26

1.1K 48 5
                                    

Percolla Karlen per ne shtepi dhe u nisa drejt shtepise sime. Isha i gufuar nga emocionet dhe nuk me mbante vendi. Momentet qe perjetova me Karlen ishin nje perjetesi dhe tani qe iku ne shtepine e saj mu duk sikur mu shqye zemra prej vendit. Makina ishte mbushur dhe me aromen e saj dhe nje çast mendova se nuk mund te ecja perpara pa te. Po po e thash, nuk do mundesha dot pa ate ne krahun tim. Jam mashkull dhe e kuptova çpo me nxirrte goja teksa ngisja makinen i hutuar nga gezimi qe me kishte kapluar. Mendova si nje film para syve gjithçka qe ndodhi. Karla ishte dhe u be imja, do mbetej e imja deri ne fund. Nderkohe qe parkova makinen me vjen mesazh nga Karla.
Karla: Jet vajte ne shtepi?
Niko: Po trendafil, po futem brenda.
Karla: Sa shpejt, mami im nuk ndodhej ne shtepi dhe kishte bere krepa. Nuk e dija se nuk do kishte ardhur, do te kisha marre brenda te hanim te dy.
Niko: Pra je vetem tani?
Karla: Po...
Niko: Do vij tek ty tani❤️
Karla: Joo u lodhe sot. Lere here tjeter.
Niko: Nuk ndjej kurre lodhje kur behet fjale per ty.
Karla: Jo te thash. Ti sa vajte ne shtepi ftohte eshte. Kur te jem vetem do te te shkruaj direkt.
Niko: Por te dua ty e dua te jem afer s'po me rrihet tani.
Karla: Nuk ka gje jet ne afer do jemi tani gjithmone ❤️
Niko: Me dergo nje foto. Me mori malli.
Karla: Hahaha po pse tallesh?
Niko: Nuk po tallem vogelushe ma co vrap❤️❤️
Karla me çon nje foto duke nxjerr gjuhen dhe qe me cep te buzes ishte bere pis me cokokrem. Ishte e zbehte nga fytyra dhe kjo nuk me pelqeu.
Niko: Trendafil qe nuk vyshkesh kurre je🥀
Karla: Hahaha sa me llaston.
Niko: Po s'te llastova ty ke do llastoj?
Karla: Te dua❤️
Niko: Une te dua me shume 💘
Karla: Vazhdo jet se flasim.
Une thjesht pash mesazhin dhe u ktheva ne makine. Karla ishte vetem edhe e zbehte. Nikolas je shkardhate, duhet ta kishe kuptuar se ajo nuk u be mire pas berjes dashuri per here te pare. Ndeza makinen dhe shkoj ne shtepine e saj. Trokas tek dera dhe degjoj nje ze rrenqethes dhe melodi per veshet e mi.
" Erdhaa nje minute se po fshij duart" ajo hap deren dhe me sheh me habi. Pastaj skuqet, pastaj me hidhet ne qaf. Me kap prej xhupi me fut brenda.
Niko: Vdes kur behesh e dhunshme.
Karla: C'lesh dhune po do na shohin te lagjes edhe fillojne keto grate i thone mamit tim.
Niko: Shume mire, ta marrin vesh te tere qe ti u bere me burre e mami jot me nje dhender qe ta pij ne kup.
Ajo qeshi dhe me ra lehte ne shpatull. Ishte e zbehte dhe posht syve kishte rrathe te zinj te lehte. E perkedhela ne faqe dhe ajo e mbeshteti koken tek dora ime si shenje perkedhelie.  U bera serioz dhe po e shihja me dhembshuri.
Niko: Je e zbehte vogelushe, e di?
(I thash lehte sikur te kishim frike mos na degjonte njeri)
Karla: Jam mire vertet. Nuk kam dhimbje.
Niko: Duhet dhe te hash.
Karla: Humba shume gjak sot e di. E qepar isha bere, u tremba pak se nuk te kisha ty prane.
Niko: Jam nje trap qe te solla ne shtepi. Duhet te te merja te shtepia ime pa te degjuar.
Karla: Jo,  ti me the por une e dija semos ishte mami ne shtepi. U err dhe une i thash se dilja pak me ty. Meqe jemi vetem ulu me mua dhe hame krepa. I qan mami.
U ulem te dy prane njeri tjetrit dhe filluam te hanim krepat. Ishin vertet te shijshme. Po bisedonim te dy dhe qeshnim. Ende i qendronte fytyra e zbehte dhe nuk me pelqente te ishte ashtu ajo fytyre e njome dhe tmerresisht e dashurueshme.
Niko: Ti di ti besh?
Karla: Di po nuk me duken sikur si bej aq te mira sa mami. Do te te gatuaj ndonje dite.
Niko: Mezi pres ti provoj nga dora jote, se doren e vjehrres e provova.
(I kap doren dhe e puth. Ajo qesh si femi dhe me puth ne buze)
Karla: Pse dukesh si i shqetesuar? Te duket ne sy.
Niko: Jo trendafil jam i shqetesuar vetem per ty.
Karla: Do vdes fare per ty. Mos ki merak jam shume mire.
Niko: Por nuk dukesh dhe aq.
Karla: Nese do kem shqetesim do te te them.
Niko: Shume mire keshtu. Haji ti keto se une u ngopa. Mos me shiko ashtu do behem derr s'do kem me takat te kercej.
Karla: Ha ha ha me shkrive. Haji ti keto une keto.
Niko: Mire te tjera nuk ha.
Karla: Do mbarohen keto.
Niko: Po jam ngopur. Mos me shiko ashtu. E mire mire do i ha mos me shih me ashtu se s'te them dot jo.
Hengrem krepat e mbetur dhe me dukej vetja si fuçi.
Karla: Kam leng portokalli ne frigorifer.  Po shkoj te marr.
Niko: (i kap doren) ku do vesh ulu aty. Nuk me vjen as per te ngrene as per te pir. Te dua vetem ty ketu.
Karla: Ketu jam. Mire prit te shoh zjarrin.
Niko: Ulu se e shoh une zjarrin.
Karla: Mire se po pastroj tavolinen.
Niko: As tavolinen e bej une.
Karla: He pra po tallesh me mua ti tani?
Niko: Per ça te tallem?
Karla: S'po me le te bej asgje. Ti nuk e di shtepine qe te besh punet.
Niko: Hall i madh shume. Oxhaku ja ku eshte lavamani per te lare e thare enet ja ku eshte. Do shkence ketu?
Karla: Mire mire. Po shkoj te marre kuverte dhe shtrihemi te divani dhe shikojme ndonje gje ne televizor.
Niko: Mire jet, duhet te qetesohesh edhe ti.
Karla: Aa ndaj s'po me le ti mua. Ke merakun tim.
Niko: Nuk ka lidhje meraku keshtu do e bejme e kur te martohemi.
Karla: Kur te martohemi?
Niko: Po dhe kur te behemi me femije do kujdesem per ty si tani.
I afrohem dhe e puth ne ball. Ajo ngeli e shushatur dhe une e pash duke qeshur. Mora pjatat dhe i çova te lavaman dhe ajo iku mori kuverte. Pash zjarrin te mos fikej dhe e vendosa disa drru per te mbajtur ngrohte vendin te pakten 2-3 ore. Hap frigoriferin dhe shoh lengun e portokalles dhe i mbush nje got Karles. Ajo vjen me kuverten ne duar dhe me shikon me goten ne dore. Me qesh.
Karla: Pi dashuri. Me pelqen lengu i portokalles.
Niko: Une kam mbushur plot po e bera per ty. Do e pish ti.
Karla: As mua nuk me pihet. Jam ngopur.
Niko: Do e pish dhe pike. Hajde ulemi.
Ne momentin qe u ulem degjojme nje ze dhe po mbanin vesh. " Karla mire mire eshte, te fala ke dhe ti"
Niko: Mos eshte....
Karla: O perendii mamiii shpejt çohu dhe ngjit shkallet lart shko te dhoma ime.
Niko: Po ta takoj.
Karla: S'ka kohee jo keshtu te te gjej papritur.
Ajo me rremben per krahu dhe me ngjit 2-3 shkalle.
Karla: Dera e pare majtas ikk.
Iki me vrap dhe futem ne dhomen e Karles. Degjoj hapjen e deres dhe zerin e Karles tek thote "erdhe mami?"

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now