17

61 6 0
                                    

Ndjeva aq shume deshire ta mbeshtillja ne krah, ashtu lakuriq sic ishte, ta mbeshtesja ne kraharor dhe ta mbaja aty per te gjithe jeten.
Ishte nje ndienje plot vrull, si nje uragan qe merr perpara cdo gje.
Edhe ajo ndjenje e tille ishte, nuk pyeste per asnje mendim qe i zinte rrugen.
Dhe nuk durova dot, ishte e pamundur te duroje, t'i rezistoje asaj ndienje, ishte aq e pamundur sa te ndaloje diellin per te mos lindur me mengjes.
Pershkova belin e saj me duart e mia, duke e prekur ne bark me pellembe deri kur duart u lidhen mbrapa kurrizit.
Ngjesha fytyren ne barkun qe doli nga uji.
Buzet preken lekuren e saj te lagur e te bute dhe, per nje cast desh me doli nje pasthirrme! Ndjeva sikur shpirti, nga momenti ne moment do me dilte nga kraharori, ne fyt dhe do shperthente.
Ajo me preku koken me duart e saj dhe me shtrengoi edhe me fort tek barku i saj. Por nderyshe nga une, nuk mundi ta kontrollonte ate zerin qe te del kur ndihesh mire, ate pasthirrmen e lumturise.
Trupi i saj i rreshqitshem nga uji, ishte bashkuar me trupin tim.
Barku im ishte ngjeshur ne pjesen e poshtme te barkut te saj, ndersa buzet e mia fare pak poshte gjoksit.
  - C'po bej? -  pyes veten ne ate moment.
Miqt nuk bejne gjera te tilla, kaq te ekzagjeruara! Te tilla gjera, kur prek pjesen me intme te nje femre me trupin tend, i kisha lexuar vetem neper libra dhe ata nuk quheshin shoke!
Po ne, cfare ishim?

Ne ate moment, u ndjeva pak keq, sepse mendova se gjithcka qe po ndodhte, ajo po e lejonte sepse une ndihesha keq dhe keshtu harroja realitetin.
Nje ndjenje e keqe per shkak te atij mendimi, perplasej me ate ndjenjen e mrekullueshme te te pasurit aq afer ate.
Ne ato momente, ndieja se mund ta puthja ate ne cdo pjese te trupit pa pasur asnje merak apo bezdi!
Mund ta perpija te teren dhe nuk do ndihesha i ngopur.
Ishte nje ndjenje aq e pafundme, sa do e ndaloja jeten dhe do e jetoja vetem ne ate menyre, duke puthur Stelen.
  - C'eshte dashuria Erg? Ajo e verteta! - me pyet duke me nderprere mendimet ne te cilat isha zhytur aq keq.
  - Dashuria? - them dhe ndjeva zemren te me godiste menjehere fort.
  - Nje ndjenje qe te nxjerr mendjen jashte perdorimi -shtova.
  - Do te thuash se ne jemi te dashuruar? - pyet serish.
Ngrita koken lart dhe e pash i cuditur
  - Pse mendon keshtu? - ia kthej.
  - Po ja, kur jam me ty nuk i mendoj gjerat qe bej, mund te bej budallikun me te madh duke e shikuar si dicka qe nuk ka rendesi - me tha dhe ngriti koken nga qielli "Shiko ku jemi, cpo bejme. Ke fytyren perballe gjoksit tim, me ke rrethuar trupin me krahet e tu dhe per me teper, je ngjitur me pjesen time intime - shtoi duke vendosur duart ne qaf dhe i rreshqiti poshte duke prekur gjinjte e me pas i ndaloi duart tek faqet e mia!
  - Nuk jane gjera shokesh apo jo? - e pyes dhe ajo mbeshtet ate qe thashe duke tundur koken ne shenje mohimi.
  - Por, megjithate une nuk kam bere dhe nuk po bej asgje per ta ndaluar kete qe po ndodh - tha pasi heshti pak.
  -Pse? - e pyes. Ajo sheh per nga une. Buzeqesh. Merr fryme thelle duke ngritur supet lart dhe pastaj thote:
  - S'e di, e kam te pamundur ta ndal. E ndjej.
Heshtem te dy per pak minuta.
Rrahjet e zemres se saj perplaseshin ne veshin tim, qe ishte mbeshtetur tek brinjet e saj.

Kisha lexuar diku, se ndjenjat fizike shkaktojne boshllek ne shpirt nese nuk kane ndjenja shpirterore.
Ajo ishte vete shpirti im, por a duhet te ndiheshim bosh per nje hap te gabuar? Per nje puthje te prishej ajo qe kishim prej vitesh? Druhesha se nuk do ishte e njejta Stel me pas, se kur te vint te dritarja, kur te futej poshte batanijes time, nuk do vinte me per nje perqafim, por vetem per te tjera gjera dhe une nuk isha i gatshem te humbisja Stelen, sidomos me ato momente.
Stela ishte pjesa me e bukur e jetes time.
Ajo ishte si nje luledjelli ne mes te shkurreve.
Si nje rreze e ngrohte dielli ne ditet me acar.
Ajo ishte shpetimi im, shkatrrimi im dhe lumturia ime.
Nuk doja ta humbisja ate qe kishim per nje puthje apo nje gabim epshor adoleshentesh...

StelaWhere stories live. Discover now