14

1.1K 47 1
                                    

                                 Niko

U futa ne dush dhe teksa uje rridhte ne trupin tim, mendoja trupin e Karles siper vetes. Qesha si idiot teksa me dolen para syve imazhi i fytyres se saj, me sy te thelle blu, te trembur dhe kaq te gezuar. Me lutej per te vazhduar dhe ndaluar me ate shikim qe kishte zaptuar qenien time. E doja ta kisha aty, te benim dashuri si te çmendur ne dush, ta pushtoja me trupin tim ate trup qe i kaloi limitet tek une qe prej asaj nate, teksa ndihej vetem nga ne dashuria qe mbizoteroi ne ate kercim qe na bashkoi.  Dola nga dushi dhe kisha harruar te merja bluze per tu veshur. Shkoj ne dhomen ku lash Karlen, te veshur me tuta dhe pa gje persiper. Ajo ishte e shtrire, ende e paveshur, duke fjetur. Mora telefonin dhe i bera nje foto. E dashurova ate pamje dhe do me dukej mekat nese do e prekja apo do e zgjoja. E mbulova dhe me shume nga shpatuallat e zbuluara por tmerresisht te bukura dhe shkova tek dollapi per te veshur nje bluze. Mendoja ta lija te flinte dhe te zgjohej kur te deshironte. Sot do flija ne shtrat me aromen e saj, dhe kjo gje me bente qe qeshja vesh me vesh mos me shkulej nga fytyra. Mendova ti gatuaja diçka nderkohe qe hapa tv dhe e çova tek muzika. Shtepia ime ishte projektuar siç doja une, dhe une doja te kisha degjimin 4D ne shtepi. Me ze jo shume te larte per te mos zgjuar Karlen fillova kerceja dhe shikoja per te rregulluar ndonje gje e per ti gatuar vajzen qe dashuroja.

                              Pas 1 ore.
Po vrapoja si e çmendur, ai vazhdonte me ndiqte. Nuk e di sa do vazhdoja, e ndjeja veten te derrmuar. Teksa merrja fryme me veshtiresi, ai me kapi prej krahu. Fillova ti qelloja me sa fuqi kisha, perseri ai nuk zmbrapsej. Me kapi nga fyti dhe po me shtrengonte fort. Qeshte nen ate mask te shpifur dhe nuk ndalej se forcuari doren. Po mbytesha, fryma po me ndalej. I ndjeva krahet e mi te mos benin me rezistence dhe...
Karla: O Zot!!
(U çova me vrull nga shtrati dhe po mbushesha me fryme me veshtiresi. Pash rrotull dhe kujtova se isha tek Nikoja. Ai hap deren e dhomes me nje pjate te madhe ne dore dhe me sheh. U zverdh ne fytyre,epo kushedi si mund te ishte bere surrati im ne ato momente dhe vjen me vrull tek une. La pjaten ne nje komodine aty prane dhe duart e tij u drejtuan tek faqet e mia.)
Niko: Hej... je mire? Je bere uje ne djers.
Karla: Une..une...
Me puth ne buzet e lagura dhe u qetesova si me magji. Me perkedhelte me gishtat faqet dhe une fillova te çlirohesha ngadale. Ai me puthi ne ball dhe me shikonte thelle me syte e tij jeshil.
Niko: U trembe?
Karla: Po.
Niko: Mankth me siguri.
Karla: Ashtu ishte.
Niko: Mund te ma thuash?
Karla: Po, sikur vrapoja dhe dikush gjithmone me kapte dhe me mbyste.
Niko uli doren dhe me gishtin tregues po perkedhelte qafen time.
Niko: Ai qe guxon te te preki ty i ka hapur varrin vetes. Nuk do lejoj asnje te te bej diçka ty vogelushe. Te premtoj!
Karla: Faleminderit per fjalet. Asnje s'eshte se me ka bere ndonje gje. Nuk jam njeri qe perzihet shume. Me kupton?
Niko: Te kuptoj, por perseri mos ki frike, jam une ketu per ty, do jem rojtar joti trendafil. Asnje s'do te te lendoj ty, as fijen e flokut nuk do te ta prekin.
E perqafova fort dhe ai me shtrengoi gjithashtu pas vetes.
Niko: Meqe je pa sutina, a me lejohet te te puth?
Karla: O perendi harrova ti vishja.
(Thash teper e sikletosur nga ajo qe tha ai dhe vura batanien siper vetes. Ai qeshi duke nxjerre dhembet e bukur jasht dhe me perqafoi me krahet e tij te medhenj. U çua dhe i drejtua per nga dera.)
Niko: Vishu, dhe do vij tek ti prap. Harrova te merja pecetat.
Dhe u zhduk. Se kuptova per ça pecetash e kishte...ah. Me kishte sjell ushqim ne krahe te komose, e harrova fare. Isha shume e trembur, zot kur do me zhdukej ai mankth qe kishte kaq kohe qe me torturonte. Vishem per pak sekonda dhe ai vjen me peceta ne duar. Buzeqesh embel dhe ulet ne krahe ne krevatit.
Niko: Te pergatita sanduiç. Ha dhe çohemi avash avash te te percjell per ne shtepi. Eshte errur dhe mami ndoshta eshte bere merak.
(Shpirti im me thoshte te mos ikja prej tij. U ndjeva kaq e sigurt ne krahet e tij, fjalet qe me tha, e besoja vertet shume. Thjesht tunda koken dhe ai me perkedheli faqen e me zgjati pjaten.)
Karla: Eja hame bashke.
Niko: Une hengra kur ishe ne gjume.
Karla: Eshte shume nuk mund ta ha te teren.
Niko: E ha qe çke me te. Filloje.
Karla: Une do ha....dhe ti do me shikosh teksa ha?!
(Ai me pa habitur dhe mblodhi shpatullat)
Niko: Ka ndonje gje te te shoh teksa ha?
Karla: Me duket sikur dukem qe nuk dua te hash ti dhe te ha une.
(Ai qeshi me mua sikur te kisha thene idiotllekun me te madh ne planet, e mbase e kisha thene..)
Niko: Nuk dukesh si e tille fare dhe une hengra qepar madje kam e pjaten tek bari atje nese nuk me beson.
Karla: Te besoj po e kam si te sikletshme...
Niko: Mire vogelushe, une po çohem te dal te ballkoni aty dhe ti ha.
Karla: Po te lutem ta hame te dy.
(E kapa prej krahu pa e lene te çohej dhe po e shikoja ne menyre kaq lutese derisa shfry lehte.)
Niko: Nuk ta prish dot kur me shikon ashtu.
(Plasa duart si femi i lumtur dhe i leshova vend te ulej krahe meje. Fillova te kepusja sanduicin me duar.)
Niko: Kafshoje ta hash me rehat.
Karla: Po e bej per ty.
Niko: Une nuk e kam problem aq me pak nga ty.
Filluam te hanim te dy sanduic dhe nderkohe filluam te bisedonim.
Niko: Vogelushe?
Karla: Po? (I thash me gojen plot dhe ai qeshi duke me hequr ca fije floku nga syte)
Niko: Nuk kam rreshtur se menduari per ty qe prej nates qe kercyem bashke.
Karla: As une per ty.
Niko: Pse ike ashtu?
Karla: Nuk doja te dukesha se kush isha. Nuk dua tme shohin shume njerez kur kercej.
Niko: Po tallesh? Ti ke talent te shkelqyer per kercim.
Karla: E di por nuk dua shume. Nuk e di...po ti princ i zi, me thuaj pak ate mbremje te ftoi zonja Dagllas?
Niko: Sigurisht ajo, me tha se atje do takoja dhe pjestaret e klases qe do mernim pjese ne. Me foli per ty, me tha se je talent dhe e besova pasi e ti e njeh ate njesoj si une besoj.
Karla: Po ajo e di çfare zgjedh.
Niko: Erdha ne klase dhe shpresoja se do te te gjeja. E ndjeja ne nje far menyre se mund te ishe ti. Ate nate ishte ndryshe dhe ne perditshmeri je vertet ndryshe nga Karla e asaj nate.
Karla: Preferoj sportivitetin.
Niko: Dhe mua. Nuk me pelqejne shume keto veshjet zyrtare.
Karla: Te duken sikur te lodhin.
Niko: Tamam.
Karla: A te ka bezdisur me ish e dashura jote?
Niko: Qekur nderrova numrin me rane veshet rehat. Ti me the se je e virgjer. Jo se do e kisha problem dhe nese nuk do ishe vogelushe, por me thuaj, (dhe u afrua shume prane meje duke vene gishtin tregues nga qafa dhe per ne hapesiren midis gjokseve) askush nuk te ka puthur tjeter? Apo jo?
(Pertypa dhe kaperceva kafshaten e fundit me veshtiresi nga nxehtesia qe me percolli gishti i tij)
Karla: J..jo jo.
Niko: I lumi une pastaj.
(Tha prane veshit tim duke me shkaktuar mornicat ne trup)

Tangoja e FunditWaar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu