34

61 5 2
                                    

Edhe mbasi u fut ne dyqan, here pas here e kthente koken dhe me shikonte.
Ujku ishte tipiku i atyre motorristave, me xhibokse mershini, floke te gjate, mjekrosha, me veth, i vetmi ndryshim i ujkut me tipa te tille ishte se floket i mbante te shkurtra.
Ne vesh kishte nje veth me nje patko kali te vogel floriri.
Disa dhembe i mungonin, ndersa dy i kishte metali.
Ktheva koken dhe po mundohesha mos e shikoja edhe pse me grryente kureshtja perbrenda nese po me shikonte me apo jo.
- He more picirruk, do te vjedhesh ndonje gje - me thote mbasi me gjuajti leht ne koke, pastaj u ul te shkalla dhe hapi nje kanace birre, e cila shpertheu ne shkume.
- Jo - i them duke e shperfillur.
- Po pres dike - shtova dhe pash Stelen qe po dukej ne fund te rruges.
- Mendova mos doje te vidhje ndonje gje se po shikoje si shume andej ketej - me tha dhe piu gati gjysmen e birres me nje te kthyer. Fshiu mjekren nga birra qe i rrodhi dhe u ngrit ne kembe.
- Megjithse ke fytyre hajduti - shtoi duke me shkelur syrin.
Stela ndaloi sapo pa ujkun qe ishte afer meje. Me pas, duke shikuar si e cuditur filloi te ecte ngadale drejt nesh.
- E ke gabim - ia kthej dhe ngrihem ne kembe duke ecur drejt Steles.
- Te thashe qe je hajdut mor qen bir qeni - tha ai dhe ndalova perballe Steles, e cila ishte vetem nje meter larg meje.
- Cpo ndodh - me pyet e friksuar.
- Ja ke vjedhur zemren asaj vajzes se shkret - tha ai dhe filloi te qeshte e pastaj te pinte serish birre e me pas te kollitej se desh u mbyt.
Dukej qe kishte pire disa gota qe ne pik te mengjesit, goja i shkonte shtrember dhe fjalet i dilnin si te shtrembuara ne tinguj.

*****
Gjethet e arrave kishin filluar te binin.
Kur shkelnim mbi to degjoheshin ato kercitjet e gjetheve te thata. Per shkak se ishin te rralla, Stela vraponte perpara dhe une pas saj duke shkelur gjethe ne rruge. Ate dite, ndryshe nga heret e tjera, nuk kishte veshur xhinsa e as pantallona mershini te holla, por nje fustan ngjyre te bardhe, te qendisur me lule.
Floket i kishte lene te lira mbi supe, t'i hidheshin nga ata donin, njehere majtas e njehere djathtas. Ato floke ngjanin si dallget, jo vetem si figure, por edhe si volum.
  - Ej Erg, po me kape fiton nje puthje - me thote duke kthyer koken mbrapa dhe me pas filloi te vraponte me shpejt.
E ndoqa deri kur u lodh, me pas fshihej neper peme dhe qeshte, qeshte aq shume dhe aq bukur sa dukej sikur nxirrte shpirtin jashte.
E ndoqa serish deri kur u rrezua.
Ju ula ne bark dhe e kapa nga duart duke ja ngritur lart.
  - Me ler Erg se u vrava -0thote duke shtrembruar fytyren ne nje menyre sikur ndjente dhimbje.
  -0Nuk ma hedh dot mua - i them duke e puthur. E dija qe bente kot sikur ishte vrare, e njihja edhe kur genjente ate njeri, qe ne sy, qe ne menyren si kordat e zerit ja dridhnin zerin.
Gjate puthjes, ne ndjenja te cmendura e siper, dora, ashtu sikur dikush tjeter e mori ne kontroll, shkoi ne kofshet e saj te zbuluara, me pas pak me lart, e pastaj me lart.
Frymarrja e saj ishte me e shpeshte se kurre ndonjehere, dilte me ze e futej ne mushkri me sasi te madhe.
  - Te dua Erg - thote ajo gati ne te qare.
  - Te dua kaq shu...
E putha duke ja lene fjalen ne mes dhe ashtu duke e puthur, ne cdo pauz puthje e frymarrje i thoja se e doja.
Une e doja vertete shume ate femer, e doja aq sa askush nuk ka dashur ndonjehere dike....

StelaWhere stories live. Discover now