11

1K 50 1
                                    


Rreshkiti gishtat e tij ne pellemben e dores sime dhe i nderthuri me te mijet. Dolem na klasa dhe shkuam tek makina e tij. Une hipa para dhe nderkohe qe mbyllja deren ai me vendosi rripin e sigurimit.
Karla: Faleminderit...
Niko: Hej... thuhet faleminderit per keto gjera? ( tha duke me pare me ate veshtrim qe me rrembente shpirtin dhe e çonte peshe)
Karla: Miresjellja mbi te gjitha.
Niko: Lumturia jote mbi gjithçka trendafil!
( dhe me mori doren dhe e puthi lehte kurrizin e saj. Ndezi makinen dhe rruges deshironte qe te mbante doren time te mbeshtjelle nga dora e tij)
Niko: Nese nuk deshiron vertet te vish ne shtepine time...
Karla: Jo dua vertet, pse te mos doja?
Niko: Nuk e di...ndoshta nga ajo qe ndodhi ne akademi?
( serioziteti i kaploi fytyren dhe une e adhuroja çdo sekond dhe me shume. Buzeqesha lehte dhe i shtrengova doren, duke e bere ate qe te me shihte si rrufe dhe ti kthehej perseri profilit te meparshem per te pare rrugen)
Niko: Gjithesesi me rremben dhe mua dallga. Sinqerisht nuk duroj dot te te shikoj ashtu ne klase dhe te mos prek. Qysh kam duruar derisa arrita me ne fund te jemi ne kete status te dy.
Karla: Qysh ke duruar?
Niko: Do bisedojme ne shtepi.
Shkuam ne shtepine e tij. Ishte teper komode dhe me ngjyra te embla. Mori çanten time dhe e vari tek nje komodine ngjyre kremi qe kishte rafte kepucesh, pasqyre, varese rrobash e çantash dhe me rrembeu ne puthje.
Niko: Eja te ulemi se kam kohen e botes qe te te bej copash.
Karla: Te me besh copash?
Niko: Sigurisht! Eja.
( nuk e di a e ndjeu tensionin momental qe me kaploi dhe se kuptova pse. Te me bente copash ai e kishte ne puthje...apo jo? Por e nese do ishte me shume fundja ne ishim me shume se shoke, por ishte shume shpejt... Karla mblidhi pellumbat. Ti duhet te kesh besim tek ai. Ndoshta ai e kuptoi nervozismin tim dhe me drejtoi per nga tavolina)
Niko: Çfare do per dreke?
Karla: Çfare te duash.
Niko: Ej ti duhet te kesh ndonje gje te preferuar. Çfare deshiron te hash?
Karla: Nuk jam nazelie. Çfare te kete shpia dua te ha.
Niko: Kjo eshte nje arsye pse me ke rrembyer zemren.
( me puthi ne faqe dhe nje moment u habita. Ai kur afrohet do te me puthi ne buze, pse kete çast nuk tentoi per atje? Ai shkoi ne banak dhe une u çova na karrigia. E ndoqa dhe i dola ne krahe.)
Karla: Ke nevoj per ndihme?
Niko: Jo mund ta bej vet. Di te gatuaj mire. Mendoj te bej makarona, si thua?
Karla: A ke pana dhe kerpudha? Vdes kur i kombinoj keto ne makarona.
Niko: Po tallesh? Edhe une i adhuroj.
Karla: Le ti futemi punes.
Gatuam se bashku dhe beme dreke te shkelqyeshme. Kishte goxha kushte te mira per gatim dhe nuk ishte e veshtire te ambientoheshe. U ulem ne tavoline dhe ai solli dhe leng frutash.
Niko: Perveçse ne kercim dhe ne gatim ja dalim. E di? Me duket sikur kam nje jet qe te kam patur.
Karla: Çuditerisht dhe mua keshtu me duket.
Niko: Jane bere shume te mira.
Karla: Na lumshin duart.
Niko: Dhe na befte mire!
Te dy hengrem dhe filluam te bisedonim ne tavoline.
Karla: Je bere pas pis tek cepi i buzes.
Niko: Ku?
Filloi te fshihej kudo edhe jo ne vendin e duhur. Mora nje pecete dhe e fshiva ngadale teksa i afrohesha gjithnje e me shume derisa fytyra ime ishte pak cm larg fytyres se tij. E putha lehte ne buze dhe ai ma kthehu lehte. Iu largova per pak po ai me terhoqi dhe filloi te puthte me fort, me cmendurisht, me rrembim. Por kjo gje nuk zgjati dhe shume dhe u shkeput lehte nga une duke buzeqeshur lehte. Ai nuk po me ngacmonte me menyren e tij eksituese siç ben gjithmone.
Karla: Pse u bere keshtu kaq papritur?
Niko: Ne çfare kuptimi "keshtu"?
Karla: Nuk e di ndoshta si serioz, puthjet e tua qe skishin moment " te me linin rehat", me ke ketu dhe ti dukesh sikur nuk reagon.
Niko: E bej sepse ti me duket u keqkuptove qepar. Kur them dua te te bej cop nuk nenkuptoj seks, ne rregull ketu? Ka shume menyra te tjera qe dua te kenaqem me ty, seksi eshte deshire, dashuria eshte burim i pashtershem pasioni nese se di.
(U ndjeva ne siklet nga ana e tij. Ai e kishte kuptuar, s'mund te ishte ndryshe. Nikoja ishte i kapshem dhe tejmase i zgjuar. Faqet e mia u skuqen i ndjeja qe me pervelonin nga sikleti i çastit.)
Karla: Kam besim tek ty.
Niko: Ma thuaj ne sy dhe me siguri. Nese nuk ke dhe mendon se une do te bej diçka ty pa deshiren tende, atere çohemi dhe te percjell per ne shtepi.
(Teksa behej gati te ngrihej, i vura duart e mia ne kraharorin tim dhe per arsye te paditura, mu mbushen syte me lot, ne momentin me te papershtatshem te mundshem. Karla, vdis!)
Karla: Kam besim tek ty! Te besoj me shume se çi besoj vetes.
(I thash duke diktuar syte e tij qe shkrepetinin dhe depertonin ne skutat e shpirtit tim)

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now