23

65 8 1
                                    

E vetmja gje qe po ndjeja ne ato momente ishte dhimbja ne doren e majt, aty ne pjesen e brrylit me ishte rejpur lekura nga ferkimi me token.
Por nuk ishte kjo qe me shqetesonte me teper, por se ku ishte Stela dhe a ishte mire.
U ngrita ne gjunj dhe po shikoja se mos arrija ta shihja, por ato barishtet e gjata pengonin te shikoja.
Dukej dhe degjohej vetem motorri, i cili vazhdonte te qendronte i ndezur dhe nxirrte tym te bardhe.
Ngrihem ne kembe dhe filloj te eci.
Disa metra larg motorrit pash nje vend ku bari ishte i ngjeshur. Mendova se Stela ishte aty.
Vrapova atje duke caluar dhe e pash te shtrire permbys.
U ula prane saj dhe nisa ta leviz duke e therritur ne emer, por asnje shenje jete.
U tremba. Njeqind gjera me kaluan ne mendje ne ate sekond.
E ktheva perballe dhe i vura doren tek qafa per te ndjere pulsin, por nuk arrija te dalloja gje. Akoma me i friksuar ngjesh doren mbi gjoksin e saj te majt dhe ne ate moment ajo shperthen se qeshuri.
U ula dhe e shikoja gjithe inat.
Per nje moment nisi te me shembej bota ne koke. Nuk mund ta humbisja, ajo me mbante gjalle.
  - Erg une e shtrire dhe ti perfiton te me prekesh gjoksin? - me thote duke qeshur.
  - Mos fol marrezira, doja vetem te shikoja a po te rreh zemra - ia kthej i irrituar nderkohe qe qemdroja ulur, me duart mbi gjunj dhe e shikoja plot inat, ndersa ajo qeshte me teper kur e shikoja ashtu.
  - Posi posi, - prandaj e mbushe doren mire eee, perfitues.
  - Nuk e bera me ate qellim te thashe.
  - E bere qe cke me te Erg - me thote duke u ngritur ne kembe dhe po shkundej.
  - Te thashe qe jo - ia kthej dhe hidhem ta kap nga kembet, por ajo largohet dhe fillon iken me vrap.
E ndoqa ashtu duke caluar.
Bari na arrinte deri ne bark me gjatesi....
Ajo vraponte duke qeshur, nderkohe era ja merrte floket dhe luante me to.
U rrezua dhe une rash mbi te.
Vazhdonte te qeshte.
Ja vendosa duart mbi kycet e duarve.
U ula ne kofshat e saj dhe u perkula deri tek buzet...
E putha ashtu teksa qeshte, ishte si te puthje lumturine, sepse nga nje e qeshur e tille clirohej lumturia qe ndodhej ne shpirt.
  - Budallaqe, mendova mos u vrave - i them pasi shkeputem buzet.
  - U vrava pak, por te pash teksa shikoje gjithandej dhe vendosa te mos dal qe te shikoja cdo beje.
  - Nuk do ja falja vetes nese do te ndodhte gje, je gjithcka cfare kam. Ti me ben te mos jem vetem - i them dhe ajo me shikon me syte qe mallengjehen.
  - Atehere kurre nuk do jesh vetem Erg, kurre .- me tha dhe me perqafoi fort, me shtrengonte me ato krahet e saj te holle dhe aq te fuqishem.

Stela kish qene e rendesishme, shume e rendesishme, por tani ishte bere edhe me teper dhe cdo dite behej edhe me teper.
Perhere kisha friken te hidhja nje hap me tej miqesise, s'doja ta humbja ate njeri, me mire ta kisha si nje mike prane vetes, sesa nje dashuri per nje periudhe kohe.
Kisha lexuar shume libra dhe kisha degjuar shume kenge te trishta dhe cdo gje e mendoja me fund te hidhur, sidomos pas vdekjes te babait.
Por nuk arrita dot te mbaja ndjenjat te frenuara, me terhoqen fort drejt saj dhe na perplasen, gje qe heret ose vone do te ndodhte.
Une e kam dashur ate njeri, e kam dashur qe diten e pare kur me dha gjysmen e cokollates, kur me tha se une do isha vetem shoku i saj dhe i askujt tjeter, kur ajo zihej per mua... Por nuk e kisha kuptuar. Nuk e kisha kuptuar se ajo ishte destinuar te ishte e imja qe ne femijri.

  - Sa kohe keni te lidhur? - na pyeti nje dite shitsja e embelsirave.
Stela me veshtroi drejt e ne sy, buzeqeshi embelsisht dhe u kthye nga ajo
   - 16 vite - pergjigjet.
Por ne nuk ishim te lidhur!
Une as nuk i kisha propozuar asaj per t'u bere e dashura ime, keshtu ndodhte rendom, duhet ta pyesje "A do lidhemi bashke?"
Ne nuk e kishim bere ate pyetje.
Nuk na kishte lidhur nje PO si pergjigje, por ndjenjat na mbanin te lidhur dhe asnje propozim nuk eshte me i bukur sesa kur gjerat rrjedhin vete.

                     ******
Ne vite te dyte gjerat ndryshuan edhe me teper.
E ndjeja veten me te rritur fizikisht dhe menderisht, me dukej sikur me ishte hapur mendja dhe mendoja e shikoja me qart.
Gjerat me Stelen ishin ftohur paksa, ajo nuk ishte me e njejta.
Kishte disa dite qe sillej ftohte dhe e ndeja teper te larget.
Dhe ato dite mendoja se ishin ditet qe prisja, qe dashuria kishte filluar te ulte ritmin dhe te behej dicka e zakonshme mes nesh.....

StelaWhere stories live. Discover now