pjesa 6

95 7 2
                                    

Ai muaj, muaji i fundit i shkolles, do te ishte muaji me i magjishem nga cdo muaj tjeter qe kishim kaluar ne ato banga!
Inatet dhe urrejtja ndaj njeri tjetrit nga nxenesit u hodh pas!
Te gjithe dukeshin te dashur dhe te deshperuar se edhe nje muaj do te ishim bashke!
Shikoja trishtim ne syte e gjithesecilit, edhe tek syte e atyre qe hiqeshin si me te forte, si me indiferent!
E vija re kur perplasja shikimet me ndonje dhe, ashtu lehte, embelsisht buzeqeshnin me cepin e buzes!
Sikur donin te thonin "Kaq ishte apo jo? Ja kaluam bukur duke u zene"
Sikur thonin "Do me mungosh ti shkerdhate e vogel qe ti thyeva turinjte dhe m'i thyeve turinjte"!
Pa e kuptuar ishim bere si vellezer dhe motra!
Ne gjimnaz thonin se eshte me bukur, por une nuk e besoja nje gje te tille, asnje ne gjimnaz nuk do behej si keta djem me te cilet isha rrahur dhe kisha qeshur cdo fundvit.
Askush nuk do behej si keto vajza!
Tete vite bashke nuk ishte pak!
Tete vite jo pak.

Banga jone ishte mbushur plot me fraza, vargje kengesh, copeza romanesh dhe novelash te cilat ia kishim dedikuar njeri tjetrit.
Ne mes te bankes gjendej nje zemer dhe anesh saj S dhe E.
E kishim gdhendur cdo dite nga pak.
Here une e here ajo kishim vene dore mbi ate zemer te gdhendur!
Kishim kaluar aq shume gjera ne ate moshe se bashku, sa asnje tjeter nuk i kishte perjetuar!

Kishte kaluar mesi i nates, kur degjova nje trokitje ne xhamin e dritares!
U ngrita nga shtrati dhe ashtu i pergjumur, i gjunjezuar mbi shtrat largova perdet dhe po mundohesha te shikoja!
  - Hap se jam une - thote Stela dhe bente me shenje qe te hapja dritaren!
Pasi hapa dritaren, ajo vuri pellembet mbi parmakun e cimentos se dritares dhe u fut me koke brenda, duke u varur aq shume sa ra mbi shtrat!
  - Cka ndodhur? - e pyes i shqetesuar!
  - Asgje Ergi, u merzita duke ndejtur vetem. U be dy dite sot qe nuk te shoh, nuk prisja dot deri neser qe te takoja ne shkolle, me mori malli - me thote duke me vendosur doren e saj te bute mbi faqe!
  - Ti je e cmendur Stela. Nese e marrin vesh prinderit e tu do hapeshin probleme.
  - Ehh c'do benin, te vellai im erdha - thote ai duke hedhur canten ne toke!
Te nesermen do vinte ne shkolle me mua, duhet te duroja edhe fjalet e mamit se po e fusja ne rruge te keqe ate vajze!
Une nuk beja asgje te keqe!

Mbasi ndejtem perqafuar te shtrire, te mbuluar me batanijen time ngjyre blu te erret, ajo shtyu batanijen me kembe dhe zbriti nga krevati!
  - Dua te shoh yjet - peshperin dhe me terheq zvarre nga krahu!
Dolem jashte me kujdes qe mos te benim zhurme!
Ngjitem shkallet qe ishin ngjitur me nje hardhi rrushi dhe u ulem kemb kryq mbi dyshemen e taraces se shtepise!
Ishte fresk ate nate! Ngjante si nje dite gjysem dimrore!
Qielli ishte i paster kristal.
Yjet dukeshin me qart se kurre...
Ajo shtrihet dhe vendos pellembet e duarve pas kokes!
Te njejten gje bej dhe une dhe pas ketij veprimi ajo me ngjesh koken ne anen e djatht te kraharorit!
  - Sa i dua yjet Erg, jane kaq magjik.
Disa topa zjarri qe qendrojne pezull mbi hapsire.
  - Mrekulli - me thote me ze te ulet!
"Shiko Erg, ajo eshte arusha e madhe. Ndersa ai atje eshte dragoi, pastaj eshte Kasiopea! Ndersa ai eshte ylli polar, ylli i veriut! - shtoi duke me treguar me gisht secilin prej tyre.
Ndersa une isha fokusuar tek fytyra e saj, qe ndricohej nga drita e lehte e henes!
Arusha e madhe? Kasiopea? Ylli veriut? E c'ishin keto? Yje! Thjesht yje.
Ndersa ajo ishte aty, e buzeqeshur, e prekshme, e gjalle! Me e bukur dhe me e magjishme se yjet!
  - Erg po i shikon? - me pyeti duke u kthyer nga une me nje buzeqeshje te pikturuar ne fytyre!
  - Po Stela, shume te bukur - i pergjigjem dhe nis te ngaterroj ngadale gishtat neper floket e saj.
  - Do doja te zgjasnin pergjithmone momente te tilla Erg, nuk behen kurre monotone!
  - Pergjithmone? Si romanet qe kemi lexuar?
  - Jo Erg, ato jane vetem libra. Kjo eshte jeta e vertete! Ne libra duhet te mbyllesh syte qe t'i perjetosh ato momente qe lexon, ndersa ne jeten reale duhet t'i mbash hapur.
  - Po ne Stela, do zgjasim pergjithmone?
  - S'e di. Eshte nje mister.u pergjigj ajo dhe ishte te drejte!
Ne ishim nje mister, nje pyetje pa pergigje! Por ne ato momente, e vetmja gje qe doja me teper ne jete, ishte te isha pergjithmone aty, duke shikuar yjet me ate.
Duke shubruitur floket e saj!
Duke i shtyur hunden per ta nervozuar!
Duke e perqafuar, edhe pse sa here e perqafoja harroja te merrja fryme!

StelaWhere stories live. Discover now