Pjesa 9

75 8 2
                                    

     Kalova perballe dyqanit, duke fishkellyer dhe me duart ne xhepa!
E bera disa here kete gje sepse kisha frike te beja ate qe kisha ndermend, ate gje per te cilen kisha shkuar aty! Por pas xhiros se katert, ndalova.
Mblodha veten duke perseritur disa here se cdo gje do shkoje mire!
U afrova tek dyqani dhe me kembet qe me dridheshin fillova te ngjis ato kater shkalle te vogla qe te dergonin tek dera!
Kisha dy dite qe e kisha bere planin, shpresoja vetem qe te funksiononte!
Ne lagje ishin disa drita te ndezura, kishte edhe nje gosti ne njeren nga shtepite aty afer, degjoheshin njerez qe kendonin dhe bertisnin! Kjo gje ishte ne favorin tim, sepse askush nuk do dyshonte per ndonje zhurme me teper.
Ne sup kisha xhaketen e zeze prej mershini, qe ja kisha marre babit per te mos u dukur shume ne erresire!
Ne xhep te xhaketes mbaja nje thike dhe nje kacavide!
Pasi mblodha veten, u ula ne gjunje perballe deres dhe fillova te c'vidhosja vidat e braves se deres!
Me pas e shtyva kunjen e braves dhe ula dorezen!
Dera kerciti pak dhe u hap!
Kembet m'u prene nga frika dhe me shpejtesi u futa brenda, mora fustanin duke e mbeshtjell shpejt e shpejt ne dore dhe ika me vrap!
Eca aq shpejt sa dhe kembet nuk me dukeshin si te miat, sikur kembet i kisha lene mbrapa dhe vete kisha ikur!
     Arrita ne lagje dhe fillova te ecja ngadale, por koka instiktivisht me kthehej mbrapa cdo 10 sekonda per te shikuar nese me kishte ndjekur dikush apo jo!
Kaperceva dritaren dhe mbasi hoqa rrobat qe kisha vendosur poshte mbulesave te krevatit, u shtriva ashtu sic isha!
M'u desh nje ore qe te normalizoja frymarrjen dhe rrahjet e zemres! Asnjehere nuk kisha ndjere adrenaline dhe frike aq te madhe sa ne ato momente, me dukej sikur gjaku me vlonte brenda ashtu sic zien llava nen vullkan!
Por eshte e tmerrshme ndonjehere kur vret friken, kur gjera te tilla nuk te duken me te pazakonta, te paprekshme apo dicka qe te tjeret e bejne dhe jo ti!
Cdo here e me shume "Krimet" beheshin me te medha dhe kjo nuk ishte dicka e mire, pavarsisht se ne ate moshe nuk arrija ta kuptoja.

Ishte mengjes.
Rrezet e para te diellit me rane ne sy nga pertej perdes!
Pavarsisht se kisha vetem pak ore gjume, gje qe here te tjera shkaktonte nerva dhe mumges durmi tek une, ai mengjes me pak ore gjume ishte me i bukuri dhe me i lumturi, por edhe me i trishtuari!
Me padurim prisja te shikoja shkelqimin ne syte e saj dhe buzeqeshjen kur te shikonte fustanin.
E dija se do shkaktonte emocion tek ajo, sepse e pash qe ate dite se si i vezullonin syte kur mbante veshur ate fustan!
Kyca deren me celes.
Hodha ne dysheme te gjitha mbulesat e krevatit.
Hapa fustanin mbi krevat dhe, ashtu si per here te pare fillova ta hekurosja! Nderkohe qe po e hekurosja nisa te mendoj "C'dreqin po bej? Po hekuros?"!
Mbasi e hekurosa, e mbulova me mbulesat e krevatit dhe dola jashte.
    Oret kalonin ngadale dhe koha per te shkuar ne diten e fundit te shkolles po afronte! Ndryshe nga ditet e tjera qe shkonim paradite, kete here do shkonim pasdite, sepse mbasi te mbaronim ne klase, do iknim per te festuar per here te fundit se bashku!

Ishte ora 15:00.
Isha shtrire ne divan dhe po degjoja radion, nderkohe po prisja qe Stela te vinte te me therriste sic e kishim lene nje dite me pare!
Pavarsisht kengeve qe tramsmetoheshin ne radio, mendja me rrinte ne tjeter vend, tek momenti kur ajo do shikonte fustanin!
     - Erg, eja, Stela te kerkon! - me therret mamaja qe nga jashte.
U ngrita menjehere dhe dola tek dera duke i bere Steles me shenje qe te futej brenda!
Kishte veshur nje pal xhinsa te zeza dhe atlete te bardha bashke me nje kemishe qe e kishte shume perzemer, sepse e kishim vjedhur bashke ne tregun e rrobave.
U mbyllem ne dhome.
Stela  me shikonte cuditshem dhe qeshte here pas here!
     - Cfare eshte Erg? C'duam ketu? - me pyeti duke qeshur dhe e habitur pse mbylla deren me celes!
     - Mbylli syte Stela.
     - C'po kurdis?
     - Mbylli syte dhe mos i hap deri kur te them une - i them dhe ajo bindet pas tre heresh mbasi hapte syte!
Nxorra fustanin dhe ja vendosa ne duar!
Reagimi i saj i vetem nuk ishte as nje shperthim ulerimash nga gezimi, as ndonje kercim duke u hedhur!
Thjesht dhe bukur, aq sa per te treguar se e vlersonte mendimin!
Dy lot i rreshqiten nga syte, thua sikur i kishte pasur gati per t'i leshuar!
Buza ju lakua ne forme gezimi dhe i dridhej bashke me mjekren.
     - Oh Erg s'di c'te them - peshperiti dhe me hodhi krahet ne qaf duke me perqafuar.
     - Nuk e kam blere Stela, e kam vjedhur - i thashe teksa perqafoheshim!
Ajo me shtrengoi me fort dhe ndjeva supin qe me lagej nga lotet e saj.
     - Kjo eshte akoma me e bukur se sa ta blesh - tha dhe me leshoi!
     - Faleminderit Erg - shtoi teksa fshinte syte me pellembet e duarve...

StelaWhere stories live. Discover now