24

60 6 3
                                    

E shoh teksa iken me vrap.
Floket i hidhen sa ne njerin sup e sa ne supin tjeter.
Ndersa une qendroj i ngrire ne vend, i shushatur nga ajo qe me tha, nga ajo qe me degjuan veshet nga buzet e saj.
Ne ishim zene edhe here te tjera, ishim share, madje edhe ishim goditur.
Ne pjesen e supit kam nje shenje qe ma ka bere ajo, me goditi me nje cop llamarine dhe me cau aq shume sa u desh te ma qepnin. Ishim te vegjel atehere, por edhe me vone kur u rritem me ka goditur.
I kam provuar grushet e saj ne bark, por edhe ne fytyre.
E kam goditur ne nerva e siper, e kam shtyre.
Por asnje plag, grusht ne bark e fytyre nuk me ka dhembur sa ajo fjale qe me tha...

Ate dite, ashtu si i humbur ne mendime u futa ne shtepi.
Lash canten ne divan dhe pash se kishte ardhur gjyshja nga ana e mamit, sepse gjyshrit nga ana e babit kishin vdekur qe kur une nuk ekzistoja.
U futa ne dhome dhe u shtriva ne shtrat.
Askush nuk me kishte degjuar te futesha ne shtepi.
Nena me gjyshen po flisnin nderkohe qe pinin kafe.
  - Nuk e bej dot, e kam te veshtire - thoshte nena gati ne te qare nderkohe qe mbante filxhanin ne dore.
  - Ke kohen bije, ke jeten perpara - thote gjyshja duke i rrahur shpinen.
  - Eshte edhe Ergi, nuk e bej dot - thote nena dhe s'po e kuptoja se per cfare po flisnin.
  - Ai do rritet nje dite dhe do te kuptoje, pastaj edhe ai ka nevoje per nje baba te kujdeset per te - tha gjyshja dhe ne ate moment e gjithe bota m'u shemb para kembve.
Rash, u rrezova ne humneren e botes time te rrenuar.
U perplasa ne cdo ndertese te rene.
U zhyta ne thellesin e botes time dhe i gjithe qielli i asaj bote me zuri poshte.
Perjetova edhe nje here vdekjen e babait.

Ngaqe ishte dimer, erresohej shpejt dhe dielli sapo kishte filluar te perendonte.
Dola nga dritarja i mbushur me dhimbje dhe mellef dhe ika me vrap.
Vrapoj derisa plasa se qari dhe ashtu duke ikur me vrap fytytra me lagej nga lotet, te cilet rridhnin poshte neper qafe.
Papritur e gjithe jeta m'u rrenua.
Per Stelen isha vetem nje njeri i peshtire, nje ndyrisire.
Babai nuk ishte me dhe nena do gjente dike tjeter per te kaluar jeten.
I humba te gjithe njerzit qe doja me shume dhe isha vetem.
Kisha qe ne kohen kur babai vdiq qe nuk ndihesha kaq keq, kaq vetem dhe kaq i humbur.
Doja te kisha ate prane, te me thoshte se cdo gje do kaloi, se do e kalojme bashke, por tani duhet ta kaloja i vetem dhe isha i pafuqishem per t'u perballur me kete gje pa pranine e saj.

Shkova ne shtepine e xhaxhit, mendova te flija aty ate nate, por me pas u largova qe aty sepse nuk doja te shikoja turinjte e varur te nuses se xhaxhit, e dija qe s'me duronte dot dhe as une nuk e duroja.
Mora nje shishe vere dhe u largova.
Kisha degjuar se vera te sheron dhe te ben te mos mendosh shume.
U ngjita ne taracen e pallatit me te larte dhe u shtriva aty ku shtrihesha me Ninen ne netet e veres kur donim te shikonim yjet.
Kete here isha vetem dhe i trishtuar, aty ku perhere isha i lumtur.
Hapa shishen e veres dhe fillova te pi nderkohe qe qaja dhe i lutesha babait te me merrte me vete. Ndihesha teper ne kete jete. Doja te zhdukesha, te mos ekzistoja me.

Kishin kaluar dy ore dhe vera e kishte dhene efektin e saj.
Mendja me shkonte verdalle. Me dukej sikur ne koke kisha daulle.
Kisha ore qe qaja dhe nuk ndihesha aspak me mire.
U ngrita ne kembe dhe zgjata koken poshte pallatit, ku dukeshin disa makina te parkuara dhe ne neon qe mundohej te bente drite.
Malli per babin me kishte marr, ne kete bote ndihesha vetem dhe askush nuk me donte.
Me vinte te villja nga trishtimi. Ai lemshi ne fyt me kishte mbytur te gjithin.
Vendosa kemben mbi brezin e betonit.
Hapa krahet.
Mbylla syte dhe ndjeva eren te me perkedhelte fytyren, ishte aq ndjenje qetesie dhe paqe.
Peshova trupin perpara dhe nisa t'i dorzohem eres.
  - Jo Erg - degjova zerin e Steles qe bertiti...

StelaWhere stories live. Discover now