37

48 5 0
                                    

Atehere? C'me mendohesh? - me thote duke me kapur nga nofullat.
Fjalet me ngatrroheshin me mendimet dhe nuk dija cfare nxirrja nga goja, vetem belbezoja.
Ne ate moment e vetmja gje qe me vinte ndermend, ishte se cdo me bente, imagjinoja 100 skenare brenda nje sekondi.
  - E kam blere - thashe duke bertitur.
Ai qeshi dhe ktheu jaken e xhiboksit, ne te cilen, me qendisje ishte shkruar nje shkronje.
  - Vertete? Dhe sa te kushtoi more teveqel? -  me pyet ai duke kapur nga veshi.
U mundova ta shtyja por as qe e leviza dot nga vendi.
E mora aq inat ne ate moment sa doja ta vrisja, por ne fakt as nuk e godisja dot nga frika.
  - Pune per mua - ia kthej duke i larguar doren.
  - Po kjo shkronja G ketu c'kuptim ka? - me pyeti.
  - Cila shkronje? - them nderkohe qe mundohem ta shikoj, por ishte e veshtire sepse ndodhej mbrapa qafes nga brenda jakes.
  - Si ky xhiboks ekzistojne vetem dy, nje e kisha une, nje e ka nje vajze nen dhe. Jane te bere me porosi. - me thote duke me leshuar dhe me pas ulet ne borduren e trotuarit.

Ndez nje cigare dhe ngre koken duke me pare mua.
  - Mund ta mbash, gjithsesi mua nuk me bie me - thote ai nderkohe qe nxjerr tym nga hundet.
Me beri kurioz ajo qe ai tha, se nje vajze nen dhe kishte nje xhiboks si ai.
U ula afer tij dhe teksa e shikoja mundohesha te kuptoja karakterin e tij.
Kishte nje fytyre te vrazhde, nevrike, sy te mbushur me inat dhe dhimbje, por nderkohe tregohej i forte fizikisht dhe i dobet emocionalisht, sepse u trishtua aq sa ju desh te ulej.
E kuptova qe kur iu drodh zeri sa permendi ate, iu zbut toni i zerit ne sekond.
  - C'ndodhi me te? - e pyes .
Ai kthen koken nga une, me hedh nje veshtrim nga koka te kembet dhe pastaj hedh shikimin per nga rruga.
  - Ishim larg ate dite.
Nje nate me pare kishim pire deri ne mengjes. Ajo ndodhej mbrapa ne motorr, une para. Ne nje kthese humba kontrollin dhe shkuam zvarre ne asfalt. - thote Ujku.
Dora ne te cilen mbante cigaren i dridhej, i dridhej aq shume sa tregonte dhimbjen qe kishte brenda vetes.
Nje termet shkaktohej te ai sa here sillte ndermend ate ngjarje.
Une isha nje i huaj per te, per me teper dikush qe e kishte vjedhur, ate, hajdutin. Por kjo gje ndoshta e beri te hapej aq shpejt me mua, fakti se isha nje i huaj.
Ndodh shpesh te kemi deshire te flasim, te nxjerrim ate qe kemi brenda nesh, por frika se askush s'do na kuptoi na ben te zmbrapsemi, ndersa me nje te huaj nuk ndodh kjo gje.
Te huajt na kuptojne gjithmone.
  - Si quhesh ti? - me pyeti pasi heshtem per rreth dy minuta.
Une nuk dija c'ti thoja, mendova se asnje fjale qe do te thoja nuk do kishte vlere.
  - Ergi, quhem Ergi - pergjigjem duke i zgjatur doren.
  - Ergi Tipik emer hajduti. - tha ai duke qeshur dhe me shtrengoi doren me doren e tij te madhe dhe te ashper.
  - Me eshte bere ves qe i vogel, sidomos te vjedh rroba -  them duke kruajtur koken.
  - Ne moshen tende une shkoja ne are dhe punoja gjithe diten, ne vap, ne te ftoht. Duhet te punosh qe te jetosh Erg, te vjedhesh nuk te ndihmonl - thote ai duke me bere moral.
  - Atehere pse nuk punon me por vjedh? - e pyes.
  - Epo jam bere shume dembel Erg. - pergjigjet duke qeshur dhe me rreh kurrizin lehte me dore.
Nuk me besohej se po flisja me Ujkun, me ate qe te gjithe e shikonin si nje njeri te eger dhe te ftohte.
Ai ishte krejt e kunderta, ishte njeri shakator dhe i kuptueshem. Disa njerez i ben vete jeta kriminel, te keq, nuk behen nga deshira.
Ate dite mesova shume nga jeta e tij, me tregoi per ditet qe kishte qene ne burg, per vjedhjet qe kishte bere, per vajzen te cilen mishi i behej kokrra sa here e permendte.
Duhet te jete e tmerrshme te humbasesh dike qe do dhe per me teper te te mbes pesha e fajit ne mendje per gjithe jeten.

Nje dite me pas, kur isha ne shkolle ja tregova gjithcka Steles, e cila nuk me besoi qe ne heren e pare.
Ne nje moment, kur po shikoja Stelen qe rrinte e menduar ulur mbi bange, ne mendje me erdhen aq shume mendime plot me aventura dhe cmenduri, sa asnje regjizori filmash nuk do i shkonte ndonjehere mendja. Ajo me mbushte plot me fantazi dhe me nje deshire per te thyer rregulla dhe ligje.
Pikerisht ato kohe, kur njohem ujkun, ne te dy do ndryshonim jeten tone. Do benim nje kthese teper te forte, qe na beri ta duam njeri tjetrin edhe me shume....

StelaWhere stories live. Discover now