30

66 7 0
                                    

Pasi me vendosi duart mbi duart e mia qe e shtrengonin fort ne fytyre, me ngjesh buzet fort dhe me puth.
Me puthi ashtu sic nuk me kishte puthur ndonjehere, me gjithe shpirt.
  - Po ti e di se je dashuria ime - me thote mbasi shqitem buzet.
  - E di - ja kthej dhe pastaj e puth.
  - Po qe te perkas ty e di? - me thote duke me larguar buzet.
  - Po e di, je e imja, gjithmone ke qene dhe gjithmone do jesh.
  - Gjithmone e jotja Erg - ma kthen dhe me perqafon fort nderkohe po putheshim.

                         *****
Ishim ulur buze rruges, poshte nje shtepie te vjeter. Pak me larg ishte nje drite rruge qe here ndizej dhe here fikej. Pak me tutje shtrihej rruga e gjate...
Me pas ishin shtepiat me drita te fikura, te gjithe flinin gjume, pervec atyre qe dashuronin. Gjithmone ndodh keshtu, ata qe flene vone ose nuk i ze gjumi nga lumturia ose nga trishtimi.
Ajo ishte ulur ne prehrin tim, une mbi xhiboks.
Duart ja kisha vendosur anesh belit ndersa duart e saj me kishin rrethuar qafen.
Floket e gjate, me arome mente me kishin mbuluar fytyren dhe ishte aq i shijshem per mushkrite ajri kur perzihej me aromen e flokve te saj, sa as fushat e gjera e te gjata te mbushura me lule nuk ishin me dashurindjellse per shpirtin.
  - Erg.
  - Po?
  - Mban mend dikur qe te pyeta si eshte te puthesh me gjuhe? Dhe qe te thashe se eshte e shpifur? - me pyeti dhe pastaj qeshi ngjitur ne veshin tim.
  - Po me kujtohet.
  - Doja te thoja se eshte mrekulli kur puthemi bashke, nuk eshte e shpifur kur gjuha jote prek timen, me duket sikur me ngacmon dicka shpirtin sa here takohen bashke - me thote duke ulur zerin dhe duke peshperitur me veshin tim.
  - Te jep nje deshire per te shperthyer apo jo?
  - Eshte nje ndjenje qe kalon ne cmeduri... - thote nderkohe zeri i saj ne veshin tim po jepte efekte ansore.
  - Erg, Cpo ndodh ketu poshte ku jam ulur une? - me thote dhe plasi se qeshuri.
E kapa nga nofullat dhe fillova ta puth.
Kete here puthja ishte akoma me e rende dhe me e ndjeshme, aq sa ajo nxirrte ze sa here merrte fryme.
Puthja me gjuhe filloi te bente obeze ndjenjat, te cilat beheshin cdohere e me te medha ne cdo sekond qe kalonte.
Erresira bente punen e saj, na mbulonte dhe na jepte ndjesine e mbrojtjes nga syte e njerzve.
Qetesia kishte pushtuar gjithcka, ishim vetem ne te dy duke u puthur si kurre ndonjehere.
Ne nje moment, kur buza ime rreshqiti neper qafen e saj, ndoshta si padashur njera dore shtrengoi gjoksin e saj! Aq u desh qe bisha qe ndodhej brenda saj te zgjohej.
Nuk ishim me ne, nuk ishim vetvetja.
Dukej sikur trupat na i kishte pushtuar nje qenie tjeter, sepse ne vete ndodheshim ne nje tjeter univers, ndoshta mbi hapsire, mbi qiell te shtate.
Asgje me nuk ishte gabim.
Asgje nuk eshte gabim kur dashuria ka ngjyrosur tablot e jetes dhe ndjenjave.
Ishte hera e pare qe prekeshim ashtu ne ate menyre, plot epsh dhe pasion.
Por vetem kaq.
  - Ndonjehere kam frike Erg - me thote nderkohe qe me perkedhelte koken teksa e mbaja mbeshtetur ne barkun e saj te zhveshur.
Kemishes se saj i ishin arratisur kopsat kushedi se per ne c'destinacion.
  - Frike per cfare? - e pyes.
  - Se mos ndoshta nje dite do behemi dy te huaj, dy njerez qe u deshen dikur.
Nuk dua te jem nje kujtim Erg, eshte e tmerreshme te mbesesh nje kujtim.
  - Nuk e di cdo ndodh, jeta ka shume rruge, por di se une do te dua pergjithmone dhe se rruga ime eshte aty ku ecen edhe ti.
  - Po neqoftese do kisha nje tjeter me vone? -  me pyet duke levizur dhe me terheq koken serish ne barkun e saj.
  - Ti mund te kesh nje tjeter, por s'do jesh kurre e tij. - i pergjigjem duke e puthur te barku.
  - Ndersa une do e gatuaja ate tjetren qe do kishe ti dhe pastaj do e shoqeroja me vere te kuqe. - me thote duke shtrenguar dhembet plot inat
  - Ti je i imi qorr, te vras ne gjume po te kesh tjeter - shtoi duke me gjuajtur lehte ne koke.
  - Sado te iki me te tjera, une gjithmone do rikthehesha tek ty, sepse ti je shtepia ime, je ndjenja qe me perkedhel mrekullisht shpirtin - i them me zerin tim serioz.
- Leri romanticizmat, s'ka te tjera se ta pres pastaj - tha dhe qeshi, me pas me kapi faqet dhe me puthte.
Ajo ishte mrekullia.
Ishte dashuria e gjalle.
Nje copez parajse e mbetur mbi toke....

StelaWhere stories live. Discover now