Pjesa 4

95 7 3
                                    

Kaq u desh qe drejtori te cmendej dhe te na nxirrte jashte, duke na paralajmruar se na kishte vene syrin dhe do na ndiqte ne cdo hap qe do benim ne klase.
Mbremjen e po asaj dite, ne shtepine e Steles ishte bere nje sherr i madh, aq sa ajo kishte ikur nga shtepia.
Prinderit e saj erdhen tek ne per te pyetur nese ajo ishte aty, por te zhgenjyer dhe te shqetesuar u larguan.
M'u dhimbsen ate nate. Sidomos nena e saj, e cila gjithe kohes qante dhe fshinte syte me menget e trikos!
Arrija t'i kuptoja sadopak, nje prind behet keq kur femija iken nga shtepia, sidomos kur eshte vajze dhe aq me shume kur i thote se s'do kthehet me kurre.
Ate nate, mora xhaketen e babit, e hodha mbi supe dhe dola jashte.
E dija ku ishte ajo. Gjithashtu dija se nuk e kishte me te vertete se nuk do kthehej me ne shtepi.
Ajo ishte teper nevrike dhe teper krenare. Isha i sigurt se ne ato momente deshironte me shpirt te kthehej ne shtepi, por krenaria nuk e bente te ulte hunden.

Mbas 10 minutash rruge, arrija te shikoja nje drite te vogel mbi kodren e ullishtes.
U afrova dhe e pash te shtrire mbi disa rroba qe kishim vjedhur dhe i kishim fshehur aty. Me nje cigare te ndezur ne dore, me kemishen e zberthyer dhe me gjoksin e mbuluar nga recipetat e kuqe!
Kishte ndezur kasetofonin dhe po degjonte muzike rock, gje qe e bente edhe kur hante buke.
  - C'ben? - e pyeta dhe ajo pa u shqetesuar fare se ishte e zberthyer, u kthye nga une dhe pasi me shikoi per pak sekonda, thithi cigaren dhe mbasi nxorri tymin me thote:
  - Po te prisja.
  - Prandaj erdha - i them dhe ulem prane kokes se saj.
Ajo ngre koken dhe e mbeshtet tek ijet e mia!
  - Duan te na largojne! Me vjen inat vetem per faktin se nuk marrin mundimin te llogjikojne pak. Na kane rritur te dyve prinderit e njeri tjetrit dhe tani shohin gjera qe nuk jane. - me thote duke shfryre e merzitur dhe pasi e thithi dy here shpejt cigaren ma vendosi tek buzet.
  - Ti je rritur tani. Kushedi, kane frike se mos bejm gabime - i them une dhe vendosa doren mbi koken e saj duke e perkedhelur tek floket e gjate, te cilet ishin te bute sa c'te japin ndjesine e butesise rete e bardha ne qiell!
   - Nese ndodh cfare? Nuk jam mjaftueshem per ty qe thua keshtu? - me pyet duke u ngritur dhe ndjeva si duart i dridheshin mbi duart e mia!
  - Ti je me teper se mjaftueshem, por ata jane prinder, shqetesohen per te miren tone.
  - Qe kur je bere kaq i thelle dhe i kuptueshem Erg? - me pyet duke qeshur.
  - Po them te verteten, pavarsisht se ne nuk na pelqen te na lidhin krahet dhe s'na lejojne te fluturojme.
  - Ndoshta ke te drejte! Ndoshta akoma nuk na jane rritur krahet per te fluturuar Erg!
  - Eja te ikim ne shtepi Stela - i them duke u ngritur ne kembe!
  - Ne shtepi jam Erg, ti je ketu! - me thote dhe e gjunjezuar me mbeshtet koken tek barku duke me shtrenguar fort!

Teksa ecnim duke zbritur kodren, ajo mberthente kemishen dhe trupi i vezullonte nga drita e zbehte e henes!
Pasi vuri re se po e shikoja, buzeqeshi dhe mbasi u mberthye ndjava gishtat e saj qe me mbyllen hapsiren e gishtave te mi!
  - Ke puthur ndonjehere Erg? - me pyeti duke shikuar drejt rruges!
  - Jo, po ti?
  - Jo. Thone se eshte bukur, sidomos me gjuhe! - thote dhe zuri te qeshte!
  - Nuk eshte e shpifur? - e pyes i cuditur!
  -Keshtu me duket edhe mua, por nje shoqe me tha se eshte bukur kur perplasen dy gjuhe bashke, ajo kishte puthur para disa ditesh dhe 3 dite rrjesht na tregonte papushim se si ishte ndjere - vazhdon ajo dhe pastaj qeshi e sikletosur duke ulur koken dhe duke u mbajtur me njeren dore tek une dhe tjetren tek faqa e saj!
Kushedi si ishte skuqur ne fytyre ne ato momente, si ndonje molle dhjetori!

Kur kaluam tek rruga buze shkolles, pam nje drite ndezur.
Nga brenda degjohej nje ze qe kendonte dhe pak sekonda me vone nje hije u duk te ecte mbrapa dritares, me nje shishe ne dore dhe here ikte para here mbrapa!
  - Duhet te jete roja e shkolles, kushedi sa alkool ka pire - them une dhe ndaluam!
  - Do me ndiqje sikur te thoja tani eja te ikim te lahemi ne det? Edhe pse ben ftohte? - me pyeti duke u kthyer nga une e entuzjastmuar!
  - Pa e menduar dy here - ju pergjigja!
  - Atehere nuk e ke problem te ikim mbrapa shkolles dhe te vjedhim libra ne bibloteke? -  me pyeti, por as nuk priti te merrte pergjigje. Me kapi nga krahu dhe u drejtua per nga mbrapa shkolles, andej nga ishte edhe dritarja e biblotekes!
  - Ai drejtori shkerdhat do e paguaj qe u ngatrrua me ne - e degjova teksa thoshte me ze te ulet.
Mbasi shtrembruam njerin nga hekurat e dritares, i cili ishte i kalbur.
Hoqem dy derrasa te zeza qe ishin mbeshtetur ne dritare, u gjendem brenda ne bibloteke!
Ajo ndezi cakmakun dhe filloi te zgjidhte librat me te shtrenjte dhe me te bukur! Ndersa une sistemoja ne krah cdo liber qe me kapte dora dhe pastaj i hidhja poshte dritares!
Mbasi morem aq sa mund te mbanim, ne momentin kur do dilnim jashte, ne dere u degjuan dy trokitje te lodhura! Me pas, nje ze i ngjirur:
  - Kush eshte aty brenda?...

StelaWhere stories live. Discover now