Pjesa 17

402 51 39
                                    

Vera kishte perfunduar, po afrohej viti i saj i pare ne universitet. Nga askundi, iu shfaq kujtimi i tij. Do e shihte ndonjehere rralle atje. Do genjente po te thoshte se nuk i mungonte, se nuk i kujtohej here pas here dhe qeshte me kujtimet. Qeshte me kujtimin e tij. Kujtimin e humbur. Akoma ishte e habitur si ai e kishte hedhur vertete mbrapa dhe e kishte mbyllur kapitullin e tyre sic kishte keshilluar ajo ate dite.

'Cte vesh per diten e pare? Te vesh keto pantallonat dhe kete bluzen kafe? Te thjeshta, po jane te lezetshme, eh?' po fliste ne Skype me motren e saj e cila ndodhej ne France. E emocionuar pyeste motren si duhet te vishej. Kishte frike per gjithcka te re, shoqeri, sistem.

Degjoi zilen e telefonit.

'Nje sekonde, me erdhi nje mesazh' shkoi te kapte telefonin dhe kur pa mesazhin, u zhgenjye. Vertete e kishte bindur se e kishte hedhur mbrapa Felin, e nuk e kishte bere. Nuk ishte me e qete, po i rrihte zemra me furi.

+355693584244 : Suksese ne universitet, dritez!

Dritez. As nuk kishte hequr dore prej pseudonimeve tipike. S'donte te tregohej mosmirenjohese, ia ktheu mesazhin. I premtoi te motres se do e telefononte me vone dhe u perqendrua vetem te biseda. Lart ishin mesazhet qe para dy muajve, nisi te lexonte. Te qeshte. A vertete kishin shuar nje shoqeri te tille? Por me pas kujtoi, ai po e kthente si vetja. Ajo ishte shume mire ashtu sic ishte.

Feli : Faleminderit!

+355693584244 : Vish pantallonat xhins, bluzen kafe. :)

Sa mire e njihte, e sa mire e mbante mend momentin kur e kishte pyetur nese duhet te vishte ato per diten e pare.

Feli : Ato kisha ne plan. :P

+355693584244 : Mire, dritez. Me ndero, per hir te koheve te vjetra.

Ajo fjali e vrau me shume sic duhet. Kristi e beri te dukej me e dhimbshme sec ishte. Perse vuante per shoqerine e saj, kur kishte plot te tjere?

Feli : Te premtoj.

Mesazhi ia ngrohu zemren Kristit. Akoma luftonte me veten per te zbuluar arsyen e largimit te saj. Ishte bezdises? Ishte puthja? Ne mendjen e tij qendronte akoma momenti. Vriste mendjen neqoftese qendronte ne te. I premtoi. I kishte premtuar. Pas dy muajve, ajo i premtoi dicka. Te vogel, por iu ngjallen shpresat. S'duhet ta linte te shkonte, nuk ndihej gati. Nuk ishte gati. Qendronte dita-dites me shpresen se muajt ishin prova. Feli do afrohej tek ai.

Kishte harruar te njihte veten. Feli e kishte ndryshuar. E te mendohej se ishte ajo qe ofendonte veten perse kishte lejuar Kristin te behej pjese aq e thelle e saj, sa ta ndryshonte. Nuk kishte pare Kristin.

Refuzonte cdo oferte per argetim. Ai nuk ishte Kristi. Kristi i vertete diku fshehur, dhe ai me shpresen se Feli do te kthehej dhe do mund te gjente dhe ai veten. Kristi gjente veten prane saj, ndersa Feli gjente veten larguar.

Sic e kishte ngushelluar Kristi per diten e pare, ia kishte kaluar qete. Kishte takuar nje kushuriren e saj atje, ishte ndjere me pak e shqetesuar persa i perkiste shoqerise. Fale Zotit, nuk ia kishte zene syri gjekund Kristin. Por kjo s'do te thoshte se ai nuk e kishte vezhguar. Me nje buzeqeshje te vdekur, veshtronte nga larg ate te cilter e gezuar, si nje femije i embel, te fliste me njerez te rinj, duke mbajtur librat ne duar.

Djemte nuk i bene ze, e kuptuan qe s'ishte nevoja per shaka apo ngacmime ndaj Kristit, kur e vune re sa i dridheshin duart kur sodiste ate vajze.

'Duket vitpariste' i pershperiti shoku i ngushte.

'Eshte vitpariste' konfirmoi Kristi. 'Eshte e imja' habiti dhe veten me deshmine qe dha. Shoku ngriti duart ne shenje dorezimi, me shaka, por Kristi nuk po tallej aspak.

E tij. Ishte e tij. Per te, ishte e tij. Te pakten shoket e tij s'do mundoheshin te hidhnin ndonje hap. Sepse ishte e tij. Vetem e tij.

'Po keshtu, brenda dites re brenda?'

'Ka nja tre muaj' i ktheu pergjigje Kristi, akoma me veshtrimin ngulitur te Feli.

'Ste pranoi?' e dallonin qe ishte lenduar nga ajo.

'U largua' nuk genjeu. Vertete ishte larguar, pa lene asnje shpjegim apo arsye.

'Dhe ti e le te shkonte?'

'Nuk e mbaja dot me zor' i dhimbte zemra te rikujtonte te njejtin cast, kur i leshoi bomben ne duar, te aktivizuar, dhe vete u zhduk, e parrezikuar. Ishte ai qe u vra. Menjehere pas puthjes qe ai kishte ndjere aq thelle ate nate.

'Ta kishe mbajtur. Nuk na rrije si miza ne qyp tani. Shyqyr nuk na degjon Ermal Fejzullahun,' filluan te benin shaka ata, jo me qellim ta benin te ndihej keq, por t'i ngrinin humorin. Kristi e humbi nga syte Felin, fokusoi vemendjen te djemte. Filloi te bisedonte dhe te qeshte dhe ai. Njeri nga djemte, vereu Felin te futej ne nje lokalet prane dhe iu drejtua Kristit.

'Hajde pime ndonje kafe' Kristi u mendua dy here para se te pergjigjej. Po ulte veten ne kete menyre, duke menduar se po te rikthehej ajo do te fitonte veten ashtu sic ishte. E kishte vete fuqine.

'Hajde'

Shkuan ne nje lokal prane universitetit dhe u ulen te gjithe si grup. Kristi ferkoi disa here fytyren, i qetesua, me pas porositi.

'Nje makiato'

Tani ca i hidhet? Kripe?' ne duar kishte kripe dhe sheqer. Feli pyeste veten perse Kristi duhet te kishte kripen ne njeren dore kur per te pergatitur kafe nevojitej vetem sheqeri,uji dhe kafja.

'Cmi ke ato? Piperin' u tall ajo me mendimin se ai do e kapte shakane por nderkohe ai shkoi drejt sirtareve te kuzhines te kontrollonte per piper.

Buzeqeshi me kujtimin. Kur ne veshet e tij u perplas nje ze i njohur, nje ze i embel, u ndje i gjalle serish.

'Oh, ckemi, Krist!' e pershendeti ajo e buzeqeshur nga tavolina perballe. Si mund te ishte aq e paqte dhe e qete perballe tij? Ai s'mundte dot te mbante dot as ndjenja kur e veshtronte ne sy. Ndersa ajo, e pershendeti sikur ata shoqerine e kishin akoma, por te dobet. Te harruar. Si personat qe flasin per disa jave, dhe me pas, i dalin njeri-tjetrit nga qejfi.

'Ckemi Fel' ia ktheu dhe ai pershendetjen.

'Kush nga ju barbonat e dinte qe u fut Feli ketu?' shpertheu me ze te ulet Kristi.

Shpirt I LireWhere stories live. Discover now