25

63 6 4
                                    

E kisha pritur per ore te tera te vinte.
Prita te degjoja zerin e saj teksa me thonte se cdo gje do behet mire, te ndjeja doren e saj mbi sup dhe te mos ndihesha vetem.
E kisha pritur te pija me te gjysmen e shishes se veres dhe ajo vjen atehere kur vere s'ka me, atehere kur vetmia ka grryer shpirtin.
  - C'ben keshtu Erg - tha serish plot ngasherim.
Ra ne gjunj m'u ne hyrje te taraces, ne katraman e zeze e te vjeter!.
E shikoj qe nga brezi i fundit i betonit te pallatit, aty ku nje hap ndante jeten nga vdekja.
Pash poshte dhe me pas bera nje hap mbrapa.
Shkova te Stela duke u ulur prane saj, i ngrita koken lart dhe pash fytyren e saj te bukur qe i ishte mbuluar nga lotet.
  -Nga me gjete? - e pyes.
Ajo ngre syte lart, me shikon per pak sekonda pastaj me ngjeshet ne trup duke me perqafuar.
  - Isha te ulliri, isha edhe ne bregun e lumit, pastaj vrapova per ketu, e dija se do ishe ketu - me thote duke qare.
Pavarsisht gjithckaje, ajo ishte e vetmja qe me zbuste dhimbjen dhe shpirtin dhe kur ndjeva perqafimin e saj ndjeva edhe shpirtin te me mbushej.
  - Nuk kishe pse me kerkoje - i them ashper dhe ngrihem menjeher ne kembe, por vera me kishte rene aq keq ne koke sa u rrezova.
  - Nuk kam nevoje per meshire, ja dal mjaft mire vetem - shtova ashtu i shtrire.
  - Ti e di qe nuk eshte meshire, e di shume mire, thjesht u merzita dhe u xhidosa kur mora vesh per ty dhe Marian.
  - Mua dhe Marian?.
  - Po. Ju kishin pare qe po putheshit mbrapa shkolles ndaj mos e moho. - me thote Stela dhe mbeshtetet tek dera.
Ne ate moment m'u kujtua se disa dite me pare, Maria me ishte afruar me teper nga c'duhej.
  - Nuk jam puthur me Marian, gjithsesi beso te tjeret - i them i nervozuar dhe kapa shishen e perplasa fort.
Me vinte aq inat qe kishte filluar te degjonte te tjeret, nuk ishte me Stela qe ishte dikur, ishte zbutur se tepermi.

Gjendeshim ne cepin e taraces.
Stela ishte ulur prane meje.
Kembet na vareshin poshte dhe lekundeshin ngjitur me kembet e njeri-tjetrit.
Ishin zenkat tona te para per te tilla gjera. Ishim adoleshent dhe mendonim si te tille e vepronim po ashtu.
E dija qe nese do e kalonim ate faze te jetes se bashku, te gjithe jeten do e kalonim bashke. e dinte se cfare ishte per mua, e dinte se asnje Maria nuk do mund ta zevendesonte ate tek une.
Ndonjehere ne jete duhet t'i humbasesh gjerat qe t'u mesosh vleren dhe rendesine qe kane, ose te jesh ne prag te humbjes, qofte edhe te jetes. Ate nate kuptova shume gjera, qe jeta ime ka rendesi me teper se cdo gje ne bote.

Ne shtepi gjerat nuk do ishin kurre me si me pare.
Me nenen kisha dite qe flisja shkurt dhe prere, gje qe u be e zakonshme dhe e perditeshme.
Vetem kur mendoja se ne shtratin ku babi ka fjetur, ne anen e tij te krevatit do ishte dikush tjeter, me vinte te villja nga trishtimi.
Askush nuk mund te behet baba pervec atij qe ka qene, mund te ndryshosh te dashura e gra sa te duash, te zevendeso.sh fustane e pantallona, te ndryshosh model flokesh, madje te ndryshosh edhe fytyren, por asnjehere nuk ndryshon dot nenen dhe babain, as motren dhe as vellain.
Kishte nete qe qaja me ore te tera se me vinin ndermend kujtime, zeri i tij kur me bertiste ose kur me merrte me te mira.
Kishte monente qe urreja jeten, kete ligj te jetes qe ishte vendosur. Pse nuk mund t'i kemi pergjithmone disa njerez? Duhet te kete nje ligj i tille, qe mos t'i humbasesh kurre njerzit qe do shume.

Pavarsisht kundershtimve te mia, dikush tjeter do vinte ne jeten e nenes.
Dikush qe do urreja me gjithe qenien time.
Te gjithe mundoheshin te me bindnin se kjo ishte dicka normale, se jeta do vazhdonte dhe jeta nuk kalohet vetem. Dajat, Tezet, Gjyshja, te gjithe me moren vec dhe me folen duke u munduar te me tregonin normalen ne kete qe po ndodhte, por ne syte e mi kishte vetem anormalitet.
Edhe Stela me foli gjere e gjate, por cdo fjale, nga cdokush, nga njeri vesh me futej tek tjetri dilte pa bere asnje ndales ne mendje.
Per te gjithe ishte e lehte te benin filozofin dhe te jepnin mesime per jeten, por nuk e ndjenin, ata nuk e ndjenin ate qe ndjeja une dhe kurrsesi nuk mund te me kuptonin...

StelaWhere stories live. Discover now