Pjesa 16

63 8 0
                                    

Gjithmone keshtu ndodhte, ajo buzeqeshte dhe me vidhte edhe mua nje te tille, sado i trishtuar te isha.
Ajo e dinte rrugen drejt lumturise time.
Dinte ta ngacmonte shpirtin aty ku e bente te qeshte, te mos vuante me.
Ishte pika ime e dobet ai njeri.

U futa ne uje dhe nisa te notoj drejt saj.
Uji ishte i ngrohte.
Kishte rrjedhe te lehte, por e ndjeje aq sa te levizte neper lekure.
- Do bejme nje loje tani - thote dhe ndalon se notuari.
- Cfare loje? - e pyes.
Ajo buzeqesh djallzisht. Sa here bente ate lloj buzeqeshje, dija se do bente ndonje nga ato te vetat.
- Une do zhytem dhe ti do me kapesh, mjafton sikur te me prekesh pak dhe pastaj do me japesh nje denim. Nese nuk me gjen per nje minute, do te jap une denim ty.
- Dakort - i them dhe vazhdojme lojen.
Ajo zhytet dhe une filloj te notoj ne ate drejtim, por asgje. Cdo 20 sekonda dilte, merrte fryme dhe zhytej serish.
Me vinte aq shume inat qe nuk po arrija dot ta kapja, sa i gjuaja ujit nga nervat.
- Humbe - me thote pasi doli nga uji.
- Me thuaj denimin - i them dhe po prisja ndonje gje te zakonshme.
- Hiqi mbathjet dhe hidhi te ikin me rrjedhen e ujit - me thote dhe po mundohej te mbante te qeshuren nga fytyra qe bera une.
- Asnjehere - ia kthej.
- Atehere nuk je burre, burrat e mbajne fjalen, cupelinat jo -me thote dhe beri duart kryq.
Mbathjet po iknin.
I ndoqa me sy deri kur u fundosen ne uje.
Ishte rradha ime te fshihesha ne uje.
Ishte fat qe nuk me gjeti brenda nje minuti.
Koha per hakmarrje.
- Zbertheji recipetat dhe leri te ikin me rrjedhen e ujit Stela - i them duke i bere me shenje se nga duhet t'i hidhte.
U ul ne uje deri tek qafa dhe hodhi sytjena.
Per fatin e saj te keq, arrita ta prekja tek kemba kur u zhyt dhe me vinte te qeshja kur shikoja fytyren e saj te nervozuar.
- He, c'duhet te bej tani? - me thote nderkohe qe rrinte deri ne fyt e mbuluar nga uji!
- Mbathjet Stela, leri t'i marre rrjedha e ujit - i them me ironi duke imituar zerin e saj.
- Vdeksh Erg, vdeksh - me thote duke bertitur dhe hodhi mbathjet.

Mbasi i kishim hequr te gjitha, na vinte turp te dilnim nga uji!
Ishte hera e pare qe kisha turp nga ajo dhe nuk e di pse, ndoshta na kishte vdekur ajo pafajsia qe kishim me pare.
Ajo kishte mbeshtetur disa here koke ne kraharorin tim te zhveshur. Edhe une e kisha ndjere butesine e gjoksit te saj disa here kur ajo me shtrengonte aty sa here qaja!
Por asnjehere nuk me kishte shkuar mendja per keq.
Ajo mori guximin te me kthente kurrizin dhe te ecte drejt bregut, i cili behej cdo here e me i ceket, duke nxjerr ne pah trupin e saj ne cdo hap qe bente.
Drita e henes, perplasej ne trupin e saj te lagur me bulza uji dhe e bente te vezullonte.
Beli saj i holleme ije te gjera dhe forma perfekte.
Kembet qe ngjain si shishe birre te ftohta!
U ul ne breg, duke mbuluar me uje pjesen e poshtme te barkut dhe kthehet nga une.
Fillova te notoja dhe ashtu shtrire u afrova tek ajo.
- Nuk ke turp nga une? - e pyes duke e shikuar ne sy.
- Pse duhet te kem turp? - me thote me zerin plot qetesi.
- Sepse i gjithe gjoksi yt eshte jashte - ia kthej.
Ajo buzeqesh duke nxerr nje pasthirrme.
- Edhe? Ti di cdo gje timen. Njeh cdo ane timen te erret. Cdo mekat. Ke shikuar erresiren brenda meje dhe cdo gje tjeter. Pse duhet te kem turp nga ty se kam gjoksin jashte? Kur ti njeh pjesen me intime timen - me thote dhe u shtri mbi guret e vegjel te bregut.
- Ti njeh shpirtin tim Erg, asnje mashkull s'do me shoh ndonjehere aq lakuriq sa c'me ke shikuar ti - shtoi nderkohe shikonte yjet.
- Ti je parajsa Stela - i them dhe vendosa koken ne barkun e saj, duke ngjeshur kraharorin mes kembeve te saj, te cilat ishin mbuluar nga uji!
- Mjaft the fraza qe lexon neper libra - me thote si me te qeshur.
- E di qe keto jane yjet e fund gushtit? Dhe jane me te qarte se cdo nata tjeter? - shtoi duke me pyetur, pastaj nisi te me perkedhelte floket.
Ktheva koken mga qielli dhe yjet ndriconin vertete shume dhe dukeshin aq paster sa te dukej sikur te ishin pastruar syte.
- Thone se njerzit shendrrohen ne yje kur vdesin. Diku atje lart gjendet edhe babi - them me ze te trishtuar.
- Jo Erg, jane legjenda, por degjo nje te vertete, cdo njeri i dashur per ne qe vdes, shendrrohet yll brenda universit te shpirtit tone - thote ajo, pastaj zbret duke me ledhatuar fytyren me gishtat e saj te bute.
Prekje e embel.
Ishte hera e pare qe ndihesha ne ate menyre kur ajo me perkedhelte fytyren.
Stomaku me dukej si nje kopsht me lule i cili qe mbushur plot me flutura...

StelaWhere stories live. Discover now