18

68 8 4
                                    

U spostova ne ane te djathte dhe u shtriva ne guret e vegjel prej zalli te bregut.
Nuk doja ta merzisja edhe pse e bera, por me mire te merzitej se sa te vrisnim ate ndienje dhe mardhenie te mrekullueshme qe kishim.
Ndoshta gjerat do shkonin deri ne ate pike sa, ajo do lumturohej aq shume sa kurre ndonjehere, une me teper, por a ishim aq te rritur sa per te perballuar nje jete te tille? Ishim aq te pjekur sa te dallonim se cfare eshte dhe jo gabim?
Do e lendonim veten dhe njeri tjetrin aq keq sa do i urrenim qe te dy.
  - Jam e pamjaftueshme apo jo? - thote me zerin qe ju drodh.
Ktheva koken dhe e pash.
U afrova tek ajo, i vendosa doren ne faqe dhe i largova floket e lagur.
  - Ti nuk je e pamjaftueshme Stela, thjesht te dua aq shume sa nuk e ndjej veten te gatshem te humbas.
  - Nuk do me humbisje kurre. Ti e di qe i kemi bere nje premtim njeri tjetrit.
  - Po, qe edhe kur te largohemi, nuk do vonojme per t'u rikthyer. E di.
  - Atehere?
  - Nuk e di, s'dua te humbas shoqen time per nje puthje apo per nje nate apo disa nete.
  - Mos me thuaj qe Maria t'i ploteson keto dhe nuk e ndjen me mua - thote e nervozuar!
  - C'lidhje ka ketu Maria? - ia kthej duke ngritur zerin.
  - Maria eshte vetem nje budallaqe e bukur, mos u krahaso me Marian, mos u krahaso me asnje, sepse askush nuk eshte me nivelin tend.
  - Kam frike se ne gjimnaz do harrohemi, do gjesh miq te rinj, vajza me te bukura dhe mua do me lesh pasdore - me thote e trishtuar.
  - Ndoshta - them dhe mbajta te qeshuren kur ajo ktheu koken duke me shikuar me syte qe i kishte hapur aq shume.
  - Sa romantik je Erg, nuk mund te thoje si ato djemt e librave, qe jo Stela, ti je me e vecante se cdo njeri dhe nuk do te zevenndesoja me asnje - thote ajo dhe une nisa te qesh.
Qesha aq shume sa nuk pushja dot.
  - Vdeksh pra Erg, - shton e nervozuar dhe ngrihet duke u ngjtur ne koder.
Filloi te vishej dhe mbasi u vesh, u ul tek nje gur i madh dhe priste te dilja une.
  - Nuk shpeton dot pa te shikar njehere lakuriq Erg - me thoshte.
Ishte dicka e sikletshme..

Shtator.
Ishte dita e pare ne gjimnaz, i cili ndodhej ne qytet dhe per te shkuar atje duhet te merrnim urbanin.
Mungesa e babit ishte akoma e dhimbshme dhe do ishte per shume kohe, por kisha filluar ta pranoja ate qe kishte ndodhur dhe kjo gje me ndihmonte te ecja pak nga pak perpara.
Ne klase gjetem edhe disa ish nxenes te klases qe kishin pasur ne fillore.
Kishte edhe fytyra te reja, vajza te bukura, sidomos te viteve te fundit.
Stela ishte nje bange para meje, me nje shoqen e saj!
Ndersa une me nje tip, qe ishte aq i heshtur sa dhe fryme merrte aq ngadale sikur kishte frike se mos bente zhurme.
  - C'do kenaqem - thashe duke shfryre dhe ne ate moment  ne klase futet nje vajze rreth 26 vjece, e cila kishte qene zysha kujdestare.
Nga te gjitha vajzar e tjera, qe visheshin me xhinse te shkurtra apo me ndonje minifund e me dekolte te hapur, ne sy binte Stela me xhinsat e saj te zeza, me kemishen e zeze me vija te kuqe, me floket e kapura bisht, thojt e lyer me te zeze dhe kyci i dores i rrethuar me nje zinxhir te trashe!
Kur zysha na kerkoi te prezantoheshim, te tregonim hobin apo preferencat qe kishim, ndryshe nga te gjitha vajzat e tjera Stela permendi gjysmat e legjendave te Rock-ut, sepse zysha e nderpreu, tregoi ne mes te klases se une isha shoku saj i ngushte dhe me e bukura ishte pjesa kur theksoi me ze te larte.
  - Mos guxoj vajze t'i afrohet se e hedh nga dritarja.
Te gjithe qeshen, por nuk e dinin s ajo e kishte seriozisht. Pastaj ne fund tha se nuk kishte asnje deshire pervec asaj qe te ishin gjithmone mire ata qe ajo donte. Sepse e tille ishte ajo, vuante vete mjaftonte qe te tjeret te ishin te lumtur.
Ndersa une, nuk u prezantova fare sepse kur tentova ta beja desh u mbyta ngaqe nuk pertypesha dot dhe u ula. Qeshi edhe shoku im i bankes, ishte nje arritje.
Kur isha ne fillore dhe ato cfare beja me Stelen mendoja se ishin cmenduri, nuk e mendoja se cfare mund te quheshin ato qe bem ne gjimnaz...

StelaМесто, где живут истории. Откройте их для себя