte akoma nje emer te percaktuar. Ankth vdekjeprures neqoftese do i gjente nje sinonim.

Vazhdoi te provonte taktiken e meparshme qe dallueshem nuk po funksiononte, por nuk kishte menyre tjeter qe mundohej qe te pakten te mos panikohej me teper. Ndoshta i duhej mbeshtetje, por dhe ate e kishte marre mjaftueshem nga e gjithe familja te djeshmen.

Shiko dritez, mos mu frikeso. Te pakten sdo ngelesh. Une e di qe do ia dalesh mbane, te kam te zgjuar. Do te te blej nje milka mbas provimi ;)

Tani, pyeti veten : Perse u qetesua menjehere? Ndoshta prej cokollates, ose prej mendimit qe kishte zene nje shok te ri i cili vertete ia bente qejfin dhe e mbeshteste me fjalet e duhura. Nuk pendohej aspak qe e kishte pranuar si shok nje djale si Kristi. Ishte konfidente per shoqerine e tyre.

Problemi ishte se ashtu sic e kishte bindur Kristi, nuk doli. Por as shume e zhgenjyer nuk ishte, e priste te merrte te pakten nje tete. Mundohej te qendronte optimiste dhe te mendonte se do e pranonin me ate note ne universitet.

'Si dole?' u hodh perpjete kur ndjeu dike ta prekte dhe t'i fliste papritur. Ktheu koken te perballej me figuren e Kristit. Ishte e perhumbur dhe u tremb, por nuk eshte se e priste te ishte jashte shkolles se saj.

'Ben mire te ma kesh blere ate milken'

'Nuk dole mire e?' nxorri prej xhiboksit milken qe i kishte premtuar dhe ia zgjati tere zell. Nuk mund te gjente nese i vendosej sheqer apo kripe kafes por premtimet e tjera dinte dhe ai t'i mbante.Buzeqeshi kur pa se vertete ia kishte blere. Ajo sigurisht e kishte marre me shaka,por nuk u bezdis qe ai ia kishte blere vertete. Nisen te ecnin dhe ajo hapi cokollaten duke e ndare pergjysme. I zgjati gjysmen Kristit dhe pas shume e shume diskutimesh e pranoi. Vazhduan te ecnin duke ngrene cokollaten.

'Minimumi tete' filloi te fliste serish per provimin e matematikes.

'Maksimumi tete.kater' u tall Kristi. E vetmja gje qe fitoi prej saj ishte nje goditje ne krah nga ana e Felit.

'Mire tallu, po nuk do me kesh ne universitet vitin tjeter'

'Po cflet, aty aplikojne ata qe kane marre pese ne provim, mos te te pranojne ty. Dhe po mos te pranuan, futem une mik per ty' qeshi me fjaline e fundit por per Kristin vlente shprehja shakaja gjysma e se vertetes, e nese do duhej vertete te dilte garant per Felin vitin tjeter, do e bente.

'Po te bie telefoni' e nxorri zeri i saj nga mendimet dhe nxorri telefonin te merrte vesh se kush po e telefononte.

'Ckemi Kliv' iu pergjigj butesisht te dashures se tij dhe shpertheu ne te qeshura nga mimikat turperuese qe bente Feli per ta shperqendruar.

'Jam me Felin. Sa doli nga provimi...Ah je afer? Hajde takohemi' dhe aq mjaftoi per Felin te ndalonte fytyrat e saj te ndryshme. Te ishte e sinqerte, nuk donte ta takonte Klivian. Me aq sa i kishte pershkruar Kristi, atij i ngjasonte si person i vecante ,por asaj nuk i pelqente si tip. Se c'kishte nje aure negative qe ndihej edhe kur vete ajo nuk ishte prane.

'Une po shpejtoj, i kam dhene fjalen dhe ca shoqeve qe do dilja me to pas provimi' e gjeti menjehere justifikimin per te fshehur deshiren per te mos takuar Klivian.

'He rri dhe cik sa te takosh Klivian' iu pergjerua me sy dhe Feli nuk kishte si te ulte poshte lutjen e tij sepse do dukej sikur nuk deshironte ta takonte ate, gje qe ishte e vertete.

'Krist!' ashtu papritur vemendjen ia mori zeri i nje femre, i lezetshem disi. E mendoi te ishte Klivia dhe ne momentin kur iu hodh ne krahe, e kuptoi qe e kishte gjetur. Do te genjente po te thoshte se Klivia nuk ishte goxha femer, ishte mjaft simpatike dhe ne krahasim me te, tiparet i kishte simetrike te cilat shkonin me njera-tjetren. Ishte zeshkane, si dukej floket e zinj i kishte naturalet meqenese vetullat dhe qerpiket i kishte te erret e te trashe. Ndryshe nga ajo, Feli ishte me floke geshtenje, por te celet dhe te dendura.Vetullat e qerpiket i pershtateshin ngjyres se flokeve gjithashtu.

Edhe perse tiparet e Klivias e genjenin duke menduar se ishte nje vajze e embel, Kristi ia kishte bere te qarte se nuk ishte ashtu sic tregonte pamja. Kishte nje personalitet te eger, serioz.

'Ti duhet te jesh Feli, apo jo? Sa serioze dukesh' dhe do betohej se e dinte c'do shtonte me vone Klivia,e priste. Por do i tregonte ndryshe nga c'i kishte pershkruar Kristi. 'Ndryshe nga cme ka thene Kristi'

Zgjati doren drejt Felit ne shenje respekti dhe Feli pa levizur aspak buzet ia shtengoi doren gjithashtu.

'Kristi njeh vetem nje ane' nje pergjigje qe e intrigoi Klivian, por duke marre parasysh karakterin e Klivias, ajo c'do gje e kishte nje gare. Nuk i pelqente kur dikush e sfidonte diku ku ajo ishte shume e mire ne te, seriozitetin.

Kristit, e sigurt qe s'i kishte pelqyer ajo pergjigje. I hodhi nje veshtrim me pikepyetje. C'donte te thoshte ajo me ate fjali? E kishte nenvleresuar shume per moshen qe kishte. Moshen qe mundohej here pas here t'ia mbushte mendjen vetes qe ishte me e vogel se c'duhet, gje qe s'ishte.

'Do shihemi' mjaftuan aq minuta prane saj per Felin. I dha pershendetjen e fundit, asaj dhe Kristit.

U largua me te vetmen gje ne mendjen e saj pervec provimit te matematikes.

Nuk me pelqen.

'Nuk me pelqen' te njejten fjali i perplasi dhe Klivia ne fytyre Kristit. Asnjera vertete s'e pelqente njera-tjetren.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now