34

882 47 25
                                    

Sa futemi ne makine Karla mbajti picat ne preher.
Niko: E gjeta! (thash duke dale nga makina)
Karla: Ku po shkon.
Niko: Me prit ketu...(i them teksa u drejtova drej nje supermarketi qe me zune syte. Futem brenda dhe shikoj per leng frutash. Marre leng frutash,uje, cokollate per Karlen dhe nje pakete cigare per vete. Bej pagesen dhe iki me nxitim ne makine)
Karla: Ca jane keto?
Niko: Disa gjera. Te mora leng frutash dhe cokollatat qe ke qef.
Karla: Une nuk udhetoj me me ty.
Niko: Po pse? Ca bera une?
Karla: Po ci ble tere keto gjera? Sikur skemi cu bejme lekeve ne dhe hajde bleme.
Niko: Po skemi cu bejme, per ty se kursej fare, pse po vuaj per buke une? Sot dolem per qef e qef do bejme po merre lengun dhe shoqero picen. Hap kroskotin e makines ke gota si karton qe e shtyn disa here. Hidh aty ose ktheje me bidon.
( fillojme ecim me makine dhe Karla hapi picen e pare nderkohe qe i mbante ne preher. Mbushi dy gota me pije dhe nje ma dha mua, piva pak dhe e lash tek mbajtesja e pijeve ne krahe te deres)
Karla: Qenka i mire ky lengu i frutave.
Niko: Dhe mua me pelqeu shume. Kur te kthehemi marrim prap.
(Ne momentin se do kafshonte copen e pare ndalon dhe me sheh mua)
Karla: Po ti si do hash? Je duke ngare makinen.
Niko: Ha ti pa per mua ka kohe po he. Ha vogelushe dhe nese ke me uri marrim gjera te tjera.
Karla: Jo do hame te dy. (ajo keput nje pjese te madhe dhe me peceten posht pices zgjatet drejt gojes sime) do te ushqej une. Hape gojen.
Niko: Mos u mundo po ha vet se ha pastaj shpejt e shpejt.
Karla: Hape gojen po te them mos me bej te ndaloj makinen.
(Hap gojen dhe kafshoj nje cop nga pica)
Niko: Dhe picen e paskan bere te mire.
Karla: Ehe po ha. (ajo me ushqeu mua si nje femije i vogel qe jam dhe nderkohe hante dhe vet. I thash se mund te haja vet dhe qe te vazhdonte te hante rehat por jo kokmushkes si mbushej mendja.)
Karla: U fryva hengra shume nuk mundem dot me.
Niko: Haje dhe ate e tre feta pice kane mbetur. Nje po e ha une dy te tjerat. (marre nje cop me pecete dhe filloj ta ha. Kisha ngrene dhe une shume por e bera si nxitje qe ti hante Karla dy te tjerat dhe ja dola.Picat mbaruan dhe une ndalova makinen prane nje koshi dhe Karla flaku kartonat)
Karla: Me jep goten te te mbush leng.
Niko: Jo jo as une nuk mundem dot me. Pi per veten .
Keshtu po kalonte udhetimi jone drejt korces. Ne makine muzika nuk kishte ndaluar asnje cast dhe teksa ndejtem te heshtur disa momente ndaloj makinen ne nje vend tjeter goxha te bukur te mbuluar nga debora per te bere foto nese Karla do donte.
Niko: Vogelushe si thua te....
E shoh dhe e kishte zene gjumi. E ula zerin dhe e perkedhela nga floket. Era e saj e trendafilit kishte zaptuar makinen dhe mushkerite e mia donin te sterngopeshin me ate afsh te embel e kaq shume ngjyres ne shpirt ne kete dite te bardhe e te qete debore. E shtriva dhe pak me shume sendiljen qe te ishte me rehat dhe e mbulova me xhupin tim te madh e pse ne makine ishte val. Nuk doja te mberdhinte teksa flinte. Vazhdova rrugen teksa syte me terhiqeshin si me magnet nga ajo pamje kaq qetesuese e Karles. Ndihesha mashkulli me me fat ne kete bote. Po afroheshim gjithmone prane korces dhe Karla ende po flinte...
Karla: Jo babi mos ik....(psheretiu ne gjume dhe ndalova pak makinen. Ajo ishte duke enderruar me siguri dhe teksa shihja fytyren e saj te merzitur nga ndonje enderr me baban e saj, i rane disa pike loti. Iu afrova prane dhe ia fshiva lehte qe te mos e trembja. E putha lehte ne buze dhe ne faqe duke i peshperitur ngadale)
Niko: Dashuri babi nuk do iki.
Karla: Niko...mos me ler as ti (fliste ende e pergjumesh, e mbeshteta ne kraharorin tim dhe e perqafova. Asaj i rrihte zemra shpejt, ja ndjeja, derisa u qetesua dhe filloi te merrte fryme normalisht. E mbeshteta ne sendilje dhe e mbulova perseri, duke i nderthuthur doren time ne te sajen dhe fillova perseri rrugen. Arritem ne korce dhe parkova makinen prane teatrit. Karla po flinte e qet dhe me vinte keq ta zgjoja. Fika makinen dhe u mbeshteta ne sendilje me shikim nga Karla e bukur, nga vajza qe rrezatonte zjarrmi dashurie ne kete dite te ftohte dimri. Teksa e perkedhelja lehte lehte, pa qellimin per ta zgjuar me zuri gjumin nen aromen e saj.



Ndjej nje perkedhelje nga nje dore qe nuk do e ngaterroja me asnje dore tjeter ne bote, nga nje dore e dolle bardhoshe por e ngrohte, me arome gjithmone te mire qe rreshkiste ne faqen time disi te ashper nga mjekrra. Hap syte dhe shoh trendafilin te qeshur teksa sodit me detaj fytyren time.
Karla: Me fal qe te zgjova dashuri, po nuk po me rrihej pa te perkedhelur. (e puth ne buze lehte, mbyll pak syte dhe i hap perseri per te pare ate)
Niko: Jo me doli gjumi vet vogelushe. Ti si fjete. Nuk doja te zgjoja kur erdhem e teksa po te shikoja me zuri gjumi dhe mua.
Karla: Si qingj fjeta, pata gjume te thelle.
Niko: Pate shqetesim? (e pyeta mos ndoshta nga endrrat qe shihte)
Karla: Jo pse pyet?
Niko: Mbase nga rruga them se nuk eshte si te flesh ne shtrat ndaj.
Karla: (buzeqeshi lehte) jo nuk kisha asnje shqetesim nuk e kam ndjere rrugen e as kur ndalove ti. Ndihesh i lodhur jet? Nuk ke faj mbase duhet te rrime e pak ne makine nese do te qetesohesh je lodhur ti me shume se une.
Niko: Si mund te lodhem kur te kam prane ty vogelushe?
Karla: Je ti shoferi i makines, e eshte lodhje e di. Ndersa une nuk po bej asgje thjesht po rri.
Niko: Ti po ben me shume se une..
Karla: Cfare po bej?
Niko: Po i jep kuptim diteve qe po jetoj, e me jep shpresen se jeta ime e ka nje kuptim dhe ai kuptim je ti vogelushe.
Karla: Jam vajza me me fat ne bote qe te kam ty.(thot teksa me kap me dy duar fytyren time dhe me puth fort me buzet qe me vdisnin dhe me ngjallnin perseri)
Niko:Vogelushe, dalim?
Karla: Po jet, paska rene dhe debore.
Niko: Ku do te shkojme?
Karla: E vendosa une ne fillim tani vendose ti.
Niko: Mendoj se e di se ku duhet te shkojme.
Karla: C' presim atere? Shkojme.
Niko: Vishu nje here mos dil keshtu.
Karla: Po jam bere uje ne djerse aman.
Niko: Vishu te thash se eshte me ftohte se ne pogradec ketu.
Karla: Mire mire o mami i dyte.
Niko: Nevrike, ja dhe une do vishem.

U veshem te dy dhe dolem jasht. Karla qeshte si femi qe po shihte per here te pare debore. Merrte debore dhe e hidhte ne ajer dhe nderkohe une me cigaren ne buze lundroja shikimin tim ne levizjet e saj. Dhe kur luante dukej sikur kercente, ishte e lindur per ate gje.
Niko: O femi i lumtur, duhet te te sjell me shpesh ketej ose udhetojme me shpesh.
Karla: Sa gje e bukur do ishte. (therriste teksa ende shikonte sa andej ketej) Eja luaj me mua.
(me mer per dore dhe teksa thithja cigaren ajo me tregoi ne dore debore qe i kishte dhene formen e nje zemre) Shiko, e bera per ty.
Niko: Nese nuk do shkrihej ne te ngrohte te betohem qe do e mbaja si zbukurim ne shtepi vogelushe.
Karla: Skagje.
(fliste e lumtur me hunden qe po i skuqej nga i ftohti dhe ne moment me perqafoi duke me ngrohur edhe nje here shpirtin me krahet e saj te pafuqishem.)

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now