Pjesa 2

125 10 1
                                    

Kur ishim ne klase te 7 gjerat ishin me ndryshe...
Stela kishte filluar te piqej nga ana fizike... Kishte filluar te merrte format e saj femerore...
Ajo ishte vajza me e bukur e shkolles, me nje trup te beshem ne krahasim nga moshataret e saj!
Aq e bukur ishte bere sa dhe mesuesit kishin filluar ta shikonin nga dy here!
Me kohen qe kalonte gjithcka ndryshonte, trupi saj, tiparet e fytyres beheshin me te bukura, floket i qene zgjatur shume, kishte zene nja dy shoqe, por mes meje dhe asaj asgje nuk kishte ndryshuar, madje ishin forcuar me shume ato ndjenjat e dashamirsise dhe miqesise.
Edhe ne ate moshe, kur une zihesha, nuk kisha asnje shok qe te me mbronte apo te me ndihmonte, ishte Stela qe futej gjithmone ne mes te sherrit!
Ne ishim bere sic behet pulla me komardaren e bicikletes, nje trup i vetem. Nese duhet te shqisnin pullen, atehere do shqitej me gjithe komardare.

Nuk luanim me me balt duke formuar figura, as me makina dhe arusha, as me gjerat qe luanin akoma bashkmoshataret tane!
Pavarsisht se nuk kishim hequr dore nga vjedhjet e frutave tek komshinjt!
Madje i kishim zgjeruar vjedhjet, shkonim edhe neper shtepi te tjera, ku pervec frutave, vidhnim edhe rrobat qe linin jashte dhe na dukeshin te bukura, ose atlete dhe kepuce...
Rrobat qe nuk na benin ja falnim lypsave kur dilnim fshehurazi ne qytet!

              ****
Ishim ne klas te 8 kur provuam cigaren per here te pare.
Deshira per t'u dukur i madh, i kishte perfshire pothuajse te gjithe djemt e asaj moshe.
Shpesh i shikoje duke tymosur cigare mbrapa banjave te shkolles, ose neper qoshet e mureve...
Ate dite, nen melodine e kengeve Hard Rock te nje kasete qe kishim vjedhur tek nje shtepi, bashke me magnetafonin e vogel dhe me disa libra te vjeter e te grisur.
Ishim tek nje ullishte ne dalje te fshatit, ku nje koder e larte shtrihej.
Ne mengjes rrezet e diellit ishin teper te ngrohta ne faqen e asaj kodre.
Ate dite nuk kishim shkuar ne shkolle.
Cantat i patem varur te dega e kalbur e nje ulliri te madh dhe ishim shtrire ne barin e njome e te shkurter!
Kisha mbeshtetur koken ne trungun e ullirit. Ajo kishte mbeshtetur koken ne barkun tim. Floket i qene shtrire neper bar, sepse ishin teper te gjate.
Kemisha e kuqe me vija te zeza i rrinte aq ngushte ne trup, i cili ishte mbushur tashme nga gjoksi i saj i formuar...
Lekura i qe tendosur kudo... E lemuar dhe e bute si nje lekure bebeje...
Aroma e flokve te saj, qe ngjasonte se tepermi me nje arome menteje dhe kamomili te perzier bashke.
Kishim marr nga nje liber ne dore dhe po lexonim, ndersa nga magnetofoni dilnin tingujt e kitares elektronike!
Atehere te gjithe ishin fiksuar pas kengve hiphop, ndersa ne preferonim Rock, sidomos baladat.
Nga xhepi me kishte rene paketa e cigareve dhe brryli i saj e kishte prekur kutine prej kartoni, i cili kushedi si i qe dukur!
- Po kjo? - me pyet duke ma treguar paketen!
- Jane cigare - i pergjigjem pasi i hodha syte nga paketa dhe pastaj serish mbi liber!
- E di se c'jane, nuk jam aq idiote, por nuk e dija se kishe filluar te pije cigare - me thote me nje ton zeri paksa te ashper dhe pastaj mbeshtet koken serish ne barkun tim.
- Nuk kam pi ndonjehere, e mbaj kot - ia kthej.
Fillon ta hapi paketen dhe nxorri nje cigare! E vuri ne mes te buzve te kuqe e te trasha dhe duke u kthyer per nga une me pyet
- Si dukem? - pastaj qesh dhe e merr mes gishtave duke bere sikur po nxirrte tym nga goja!
Une e shikoja dhe buzeqeshja duke tundur koken!
- C'liber po lexon? - me pyet nderkohe qe po me fuste doren ne xhep!
- Djemt e rruges pal - i pergjigjem.
- E kam lexuar. - ma kthen dhe ngrihet ne gjunj.
- Ku e ke futur ate dreq shkrepse?.
Gjen shkrepsen dhe prej aty nxjerr nje kunj. Duke ju dridhur duart e ndez cigaren dhe pastaj e thith duke shikuar nga une!
Mbasi u kollit disa here dhe fshiu lotet qe i dolen nga syte, tha se ishte e mire dhe ma vendosi ne buze!

Ate dite mbaruam gjysmen e paketes dhe filluan te na merreshin mendt.
Qeshnim pa lidhje dhe mundoheshim te kendonim kenget rock me zerin tone qe cirrej nga te bertiturat.
Ajo nuk ishte me Stela e vogel, fytyr rrumbullakja dhe topolake.
Ajo vajza me kordele te kuqe mbi koke, me duart e vogla dhe trupin e vogel.
Ajo qe zgjatur me teper se une.
Ajo po behej nje femer me kuptimin e plot te fjales.
Stela e vogel ishte rritur dhe une nuk e kisha ndjere kohen te kalonte, sepse ajo ishte njesoj ne syte e mi... Rritej bashke me mua, si te ishte nje pjese e trupit tim...
Ajo ishte nje gjymtyre e shpirtit tim, ose me mire nje organ.
Ajo ishte zemra e shpirtit tim dhe pa te do vdisja shpirterisht, do isha nje njeri pa ndjenja, prandaj nuk e ndjeja kohen te ikte, nuk i ndjeja vitet te shkonin, sepse ajo rritej brenda meje me mua cdo dite....

StelaOnde histórias criam vida. Descubra agora