Pjesa 1

310 11 6
                                    

Burri i vogel dhe gruaja e vogel...
Keshtu na quanin kur ishim te vegjel.
Per arsyen se ne qendronim perhere bashke, cfardo qe benim ne ishim bashke, edhe ne prapsirat kishim gjithmone gisht te dy, por edhe kur njeri ishte pafaj, tjetri do perlyhej me faj vetem per te mos len tjetrin fajtor te vetem.
Prinderit tane ishin aq te afert me njeri tjetrin, sa c'mund te jene dy vellezer dhe  dy motra se bashku.
Stela...
Stela e vogel.
Ajo fytyrbardha si sheshet e mbuluara nga dëbora...
Me faqet e mbushura.
Buzet e kuqe si qershite kur piqen se tepermi.
Me hunden perfekte, te vogel dhe te rrumbullaket.
Me floket e zi, te gjate e te dalllgezuar nga ondet.

Stela... Keshtu quhej ajo "Gruaja ime e vogel"
Stela kishte fytyre te embel, engjellore, si nje kotele e vogel dhe e pafashjme...
Por Stela nuk ishte e tille... Te tjeret e njihnin per embelsine qe e karakterizonte, por vetem kaq.
Njihnin Stelen ne siperfaqe...
Ate vajzen e brishte, te thyeshme, delikate dhe te ndjeshme...
Askush pervec meje nuk e njihte Stelën ne thellesi.
Askush nuk njihte erresiren e saj, friken, forcen e saj.
Deshirat dhe cmendurine qe kishte brenda vetes...
Ajo ishte nje vullkan... Nje bombe qe duronte shume ne nxehtesi, por kur shperthente e tejkalonte forcen e nje uragani...
Ajo duronte shume, deri ne nje fare pike... Pastaj ishte e afte edhe te "vriste".

                         ****
Stela ishte vajza qe me shtrengoi doren ne moshen 6 vjecare, kur ishte dita e pare e shkolles.
Stela ishte ajo qe hodhi canten ne toke ne mes te ores se mesimit, se donin te na ndanin nga banga dhe nuk lejoi te ndodhte kjo gje.
Stela ishte ajo qe me jepte gjysmen e cokollates se saj dhe pastaj kur mbaronte gjysmen e vet me kerkonte nga gjysma qe me dha.
Stela ishte ajo qe arushit te saj i kishte vene emrin tim.
Stela ishte ajo qe para se te flinte, me merrte ne telefonin e shtepise dhe me uronte naten e mire.
Ndaj te gjithe na quanin burri dhe gruaja e vogel.

Stela ishte tipi i vajzes qe kur donte dicka, e merrte me hir apo me pahir.
Ajo nuk kerkonte gje. Ajo jepte urdher te kishte ate gje qe donte.
Ishte si nje diktatore e embel dhe e vogel.
Ndersa une, nje djal i shkurter, me floket e kthyera ne ane te djathte.
Paksa i llastuar, i mbyllur ne vetvete.
I heshtur gjithe kohes, me mike te vetme Stelen.

Ne diten e pare te shkolles, kur te gjithe ishin me nenen dhe babain, une isha me Stelen.
Te kapur perdore prisnim ne oborrin e shkolles.
Ajo kishte veshur nje fustan te bardhe, me flutura dhe trendafila shumngjyreshe te pikturuar mbi te.
Floket e hedhura mbi sup.
Trup i shkurter dhe topolake ne fytyre.
  - Do ulemi bashke dhe nuk do kesh asnje shoqe dhe shok tjeter pervec meje - me tha ate dite duke m'u drejtuar me gishtin tregues.
Dukej sikur po thoshte po ndejte me njeri tjeter te thyeva kembet.
Qe diten e pare u grind me nje vajze tjeter...
Te nesermen rrahu nje djale...
Ajo, Stela e embel, e bute, e pafajshme dhe e brishte ne dukje te pare.
     
                      ****
Kur ishim ne klas te kater Stela u be me nje moter...
Pavarsisht kesaj ajo nuk me la pasdore, kohen e kalonte jashte me mua, duke bere figura me balte, duke vjedh fruta neper komshinj, duke u zene, sepse filluam te ziheshim si dreqi.
Nuk kishte dite qe te mos ziheshim, madje edhe mbasi u pajtonim ziheshim serish...
Ajo filloi te me bente si veten.
Cdo dite qe kalonte ne thithnim huqet e njeri tjetrit.
Beheshim me te ngjashem ne cdo gje.
Me kohen qe kalonte, edhe ne rriteshim.

Ishim ne klas te 5 kur une pata zenken e pare ne shkolle.
Nuk isha zene ndonjehere. Isha tip i qete deri ne momentin kur me benin me nerva dhe nuk dija se c'beja!
Dikush e shau Stelen, e beri t'i dridheshin buzet nga ngasherimat.
Nuk e dija se ajo ishte aq e rendesishme per mua. Domethene e kisha shoqe, ishim rritur se bashku, por s'e dija se do behesha aq i keq vetem per nje fjale dhe per nje te shtyre qe i bene asaj.
Dikujt desh i nxorra syte me laps, por fatmirsisht ja ngula ne ball.
E pash veten perpara Steles, me krahet e hapur duke e mbrojtur, une, i turpshmi i klases, ai te cilit i dridhej zeri kur lexonte nje pjese nga libri.
Qe nga ajo dite nuk duroja dot qe nje njeri mund t'i bente keq asaj pervec meje.
Ne ziheshim, madje goditeshim, por asgje nuk zgjaste me teper se 1 ore, sepse ose do shkoja une te shtepia e saj, ose ajo do vinte ne shtepine time.

Stela ishte si nje mace, ishte e eger, e keqe, por edhe teper e bute dhe e mire!
Ishte dimer, akull, por edhe pranvere, lule, ngrohtesi.
Stela ishte vullkan, uragan, por edhe liqen i qete, qiell i paster.
Askush nuk e njihte sic e njihja une, as prinderit e saj, askush.
Cdo vit qe rriteshim, e njihja dhe me teper, njihja dobsite e saj, friken, forcen qe kishte, endrrat qe kishin filluar t'i thureshin ne mendje!
Ajo donte te behej kengetare, ndersa une kitaristi i saj!....

StelaWhere stories live. Discover now