8

1.1K 56 5
                                    

Niko: Hej, me shiko pak...
Karla: Nuk dua te te shikoj, te lutem me ler te shkoj...
Niko: Jo duhet te me degjosh pak. Te lutem! Nuk te le te ikesh pa degjuar ato qe kam per te thene.
Karla: Te lutem, duhet te iki. E kupton qe une jam e tepert? Nuk e dija se kisha hyre ndermjet nje çifti. Ne fakt eshte faji yt. Tani me ler te shkoj!! Tanii!
Niko: Eja me mua, ose do te bej te vish me mua.
Karla: E çfare do besh?
Niko: Seriozisht? Vet e kerkove.
E marre ne krahe duke e hedhur ne shpatullen time dhe filloj eci plotesisht i qete sikur te mos kisha asgje ne dore. Ajo binte me grushta nga kurrizi dhe me fliste tere inat. Ne nje çast me kaploi nje e qeshur.
Karla: Niko, te betohem qe do te te vras, me zbrit se po na sheh gjithe Tirana o torrollak. Nikoo!
Niko: Nuk doje me te mira, tani pusho se do turperohesh me shume nese uleret. Jo per gje po duket qe po te marre me zor dhe kushedi ç'mendojne njerezit. Kapa gocen me zor.
Ajo pushoi se foluri dhe ende ishte e nevrikosur me mua. Une ende buzeqeshje si idiot dhe nuk do habitesha nese njerezit qe po na shikonin te mendonin vertet ashtu. E futa ne makine dhe hipa e vet e u nisem. Nuk dija ku te qendroja dhe shkova ne lagjen e saj, me sa mbaja mend nga nata e ballos qe e ndoqa. Ndalova makinen dhe shtypa butonin krahe deres ime qe mbyllte te gjitha siguresat e dyerve. Ajo kishte kryqezuar krahet rrethe kraharorit te saj epshor dhe po rrinte me shikim nga rruga. Hoqa rripin dhe u ktheva nga ajo.
Niko: Ej...
Karla: Ka mundesi te shkoj ne shtepi?
Niko: Do te me degjosh?
Karla: Çfare mutin te degjoj nga ty?
Niko: Ate qe sot tu duk ndryshe per ndryshe. Ke te drejt, eshte faji im qe ajo na prishi takimin tone por...
Karla: S'ka por ajo kishte shume te drejt. Nuk eshte faji i saj se i dashuri shkon lule me lule.
Niko: Nuk eshte e dashura ime dreqi e mori kete dua te them ja dhjefsha rracen asaj.
(U revoltova dhe i rash me grusht timonit. Ajo u habit nga ajo qe thash, ose e nga veprimi im dhe mbeti me gojen hapur, me ate gojen qe vdisja te eksploroja gjuhen time brenda saj. Pasi pasoi nje heshtje, nisa te flisja perseri i qet.)
Niko: Me degjo te te tregoj diçka. Une me ate vajze, Kamelen, kishim nje lidhje se bashku. Kishim goxha kohe bashke, por une e gjeta nje here papritur gushe gushe ne shtrate me nje tjeter. Qe atehere ne nuk jemi bashke. Ky muhabet po ben me shume se nje vit qe eshte mbyllur por ajo ende vjen me lutet dhe do te fusi hundet kudo ne jeten time, me eshte bere mortje dhe ndaj nderrova dhe numer.
Karla: Me fal..nuk e dija.
Niko: Kete doja te thoja, tani mund te shkosh.
(Shtypa butonin qe ngrinin siguresat por ajo nuk luajti vendit, vetem hoqi rripin e sigurimit)
Karla: Jo nuk do iki. Me vjen keq qe te ka ndodhur keshtu.
Niko: Une tani po shoh jeten time, keshtu qe nuk ke pse shqetesohesh per ate situate te pakendeshme qe ndodhi. Nuk eshte faji yt qe rrodhen gjerat keshtu.
Karla: Une s'do e beja kurre ate gje...
(Tha nenze por une e degjova dhe buzeqeshja me cepin e buzes.)
Niko: Si the?
Karla: Ëë asgje, te pyeta a e doje?
Niko: Keshtu mendoja ne fakt, deri ne momentin qe kuptova dashurine e vertete.
(Karla me pa me sy tere shprese por ne to dalloja qe kishte dhe frike, nje galopan ndjenjash e kishin pushtuar ate dhe mua se bashku.)
Karla: Dhe ku e kuptove...?
Niko: Ne momentin qe ndjeva ate elektricitet mes nesh ate nate, qe ate nate kuptova se te dashurova me shpirt e me trupin tim karshi teje ne kercim. Karla?
(Ajo ishte e habitur dhe e skuqur njekohesisht, me trupin qe dridhej dhe afshi i nxehte pushtoi trupin tim)
Karla: Une, une nuk di ç'te them...
Niko: Vogelushe me shiko pak.
Tentova ti prekja me gishtin tregues faqen e lemuar. E perkedhela dhe e çova mjekrren e saj.
Niko: Me thuaj diçka?
Karla tundi koken.
Niko: Ndjehesh siç ndihem une? Me thuaj qe nuk me deshe ate nate, me thuaj qe nuk mendove per ne te dy pas asaj mbremjeje magjike? Me thuaj Karla?
Karla: Nuk i them dot...
Niko: Atehere me do? A me do?
Karla: P...po...
Niko: Çfare po?
(Frymemarrjet tona po shpejtoheshin. Me dukej sikur rrahjet e mia te shpeshta te zemres i ndjente dhe ajo, tashme me syte e pasqyruar nga habia dhe gojen pakez te hapur.)
Karla: Te dua!
Zemra me buçiti brenda vetes. E rrembeva ne prehrin tim dhe e putha rrufeshem ne buze. I shtrengova ne bel fort dhe ajo me rrethoi me duart e holla rreth qafes sime. Gjuha lundronte me te sajen teksa duart e mia bridhnin hijshem ne belin e saj. E ndjeja kaq shume si ate nate sa u eksitova dhe ndjeva ereksionin mes kembeve te mia. Me siguri qe e ndjeu dhe ajo ashtu siç ishte siper prehrit tim. Dora e saj u vendos ne kraharorin tim dhe po humbisja toruan. Kafshoja lehte buzet e saj qe me benin te çmendesha. Ajo u shkeput nga une duke marre fryme me veshtiresi.
Karla: Prit... prit te ...te marr..marrim fryme...
Une buzeqesha dhe puthita ballin tim me te sajen dhe mora fytyren e saj ne duart e mia.
Niko: Te dua Karla!
Karla: Sa me do? (Tha duke qeshur me ballin ende te bashkuar me timen dhe me syte mbyllur teksa mundohej te normalizonte frymemarrjen.)
Niko: Nuk e di as vet sa shume.
E terhoqa me shume nga beli duke e bere nje me trupin tim. Duart e mia shkuan tek vithet e saj. Ajo i ngriti duart menjehere lart dhe pa nga une.
Karla: Pervers!
Niko: Hahaha nuk jam pervers. Jam i marrosur! Ça me ke bere Karla ça?
Karla: Te betohem qe asgje!
Niko: Bej shaka vogelushe.
Duart e mia vetvetiu shkuan tek kofshet e saj dhe dergjesha me nje eksitim dashurie mbi to. Sa e deshiroja ate femer, ate trup qe me ndizte zjarrin brenda vetes, nje zjarr e epshem qe kurre nuk e kisha ndjere kaq fuqishem vetem nga nje prekje e nje puthje. E putha perseri dhe rrethova lehte me nje dore gryken e saj te holle dhe te ngrenshem. Ajo psheretiu lehte duke nxjerre nje ngulcime kenaqesie. Ula sendiljen teksa e puthja per te ndejtur pak si shtrire. E shtriva siper vetes dhe e puthja tere afsh dhe eksitueshem. Ndalova per ti pare syte e bukur dhe e putha siper bluzes ne gjoks.
Karla: Mendoj...se duhet te shkoj.
Niko: Ke te drejte, mos mendo se po te mbaj per te perfituar...hem...
(kollita tere siklet dhe hodha shikimin gjetke kur ne çast ndjej krahet e saj teksa me rrethonin ne nje perqafim ku arrija te ndjeja aromen e flokeve, te rrobave e te trupit te saj engjellor)
Karla: Mos e thuaj me ate gje...nuk do e mendoja kurre...
Niko: Te dua!
Karla: Dhe une te dua Niko!
E mbeshtolla ne kraharorin tim dhe e putha ne koke. Ajo u mbeshtet akoma me e sigurt tek une dhe buzeqeshi me syte e mbyllur.
Niko: Vogelushe shko, shihemi neser ne akademi.
Hapa deren dhe dolem te dy jashte. Para se te ikte e terhoqa nga dora ashtu mbeshtetur ne makine dhe e perqafova dhe nje here. Ajo me shtrengoi me ate fuqine e lehte te kraheve te saj dhe me puthi ne buze dhe iku. Derisa u fut ne shtepi prita dhe me pas hipa ne makine. Makina ishte zaptuar nga aroma dehese e saj dhe buzeqesha si budalla. Aq shume ja adhuroja aromen sa asnje xham nuk mbaja hapur per te me shoqeruar ajo arome femerore deri ne shtepi.

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now