Pjesa 5

464 61 42
                                    

'Mire, mire mjafton' gjithmone i kishte qene mirenjohes Klivias per dashurine qe tregonte, por sot po e tepronte me qellim. Largoi duart e saj prej kraharorit te tij dhe ia zgjati serish ne tavoline me perkujdesje. Vertete i kishte thene te ndalonte, por s'mund te sillej eger. Klivia rrotulloi syte, sikur e priste ate veprim prej tij.

'Je bere si sherbetor i te tjereve dhe harron se ke dhe njerez te tjere prane teje' shpertheu dhe me pas u qetesua kur veshtroi se per disa minuta Kristi nuk kishte ndermend te pergjigjej. E la tutje qetesine, filloi te nevrikosej kur nuk po ia varte. 'Uffff'

'Mos bej uff Liv, e di une per ca sillesh keshtu ti. Po eshte tetembedhjete vjec, nuk merrem me te vogla. Ka tezen semure, mos u bej shpirtkeqe'

'Ph, mire' 

Krist, ckemi! Jam Feli. Me vjen cik turp te te pyes, po neqoftese s'ke pune, te bejme dhe njehere rrugen per ne Kukes? Do me beje shume nder. Faleminderittttt :)

Buzeqeshi kur vereu mesazhin e saj ne celular. Pra, as nuk e cilesonte shok dhe serish kerkonte nder prej tij. E kuptonte qe vete asaj vetja i dukej e perhumbur, e larguar nga te tjeret, por atij i dukej e cilter. E embel ne brendesi, por nuk e shfaqte veten menjehere. Do ia fitonte besimin te vetmes shoqe te vogel qe kishte. 

'Kush eshte?' menjehere u hodh Klivia. Me cdo vajze qe fliste Kristi nuk kishte ndjesi te mira. Por e dinte shume mire qe atij nuk mund t'i bertiste apo t'i ndalonte gjithcka. Te sillej sic ishte mesuar me te tjeret, e dinte tipin e Kristit dhe neqoftese deshironte ta mbante prane vetes me gajte, duhet te benin kompromis. Duhet te duronte tekat e saj dhe Klivia deshirat e tij, pa kaluar limitet.

'Feli' nuk ngurroi t'ia thoshte te verteten. Akoma nuk e kuptonte per cfare bente gjeme aq te madhe, per nje femije ne gjimnaz? Mund te ishte maturante dhe sigurisht tre vite diference nuk ishin asgje e madhe, por serish, Kristi nuk ishte Xhulio, te lidhej me gjimnaziste kur vete ishte ne universitet. Serish, gjente justifikim se Xhulio e beri per inat te Ives, por gjithsesi nuk ishte budalla ta bente ate lloj veprimi. S'ia lejonte ndegjegja.

Mberriti dhe parkoi makinen perballe shtepise se saj. Nuk vonoi shume te arrinte, vereu Felin me duart ferkonte fytyren, e stresuar, e lodhur. Hapi porten shpejt te afrohej te shkallet ku ishte ulur, gati per ta perqafuar, ta bente te ndihej me mire, por Feli nuk e lejoi. A thua se gjithmone kur Kristi perpiqej t'i falte ngrohtesi, do e digjte. Te vetmin perqafim qe i kishte lejuar ishte te paren dite kur ishin njohur dhe padashur i kishte zene gjumi nen perqafim, asnjehere tjeter. Madje dhe ai perqafim ishte gabim, ishte i ndaluar, mendonte Feli.

'Mos u sill keshtu El, e di qe te duhet ky perqafim' kishte mese te drejte, por krenarine Feli kurre nuk e ulte pervecse te kerkonte falje dhe te ishte ne ditet me te veshtira qe kishte hasur.

Shfyhu Kristi tutje, e dinte qe ankthi e kishte kthyer te zemeruar, pale c'mund te kishte ndodhur dhe ishte arsyeja qe Feli i kthehej sikur te kishte gabuar diku.

'Cka ndodhur?' fitoi nje qetesi prej saj pas asaj pyetjeje. Te ishte per Kristin ulej prane saj dhe e mbeshtillte ne perqafimin e ngrohte qe vetem ai dinte te percillte, po thuaj, kush e lejonte? Feli jo e jo njehere, te Klivia me nuk e ndjente ate auren e lumturise qe me pare ishte i gezuar te afrohej prane saj dhe ta ndjente.

'Tezja eshte keq..dhe une..une rri te kthehem eger ty, me fal' nuk ishte ne gjendje tani te merrej me fjale, por e ndjente te nevojshme t'ia pershperiste kete atij.

'Mua mos me kerko asnjehere falje' sepse faljen e tij e kishte ne xhep gjithmone. Mjaftonte te kthente shikimin e saj te brishte te cilin Kristi e cilesonte perhumbes, dhe as nuk kishte nevoje te kerkonte te falur. Vazhdonte te bindte veten se ishte shoqja e tij e re me e mire, e vogla, e brishta.

'Hajde, hip ne makine' shtoi me vone. Preku lehtshem doren e saj te ftohte, i vinte keq ta veshtronte ne ate menyre. Vetem ne ate ftohtesi dore, percillej se c'mund te ndjente Feli ne ato caste, serish nuk bente ze. Qendronte e heshtur, me buzeqeshjen nuk e kishte ne fytyre si c'e kishte mesuar Kristi kohet e fundit te qendronte.

'Kishe pune?'

'Isha me Klivian,' vuri re shikimin e saj kur permendi Klivian. Nuk kishte xhelozi, as zili, as seriozitet.

Feli deshironte te thoshte dicka, por e ndali veten dhe Kristi e vuri re. Donte ta shtynte te tregonte, por e leshoi. Le ta nxirrte kur te ishte momenti i duhur.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now