57

1.3K 40 57
                                    

                        Eli
Me trrazoi mendimet e mia serioze parfumi dhe serioziteti qe ruante vellai i Nikos. E ndjeja trupin ndryshe prane tij dhe kjo ishte ajo qe me frikesonte. Nuk e dija ça me ndodhi ashtu, gjithe ajo terheqje e menjehershme me dukej pa sens, por dhe e bukur. Ai me ngriti dhe me dergoi tutje makines. U tmerrova! Por diçka brenda vetes me thoshte se nuk do me bente keq e pse gjithe rruges u bera pishman qe pse ika me te.
Eli: Me ul poshtt!
Dori Jo!
Eli: Me ul se do therras!
Dori: Jo-ja mbetet jo!
(Me zuri prit me fjalet e mia, ok ai ishte po aq terheqes e i shkathet sa e Nikoja)
Eli: Do therras edhe do te burgosin edhe do te ngelet peng per tere jeten.
(Ai ja plasi te qeshures teksa ecte me cigaren ne cep te buzes dhe pa iu dridhur qerpiku)
Dori: Bertit, ulerit, vazhdo me gjuaj se asnje nuk te degjon ketu veç ndonje ari e gjarper. Ja e te ula ça do fitoj une ne kete rast?
Eli: Syte e tu do fitosh.
Dori: Ok pra rri aty ku je. Ka dhe pamje te bukur ketej mbrapa.
( tha teksa po shihte te pasmet e mia dhe sikleti im u shtua ne graden me te larte)
Eli: Per ate Zot Doraldo me ul posht! Te lutem!
Dori: E para, kurre mos ju lut nje mashkullit, e dyta kam tere diten e perendise qe te them se çfare dua edhe ti prap po kembengul.
Eli: Por te lutem mos me ver ne pozit. Nuk mundem te betohem.
( po nisja te qaja nga e keqja)

                            Doraldo
E ndjeva zerin qe iu drodh dhe psheretimat qe leshonte nga deshira per te qare. U ndjeva keq. E ula posht dhe e kapa ne fytyre. Duart mu drodhen nje moment dhe fyti mu tha. Se di pse me erdhi zor nga veprimi im, ishte instiktive dhe s'me kishte ndodhur me pare.
Dori: Me fal, te kerkoj ndjesi Elia. Por dhe une se bej se dua une ta bej, po kerkoj nje shpjegim qe te dy e dime mire se Nikolasi e meriton. Kaq gje! Ne rregull nuk te them me asnje gje.
E leshova prej vetes dhe syte e saj rrezellonin prej loteve sa me shtoi dhe me shume zjarrmine per ta puthur.
Dori: Eja te te percjell per shtepi. Nuk kembengul me per gje.
Eli: Faleminderit!
Tha teksa mblidhte hundet si femi i vogel. Hipem ne makine dhe nisem te ecnim pa folur. Qetesia ishte diçka bezdisese per mua, por ne ate moment teksa e shihja nga reflektimet e pasqyres ate dhe zhurma tipike e makines po me shijonte. Ndeza kondicionerin dhe ne çast pash qe e zuri gjumi. Ndalova ne nje xhepore me posht pas nje cop rruge dhe i hodha pulovren time qe te mos ftohej dhe konducioneri ende qendronte ndezur. S'me behej te ecja me teper dhe thash qe te rrija e ta admiroja ne heshtje. Admiroja? Te marrt mend e kokes Doraldo Derulo. Ndeza nje cigare dhe dola jasht qetesisht. Po pija teksa perseri po shikoja Elin. Ishte po aq e bukur ne gjume sa ishte dhe zgjuar. Ne nje moment u eksitova. Pervers muti! Tjetra fle dhe ti po tregohesh i gatshem per ereksion. Ishte e pambrojtur ashtu dhe ashtu, ne ate qetesi te bukur qe rralle here me pelqen doja ta perqafoja dhe ta puthja pakez. A me lejon Eli? Hodha cigaren tutje dhe hipa ne makine. Ajo ishte ne gjume te thelle dhe me vinte kaq keq ta zgjoja. U zgjata pak, pak fare sa ndjeja frymen qe leshonte drejt fytyres sime. Kafshova buzen se u konfuzova per ate puthje qe po ma pervelonte xhanin. E lash buzen te kerkonte te sajen dhe e putha aq lehte dhe aq deshirueshem. Ndjeva buze te buta dhe te embla, buze qe ti kisha nenvete dhe ti provoja me shpesh. E terhoqa veten me revolten e mendjes dhe u ula ne vend. Isha shume i eksituar. Mundova te hiqja mendjen por me kot. Kafshova pak doren e bere grusht dhe ajo levizi lehte e hapi pakez syte.
Eli: Ku jemi?
(Tha pergjumesh)
Dori: Ne rruge zemer.
(Zemer? Po shkerdhate po)
Eli: A jemi larg?
(Fliste ende symbyllur)
Dori: Pak. Nuk eca qe mos zgjoheshe.
Eli: Jemi ende ne Dajt?
(Tha e hapi pak syte. Une ende ja kisha ngulur syte si i perveluari i shekullit)
Dori: Pak me posht. Do te shkosh ne shtepi?
Eli: Ku e kam telefonin. Ja e gjeta. Perendi!
Dori: Ça ka?
Eli: (me tregoi telefonin) Shiko pak! 20 thirrje nga Karla, 14 nga mami. Me vrane!
Dori: Po i dashuri? (Ç'k*rin bera kete pyetje?)
Eli: Nuk kam te dashur. Te kisha nuk isha me ty ketu ne makine. Oh merre kete! Faleminderit shume qe mbulove.
Dori: Vishe nuk ka gje une nuk kam ftohte.
Eli: Jo te lutem.
Dori: Vishe derisa te percjell per shtepi pra.
Eli: Mire.
(Veshi bluzen time qe i rrinte super i madh po dreqi dukej e mire ashtu dhe me pelqeu. Se di pse u ndjeva kaq mire.)
Eli: Çfare do te thote te duash dike qe e ke pjese te familjes? Ta dashurosh me syrin e qenies?
Dori: A je ne terezi? Te duash nje familjarin tend ne menyre dashurore? Si Eva dhe Adami? S'behet fjale!
Eli: Po eshte e veshtire ti shmangesh ndonjehere besoj....
Dori: Prit pak...pse e bere kete pyetje ti?
Eli: Ashtu kot me erdhi...
Dori: Jo nuk te erdhi kot. Oh dreq! Ti po mendon se Karla dhe Niko, qe i bie dhe une jemi te aferm????
(Me ra si bomb ky mendim i shpifur qe thash dhe lutesha mos ishte e vertet)
Eli: Nuk thash kete...
Dori: Por e le te nenkuptohej. E kuptova tani!
Shkela gazin me forte dhe era na ndoqi pas.

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now