27

61 8 11
                                    

K1ater dite para se njerku te vinte te prezantohej, nena me erdhi ne dhome.
Ishte mbremje dhe po lexoja per te disaten here librin "Djemt e rruges pal".
E adhuroja ate liber, ishte si ata njerzit qe nuk behen kurre te merzitshem me pranine e tyre, ishte si Stela.
Uli volumin e televizorit, ti cilin kohet e fundit e ngreja deri ne fund sepse ashtu humbisja sadopak mendjen neper tinguj muzike.
  - Erg, dua te flasim pak - me thote duke u ul prane meje.
  - Per cfare? - e pyes nderkohe qe syte nuk i ndaj nga libri.
  - Ti e di per cfare. Une jam ende e re dhe kam nje jete te gjate perpara, nuk mendon pak per mua?
  - Po ti, mendon per mua nene? Mendon ndonjehere si ndihem une? - e pyes dhe vazhdoj te mbaj syte tek libri.
  - Po Bir, mendoj. Je femija im i vetem dhe per ty fal driten e syve, por kam edhe une jete - me thote dhe me flet me perkedheli per te me marr me te mira.
  - Atehere jetoje, eshte jeta jote dhe ti e di se cfare ben - ia kthej.
  - Lere ate dreq libri dhe me shiko, me shiko pak, a nuk te vjen keq per mua? Dreqi e marrt jam e re - me thote duke me hequr librin nga dora.
  - Bej cte duash te thashe. Une ne nje shtepi me ate nuk jetoj, kete hiqe nga mendja - i them duke ngritur zerin
  - Mos me bertit mua se per ate zot... - bertet duke u ngritur ne kembe dhe me drejtohet per te me goditur.
E shoh ne sy. Ne ata syte kafe te erret, te cilet kur u ndeshen me syte e mi filluan te dridheshin.
  - Shkofsh ne djall ti bashke me ate dhe bashke me njerzit e tu, nuk dua t'ja di per ju - i bertas ne fytyre dhe gati sa nuk qava.
  - Askush nuk do jete si ai - shtova duke drejtuar gishtin nga fotografia e babait qe ndodhej ne mur.
Ajo iku e xhindosur nga nervat. Perplasi deren fort dhe u largua.

Kaluan 30 minuta dhe vetem qava me fotografine e babit shtrenguar ne kraharor. Qava aq sa me zor merrja fryme.
Nuk po degjoja asnje zhurme brenda shtepise.
Nena ose kishte ikur, ose... Mendimi se mund t'i kishte bere dicka vetes me trembi aq shume sa u ngrita menjehere.
Hapa deren dhe dola ne korridor. E pash aty ne dysheme, te ulur prane komedines dhe po qante.
Koken e kishte mbeshtetur ne komedine dhe vetem renkonte. Ne ate moment e urreva veten, e urreva diten qe kisha lindur kur e pash ashtu te derrmuar, duke perseritur emrin e babait.
Isha bere egoist. Mendoja vetem per veten.
U afrova tek ajo pa bere zhurme, fytyra me ishte mbuluar nga lotet. Zgjata doren t'i perkedhelja koken por nuk e bera dot.
Dol jashte dhe vetem ikja me vrap, ikja dhe qaja.
Doja te ikja nga aty, te zhdukesha nga kjo bote dhe nga ajo gjendje dhe sa here ndjeja nevojen per te ikur larg shkoja gjithmone tek Stela.

Hodha dy gure te vegjel ne dritare dhe Stela doli jashte.
  - Erg? Ti je? - peshperin ajo.
  -  Po, une jam, po flije?" e pyes
"Jo, po mesoja. Eja se dua te flasim pak - me tha dhe vendos karrigen poshte dritares.
U futa brenda dhe u ula prane saj.
E mbeshteta koken ne kembet e Steles ndersa ajo filloi te me ledhatonte floket.
E adhuroja ate moment kur gishtat e saj futeshin neper floket e mi.
  - E di qe vetem ty te kam?
  - Nuk me ke vetem mua Erg, ke shume njerez qe te duan
  - Nuk e di, di qe te kam ty.
  - Shiko Erg dua te flasim per dicka, ndoshta do ndryshoje komplet gjendjen dhe mardhenien tone - me thote me nje ton zeri si te pashpres....

StelaWhere stories live. Discover now