44

717 45 77
                                    


Karla: Mire festa mbaroi, mesimi po, eja na shtepia te takosh mamin.
Niko: Ikim vogelushe po doja te thoja dhe dicka.
Karla: Po me thuaj?
Niko: Kur fola me mamin ne telefon ne akademi, ajo me tha se kishin prere biletat per mua qe te shkoja disa dite dhe me thane te nisesha per sot meqe kam ditelindjen. (Sa te veshtire e kisha teksa ja thoja. Nuk e di, isha i gatshem ta merrja me vete. Ajo me pa e hutuar dhe uli koken posht pastaj e ngriti dhe buzeqeshi zorshem)
Karla: Mire kane bere shko jet, po ben kohe ketu mbase si ke takuar. Festo prane familjes.
Niko: Eja dhe ti te te prezantoj me ta.
Karla: Nuk mundem. Po erdha dhe une kush do japi mesim ne akademi? Nuk mund te marrim te dy leje njesoj. Shko ti ne do bisedojme bashke prap se prap. (Tha teksa i dridhej zeri lehte dhe dukej sikur nga momenti ne moment do ja plaste nga te qarit)
Niko: Ej vogelushe eja ketu.
(Thash teksa e rrembeva nen kraharorin tim dhe e perqafova fort. Ajo shfryu e merzitur por perseri qeshte per mos e shfaqur. E njihja aq mire Karlen sa me dukej shpesh sikur e njihja me shume une ate se veten e saj.)
Karla: Ne cfare ore duhet te nisesh?
Niko: Ne oren 5.
Karla: (pa telefonin) Ora eshte nje. Tako pak mamin dhe shko ne shtepi te besh gati ndonje rrob.
Niko: Jo kam andej. Eja edhe mos te shoh te merzitur se pak dite do rri e do kthehem.
Karla: Jo nuk merzitem...
Niko: Je shume e merzitur por nuk dua te jesh keshtu. Pak dite jane.
Karla: U mesova shume me ty, se imagjinoj dot te kaloj diten dhe mos te te shoh ty.
Niko: Dhe une keshtu si ti ndjehem vogelushe. Mire pastaj nuk do iki. Te mar mamin dhe do u them qe nuk mundem. Nuk te shoh dot keshtu.
(Teksa nxorra telefonin nga xhepi ajo ve doren mbi doren timen per ta penguar)
Karla: Jo, nuk do e maresh. Eja mos humbasim kohe dhe shko pastaj, ata duan ta festojne me ty ditelindjen, fundja djale te kane. Hajde jet.
(Ajo me shtrengoi doren dhe hipem ne makine dhe shkuam tek shtepia e saj. Dolem dhe shkuam tek dera. Trokitem dhe hapi mami i Karles deren)
Mami: Mire se erdhet. Bir gezuar ditelindjen edhe 100 te na behesh. Hajdeni brenda.
Niko: Do vij por do rri pak. Me duhet te nisem per ne gjermani te familja.
Mami: Si te duash bir.
(ajo pa nga Karla e cila sforcohej per te qeshur. Mundohej te fshihte ndjenjat e zymta qe e pushtuan ate ne momentin qe i thash. Moment i sikletshem dhe teper u veshtire. U futem brenda dhe u ula ne divan. E ema e Karles vjen drejt meje dhe me sjell embelsire.)
Mami: Merre bir e gatova per ty kete. Se di a do te pelqej por Karla e ka qef. Eshte me cokollat.
Niko: Te falenderoj shume! (E provoj dhe ishte super e mire) Te lumshin duart! (E kap nga dora dhe e puth. Kishte tamam si doren e nenes sime) E ke qar embelsiren ashtu sic je vet. Qenka me e mire se ne ato qe jane ne pasticeri. Karla provoje dhe ti.
Karla: Mami ka bere dhe here te tjera eshte vertet shume e mire. Do e marr dhe une nje cop.
Ajo merr nje cop te vogel dhe e ha teper avash. Nese nuk do e njihja do thoja se po e ha me zor, dhe ne fakt ashtu ishte. Ajo nuk kishte uri dhe nuk me shihte me ne sy. Me keputi shpirtin ashtu, nuk e kisha menduar se sa lidhje te ngusht kisha krijuar me Karlen jo vetem si te dashur, por me shume, si njerez qe jane si buka e uji per njeri tjetrin. Une hengra te gjithe embelsiren dhe e cova tek vendi i eneve. Teksa ndodhesha ne kembe mami Karles erdhi drejt meje me nje pako ne dore. Oh po tani u ndjeva me keq ne siklet.
Mami: Bir, kete e mora per ty.
Niko: Ee....me vure shume ne siklet ne fakt. Karla me tha se mund te beje dicka dhe embelsira me mjaftonte. Nuk kishe pse te shpenzoheshe.
Mami i Karles: Mos e mendo fare kete pjese, te kam evlatin tim. Merre dhe uroj te te pelqej.
I buzeqesh dhe e perqafoj.
Niko: Te falenderoj shume vertet, por ti e ke bere dhuraten qe dua me shume se çdogje.
(Ajo me pa pak me habi)
Niko: Me ke bere Karlen. Ajo eshte dhurata me e bukur per mua, nuk kam nevoj per asgje po pata ate.
(Shikoj nga Karla e cila rrinte ne karrige dhe po me buzeqeshte me syte qe shprehnin dicka komplet tjeter)
Mami i Karles: E gjetet vet njeri tjetrin o bir. Ti merre kete dhurate e ta gezosh e shume shume urime per ty.
E marre pakon dhe e hap. Ishte nje bluze e bukur gri, e ngrohte, e trashe mjaftueshem, tamam per nje kohe dimri. Dukej qe mund te me bente.
Niko: Qenka shume e bukur.
Mami Karles: Isha ne medyshje a do te bente.
Niko: (qesha) Si e gjete pastaj?
Mami Karles: Le te themi intuite neneje. Nese do provoje ketu edhe shikoje a te rri mire dhe rehat.
Niko: Po shkoj ta provoj.
Shkoj ne tualet dhe heq bluzen time me kapuc dhe vesh bluzen gri. Me rrinte goxha mire, njesoj si te me merrte masen. Mbase vertet ishte intuita e nenes. Me rrinte shkelqyer. Dal nga tualeti dhe shkoj ne sallon ku ndodhej Karla me mamin. Ajo po lante enet ndersa mami i saj po vendoste te larat ne vend.
Niko: Pra si me rri?
(Ato kthyen koken nga mua dhe buzeqeshen)
Karla: Te rri shume bukur, ta gezosh.
Mami i Karles: Je shenje paskam qelluar. Ta gezosh bir.
Niko:  Me rri mire dhe rehat.  Faleminderit shume. Madje mendova te mbaja kete kur te nisesha sot per ne gjermani.
Karla: Si te duash. Ja mbarova enet te thaj duart dhe te te percjell.
Mami Karles: Cfare oreje do nisesh bir?
Niko: Ja ne 5.
Mami Karles: Ora po vete dy. A behesh dot gati?
Niko: Po po direkt do nisem rroba kak dhe andej.
Karla thahu duart dhe hoqi perparesen nga beli. Hodhi nje triko pas kraheve ashtu, hera heres e perhumbur dhe shkoi te dera. Une takova mamin e saj.
Mami Karles: Rruge te mbare bire edhe i gjetsh shendosh ata andej.
Niko: Faleminderit nene dhe ju te jeni mire ketu se pak dite do qendroj.
(U ktheva nga Karla pasi mami i saj iku ne sallon)
Niko: Eja ketu.
(E mora per beli dhe e perqafova duke u dhuaruar nje puthje ne ball)
Niko: Mos me rri me keshtu.
Karla: Po jam mire nuk kam gje thjesht jam pak me dhimbje koke.
Niko: Mire do rri ketu me ty pastaj.
Karla: Jo shko se po iken koha dhe do nisesh. Eja te te percjell.
Niko: Eshte ftohte jasht jo.
Karla: Deri te makina do vij.
(Tha teper e vendosur duke veshur trikon dhe ashtu me ato papuce qe kishte veshur doli jasht. O zot kjo vajze do me vdiste mua. Dal dhe une jasht dhe i hedh krahet nga pas per te ngrohur)
Niko: Do semuresh keshtu trendafil.
Karla: Nuk ka gje, ka dhe me keq.
Niko: Do ma kthesh mendjen dhe nuk nisem me pastaj. E di sa keq po ndihem?
Karla: Po jo pra jo, vetem se do me mari malli per ty kjo eshte e gjitha. Nuk eshte se nuk dua te ikesh thjesht do me mungosh shume.
Niko: Do vij per disa dite vogelushe, deri atere do flasim gjithe kohes dhe ne kamer dhe do te prezantoj dhe me te shtepise sime.
Karla: Do ishte shume bukur.
(Arritem te makina dhe ajo me perqafoi duke e tradhetuar syte. Disa lot rrodhen ne bluzen time she lan nje njolle qe me shkaktoi therje ne shpirt.)
Niko: E vogla ime, mos u merzit te lutem nuk duroj dot kur qan.
Karla: Nuk po qaj.
(Tha me mjekrren e zerin qe i dridheshin. Nuk e di ca mund ta quaj, mu nda zemra me dysh kur e pash aq shume te merzitur)
Niko: Te dua shume, dhe keto dite do ikin shume shpejt.
Ajo pohoi me koke lehte duke mbledhur hundet si femijet e vegjel. E pse me keputej shpirti ta shihja ashtu, edhe dhimbja i rrinte si vello nuseje ne fytyre, aq lezet i kishte por kurresesi nuk do doja qe ate vello ta mbante ne fytyre per asnje gje.
Karla: Une do pres te ikin ditet dhe ti do vish e do te te perqafoj fort.
Niko: Keshtu po vogelushe. Buzeqesh pak per mua trendafili im. Nuk te shkojne petalet e varura nga merzitja.
Ajo qeshi teksa une i kapa fytyren me duart e mia dhe i mblodha buzet e saj duke i bashkuar me te mijat. Ajo me pas u struk ne kraharorin tim dhe e putha ne koke duke thithur thelle aromen e saj. Hipa ne makine dhe e putha dhe nje here para se te nisesha. Ndeza makinen.
Karla: Me shkruaj per cdo gje. Do te te kthej ne moment. Kujdesu per veten.
Ajo zgjat koken brenda makines dhe me puth ne hunde dhe ne buze.
Niko: Mos ki merak shko brenda se ftohesh. Mos me rri me e merzitur. Te dua vogelushe!
Karla: Dhe une te dua shume jet!
I kapa doren e ja putha. E shtrengova fort teksa shkela lehte gazin dhe u nisa ngadale deriss duart tona u leshuan. Teksa eca e pash nga xhami i makines, po qendronte atje, me duart e mbledhura ne kraharor nga i ftohti teksa me percillte me shikim. Nuk e kuptova as vet kur ndjenja lotin te me rridhte ne faqe. Idiot! Mos u bej kaq i bute, do e shohesh prap sapo te kthehesh dhe me nga ajo nuk do largohesh, asnjehere!

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now