35

59 5 1
                                    

Nje pulize e lehte ere na ledhatonte ate mengjes, ere e fresket, e cila fishkellente kur perplasej me floket e saj.
Nuk arrija te kuptoja se cfare ishte e bukur, ajo per shkakt te pyllit te arte te arrave, apo pylli i arrave dukej i bukur se ajo ishte aty, nje dilem qe u venit kur buzet e saj, te buta, mishtore, te lemuara, preken buzet e mia. Erresire. Me pas fishekzjarre ndjenjash qe mbushen qiellin e qenies time. Ajo erresire e zhgarravitur me ngjyra ndjenjash ishte me e bukur se cdo gje tjeter qe mund te shikojne syte, sepse gjerat qe shikohen brenda ne zemer, jane me te bukura se ato qe syte shikojne.
Dora ime rreshqiste mbi kofshet e saj te bardha e te buta. Ngrinte fustanin cdo centimeter e me lart. Dore qe shoqerohej nga dora e saj, me gishta te holle, e vogel. E kishte vendosur doren e saj mbi doren time dhe e shoqeronte kur ajo rreshqiste mbi trupin e saj.
Trupi saj ishte i lemuar, ashtu si c'eshte nje gur burimi, i cili eshte lare per shekuj nga uji i fresket dhe i paster.
Trupi saj ishte i imi.
Shpirti saj ishte i imi.
Ajo ishte e imja dhe une isha i saj dhe per kete gje ishim te vetedijshem te dy.
Mbi trupin e saj lash buzet e mia, ne cdo pjese te saj, sepse ajo ishte kudo e puthshme.
Disa gjera nuk mund t'i shpjegosh, thjesht i ndjen dhe kur mundohesh t'i shpjegosh apo t'i tregosh me fjale, te duket sikur te merret fryma, te duket sikur asnje fjale e thene nuk eshte e mjaftueshme per ta treguar dhe menyra e vetme qe mund te besh per ta treguar, eshte te nxjerresh shpirtin jashte, ta mbash ne duar dhe te thuash "Ja, shiko si jam ndjere". Une nuk e di si ta shpjegoj si ishte te puthje ate te gjithen dhe nuk do perpiqem ta shpjegoj sepse do me duhet pastaj te shkul shpirtin e ta tregoj.
"Te pyes dicka?" me tha teksa qendronte gjysem e zhveshur dhe e shtrire ne mes te gjetheve.
"Po" u pergjigja dhe ktheva koken nga ajo.
"Jemi zhveshur shume here, jemi puthur, jemi prekur, nuk kemi turp nga lakuriqsia e njeri tjetrit, por pse asnjehere nuk finalizojm?" me tha dhe ne nje moment mbeta pa fjale. E pash ne sy dhe pastaj buzeqesha.
"Sepse nuk kemi pse ngutemi! Nuk eshte se une mendoj te bej gjithcka me ty shpejt e shpejt se mos iken. Une besoj se ti do qendrosh gjate ne jeten time ndaj s'dua te nxitoj, dua te shijoj ngadale." I them duke i vendosur doren me faqe, ndersa ajo me shikonte gati e perlotur. "E ke parasysh veren? Je ulur prane zjarrit, jashte ben ftohte, ka rene bore dhe ti ke te gjithe naten perpara dhe pas asaj nate ke dimrin perpara, ndaj veren e pi ngadale, duke lexuar nje liber, apo duke shikuar deboren nga dritarja. E tille je dhe ti per mua, kam jeten perpara per te shijuar ty" shtova dhe syte e saj leshuan lot.
"Te urrej kaq shume Carl" me thote duke qeshur dhe fshin syte. "I gjen gjithmone fjalet e duhura per te mposhtur friken, paranojat, pamjaftueshmerine time. Di te me zbusesh ne sekond"
"Sepse te njoh mjaft mire dhe t'i lexoj mendimet ne cdo fjale qe thua." i them, me pas ndjeva te me perqafonte dhe nuk kishte ndjenje me te bukur sesa te perqafoheshe nga ajo, transmetonte nje ndjenje sikur po perjetoje nje mrekulli.
Ajo nuk e kuptonte se nuk ishte nje objekt seksi, nje femer me te cilen fle dhe me pas i kthen shpinen dhe fle gjume. Dashuria nuk eshte vetem shtrat. Te besh dashuri nuk do te thote te kenaqesh trupin, te shuash urine seksuale qe cdo njeri ka, te besh dashuri ndonjehere eshte te perqafohesh, te peshperiseshe me te, te ulesh diku dhe te bisedosh, te puthesh, te shtrengosh duart.
Dhe po, ajo ishte vajza, e cila une nuk doja vetem te shuaja urine dhe egon sekuale mashkullore, por edhe ate shpirterore.
Ajo ishte vajza te cilen do e prisja ore te tera te rregullonte floket dhe te dilnim ne mbremje edhe pse e kemi lene te dalim ne drek.
Ajo ishte vajza te ciles do i shkruaja nje poezi.
Ajo ishte vajza te cilen do e perqafoja gjithe jeten dhe nuk do lodhesha se ndjeri ate ndjenje.
Ajo ishte dashuria ime e pare.

L.C

StelaWhere stories live. Discover now