38

48 5 0
                                    

Ujku u fut ne jeten tone atehere kur ne sapo kishim filluar te merrnim nje rruge me legale se ajo e para pak viteve kur vetem vidhnim neper dyqane e shtepia.

Synimi i Steles ishte universiteti, ndikuar nga ajo edhe une mendoja te shkollohesha. Nuk isha kushedi ndonje nxenes shembullor ne gjimnaz, por e dija qe po te perkushtohesha do ja dilja.
Por gjithcka ndryshoi, pak nga ndikimi i ujkut, por me teper nga natyra jone e cmendur dhe mospranuese e monotonise dhe jetes me rregulla dhe llogari.
Ne nuk mund te jetonim gjithe kohes me plane, ishte e pamundur.
Na pelqemin me teper gjerat e bera spontanisht.
Me kujtohet kur po ecnim ne rruge ne qytet dhe ne nje moment ajo me shtrengon doren, ndalon dhe me shikon me ate menyren e saj te semure.
  - Me puth - me thote duke me shikuar egersisht.
E rrethova me krahe ne bel dhe e putha, por kaq nuk mjaftoi, sepse u mbeshtetem ne mur dhe gati sa nuk u zhveshem.
Por nuk ishte vetem kjo, kishte qindra ngjarje te tjera, si ajo kur u shtrim ne shinat e trenit dhe e shikonim trenin te vinte perballe nesh, pastaj ne momentin e fundit ndaheshim ajo ne njeren ane dhe une te tjetren duke shikuar njeri tjetrin nga poshte trenit.
Une e dija se ajo do me ndiqte ne cdo cmenduri dhe ajo e dinte se une do e ndiqja ate deri ne fund te botes.

Papritur, brenda nje viti ne ishim bere miqt me te mire te ujkut edhe pse ishim vetem dy adoleshent. Ndoshta ai shihte tek ne veten e tij kur ishte i ri, te njejtin zjarr dhe cmenduri brenda ne gjak dhe ne mendje. Kjo, me siguri e bente te na donte aq shume. Madje shpesh here na thoshte se nese ne te dy, une me Stelen ndaheshim nje dite, ai do na vriste te dyve. Kushedi, donte te shikonte lumturine qe do kishte pasur me ate qe kishte dashur dikur.

Matura po mbaronte.
Nuk ishim me aq te vegjel sa c'ishim dikur. Por ne mendje ishim akoma po njesoj per disa gjera.
Pas matures do vazhdonim universitetin ne qytetin tjeter. Duhet te ishim bashke, vetem keshtu mund t'ia dilnim mbane.
Te ndare ishim si dy gjysma, qe pa njera tjetren jane nje asgje e madhe.

Ishte e mart ate dite kur ujku na propozoi te benim dicka, nga e cila do fitonim te tre.
Stela kishte nevoje per para qe te fillonte shkollen, sepse gjendja ekonomike e familjes saj nuk e perballonte dot.
Une gjithashtu nuk doja qe te me paguante njerku asnje kacidhe dhe ishim pak a shume te detyruar te pranonim, madje e shikuam si nje mundesi te mire.
Objektivi ishte nje market i vogel, me nje karburant modest.
Me e bukura ishte se shitse ishte nje femer, e cila e mbante hapur deri naten vone.
Ujku tha se kishte informacione se ne arken e parave kishte edhe xhirot e 3 ditve me pare.
Detyra jone ishte vetem te mbanim makinen ndezur derisa ujku te merrte parat dhe te largoheshim me shpejtesi.
Stela me shikoi ne sy dhe kafshoi buzen duke shfaqur adrenalinen qe po ndjente. U pertypa dhe u perqendrova tek ajo qe po benim.
Ecem per pak minuta, me pas ujku fiku dritat e makines dhe une u ula ne timon.
Nderkohe qe ecte drejt marketit vuri nje maske ne koke, futi doren mbrapa xhaketes dhe nxorri nje pistolete.
Stela me shtrengoi doren me doren e saj te ftohte. Kishte frike. Une gjithashtu.
Ishte hera e pare qe benim nje vjedhje me arme, gje per te cilen do denoheshim nese kapeshim, sepse tashme te dy, edhe Stela edhe une kishim mbushur nga 18 vjec.
Brenda pak sekondash pash ujkun qe po vinte me vrap drejt makines.
  - Nisu - tha me gjysem zeri ai mbasi u fut ne makine.

U larguam me shpejtesi.
Ujku nxorri leket nga canta dhe ishin vertete shume.
E vetmja frike qe kisha ne ato momente ishte se mos na bente gje qe te mbante parate per vete.
Ndaluam poshte nje ure dhe ujku ndau parate ne menyre te barabarte.
Nuk mjaftonin.
Ishin pak per te shtyre nje vit dhe per te paguar universitetin.
Llogarite me dolen gabim. Mendova se vetem me aq gje do siguroja shkollen por jo, duheshin shume.
Kur u kthyem, ne rruge ishte policia, e cila kishte ndaluar ne marketin e grabitur.
  - Cka ndodhur? - pyes  oficerin mbasi uli xhamin.
  - Kane grabitur - tha oficeri dhe uli koken duke shikuar brenda nesh.
  - E shikoni femije? Ja c'ndodh kur rrini naten vone jashte, lloj lloj krimesh. Ka njerez aty jashte qe mund t'ju bejne keq sapo t'u jepet mundesia - thote Ujku duke u drejtuar nga ne.
  - Po ju zoteri nga ishit? - pyet polici duke drejtuar driten e elektrikut nga ne.
  - Kishim nje feste ditlindje nga vjerra, e ke parasysh si jane keto festat te njerzit e gruas, nuk durohem - thote ujku.
   - Kujt i thua - ja kthen polici duke shfryre, siduket i kishte ardhur ne maj te hundes nga njerzit e gruas.

U larguam nga aty fale menyres se folures se ujkut. Gjeja qe me pelqente me teper te ai ishte fakti se ishte teper i zgjuar, dinte te futej ne psikologjin e njerzve, t'i njihte ata si jane qe nga menyra si flasin dhe si sillen. Ishte teper i zgjuar per te qene kriminel ose jeta si kriminel e kishte bere te zgjuar.
U ndam ne lagjen prane shkolles.
Shoqerova Stelen deri ne shtepi dhe me pas u ktheva, por pa leket me vete, sepse pjesen time e futa fshehurazi ne canten e Steles, ajo ishte per shkolle, jo une, une e dija qe heret ose vone do perfundoja ne ate rruge qe kisha nisur....

StelaWhere stories live. Discover now