63

417 35 10
                                    

Mami: Para se te flasesh me degjo pak,e di qe per ca do me pyesesh dhe e di qe une nuk kam nga ja mbaj por ta dish se une te dua shume dhe babi dhe Nikolasi.
Dori: Para se te me tregosh dua te di, ajo fotoja te muri bardhe e zi qe eshte atje e sheh? Dua te di a jam une apo Nikolasi?
Mami: Atje je ti, ngjan me Nikon po ne ate foto je ti.
Dori: Mam...te lutem mos qaj.
(lotet ia lagen fytyren qe po i binte dale ngadale nga mosha. Aty kuptova qe po plakeshin prinderit e mi)
Mami: Me fal, nuk po mundem dot ti mbaj me shume dhe une e kam te veshtire te them qe...
Dori: E di qe jam i adoptuar...
Mami: Eja ketu. (me perqafoi dhe aty pasova dhe une me lot, u dobesova dhe nuk po tregohesha dot i kthjellet)
Dori: Me thuaj gjithcka tani...(zeri im degjohej i mbytur tek perqafimi i mamit)
Mami: Teksa Nikolasi ishte shume i vogel, babi u kthye nje darke ne shtepi dhe rruges, afer lagjes ishe lene mes rruges me nje batanie ngjyre hiri. Kishe nje fotografi te vogel aty,bardhe e zi, ajo e zmadhuara qe me pyete. Te solli dhe ti vetem po qaje, te kam par dhe pa bere bisedim,ne heshtje te dy pranuam qe te te mbanim e te te rrisnim me Nikon. Te kam birin tim, te kam ushqyer me gjirin tim, je shpirt brenda shpirtit per mua.
Dori: Te dua shume, ne nje moment mendova mos ishte Nikoja i biresuari.
Mami: Mund te ma thuash cfare ka ndodhur tamam?
Dori: Me shpjego dhe nja disa gjera te tjera dhe atere une do te them mbase zgjidhjen e ketij lemshi.
Mami: Po cfare do te dish?
Dori: A bete ndonje perpjekje per te gjetur pse me kishin lene apo dicka e tille?
Mami: Perpjekje the? Ne çdo zyre te mundshem trokitem per te pare nga kishe ardhur dhe kishte perfunduar mes kater rrugeve. Te çuam per indetifikim dhe dukej qe ishe femi i trafikuar dhe nuk ishe shtetas gjerman. Asnje prind gjerman qe ishte ne kerkim te femijes se tij, nuk ishe ndonje prej tyre. Ne do te mbanim gjithesesi, por menduam qe ndoshta atje jasht do ishte nje familje qe i qante zemra per humbjen tende. Ne kerkuam vazhdimisht, telefonata pa fund dhe nuk dinim asgje tjeter pervec fotografise dhe asaj batanies qe ishe mbuluar. Mbase ty te kishin vendosur nje emer por ne nuk e dinim, dhe vendosem te te quanim Dorald.
Dori: Cfare drame...nuk di cfare te them.
Mami: Prap ne fund te dites ti je biri yne, nuk ka rendesi se je apo sje gjaku yne, prap djali im i vogel do jesh dhe vellai i Nikolasit.
Dori: Pse ma mbajtet te fshehte, te kerkova certifikaten time dhe ti me zor ma dhe.
Mami: Ti tani ne sistem del se je djali yne, u munduam shume qe te behej keshtu pasi ti nuk ishe ne jetimore, por ti nuk ma kishe kerkuar ndonjehere dhe direkt me shkoi mendja, nuk vura gjume ne sy bashke me babin. Tere ankth kemi ardhur.
Dori: E di , ju njoh, madje e di qe babi e mori Nikon qe te na linte per te biseduar.
Mami: Babi nuk mund te fliste dot, nuk e perballoj dot me tha, nuk donte ta dije, e pse te takon dhe duket egoiste nga ana jone, por e beme vetem nga dashuria qe kishim ne dhe Niko per ty. A me beson?
Dori: (zeri mamit me qetesonte edhe pse po me thoshte shume gjera qe tregojne se deri diku une kam jetuar ne nje genjeshter. Perseri nuk u vija faj, ata me rriten, me edukuan dhe ja tek jam, me sakrificat e tyre.) Mam...nuk merzitem me ju fare...iku ajo gje dhe une u jam ne nje borxh aq te madh sa e di qe as jeta nuk me mjafton tua kthej.
Mami: Shshsh mos fol keshtu (nisi te qante perseri dhe me perqafoi sa arrita te denesja dhe une prane saj njesoj si femi dikur) Ti je djali im mire?
Dori: Po jam e do jem gjithmone per ju deri ne momentin e fundit te jetes sime.
(pasi u qetesuam pak nisa te flisja serish) Dua te te shpjegoj disa gjera.
Mami: (duke fshire syte per te 100-en here) Po ketu jam, cfaredo te kini une me babin jemi me ju.
Dori: Karla me Nikon u ndane sic ta thash dje.
Mami: Po me the..
Dori: Une fola me Elien shoqen e saj, qe punon ne akademi me ata. Dua te them qe dhe po dal me kete vajzen..(thash per ti kthyer pak buzeqeshjen dhe per te ndryshuar atmosferen, normale behej fjale per Elien time. Elien time?)
Mami: Vertet? Oh sa me gezove, duhet te jete vajze shume e mire.
Dori: Eshte me shume se e mire. Oh ja po merr ne telefon. Do ta degjosh?
Mami: Do te me behej shume qefi.

(hap telefonin)
Dori: Alo Eli?
Eli: Alo Dori, si je? U qetesove ndopak? Nikoja si eshte?
Dori: Mire vogelushe ka dal me babin une jam ketu po rri me vjehrren tende. (shoh mamin teksa qesh dhe ndjej zerin e Elit te nervozohet. Po qeshja dhe prisja te thoshte ndonje nga ato fjale qe vetem ajo i thote)
Eli: Hahah... si eshte ajo u lodh nga rruga? Bej te fala nese e di se kush jam...(tha tere siklet)
Dori: Te njeh si jo..Nuk eshte nevoja po te degjon vet...
Eli: Doraldd....
Dori: (qesh dhe e di se mund te me vrasi per kete qe i bera) Deshiron ti flasesh?
Mami: Mos e ver vajzen ne siklet...
Eli: (degjoi mamin) Oh jo nuk kam siklet zonje, nuk dua t'ju vendos juve ne pozit te veshtire...
Mam: Aspak, si je ti?
Eli: Mire faleminderit, i gjetet mire djemte?
Mami: Oh po po, Doraldi po me fliste per ty tani dhe me tha sa vajze e mrekullueshme je. (mu be zemra mal teksa pash, mbase, dy femrat me te rendesishme per mua teksa flisnin bashke)
Eli: Faleminderit dhe ju jeni goxha zonje qe kini rritur dy djem te mrekullueshem si Nikolasi dhe Doraldi. Me behet shume qefi qe ju pershendeta.
Mami: Dhe mua zemer. Eja na tako nuk e kemi me ngut per te ikur ne Gjermani.
Eli: Patjeter, kur te kini kohe me thoni.
Mami: Fol me Dorin se nuk i pritet. (tha mami teksa qeshte dhe me shkeli syrin)
Eli: Dori?
Dori: Po vogelushe?
Eli: Mamaja jote eshte e mrekullueshme.
Dori: Njesoj si ti. (thash teksa buzet e mia ende qendronin lakuar nga e qeshura)
Eli: he....hem...Faleminderit shume....
Mami: (me ze te ulet) E vure ne siklet (i nxjer gjuhen duke nenkuptuar qe e di dhe ajo me qesh)
Eli: Flasim me vone, po shkoj te Karla tani.
Dori: Po vogelushe te marre une me vone, te puth.
Eli: (ndjej nenze te qeshuren e saj dhe e imagjinoj fiks reagimin qe do kete bere ne fytyre) Pacim.
Dori: Pafshim...

Mami: Dukej shume e embel. Kujdesu per te.
Dori: Eshte grifshe po shume e embel. E mbrojti Karlen pa thene gje derisa nuk kishte rruge tjeter..
Mami: Cfare ka ndodhur?
Dori: Karla mendon se Nikolasi eshte i adoptuari...
Mami: Po pse duhej te ndahej? Dhe pse mendon se eshte i adoptuar...
Dori: Ka pare foton ne mur, dhe ajo ate foton e ka ne albumin e familjes se saj..
Mami: Cfare??....C'do te thote kjo...qe....
Dori: Po mam po...Karla mund te jete kushurira ime dhe une mund ta gjej se kush jane vertet prinderit e mi...

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now